Lidhu me ne

Temporal

Spiunazh turk në Gjermani

38169023_303
NGA DEUTSCHE WELLE

Shërbimet sekrete dhe shoqatat turke spiunojnë dhe u bëjnë presion qytetarëve, që konsiderohen korrekt në Gjermani. Kësaj duhet t’i jepet fund dhe shteti gjerman duhet të reagojë prerazi, mendon Fabian von der Mark.
Nëse gjithçka do të bëhej sipas përfytyrimeve të presidentit turk Erdogan, atëherë Gjermania do të lipsej që të vepronte në këtë mënyrë: Shefi i BND-së (Shërbimi Federal Informativ) duhej të kishte marrë një listë prej homologut të tij turk. E në bazë të saj do të duhej që shërbimet gjermane të përndiqnin e ndëshkonin 300 nënshtetas turq – kuptohet në bashkëpunim të ngushtë me mandatuesit turq.
Simpatizanët e Gülen-it nuk konsiderohen këtu si terroristë
Vetëm se: Akuza, që njerëzit kanë mbështetur lëvizjen e predikuesit Fethullah Gülen, nuk ekziston në Gjermani. Lëvizja e Gülenit në Gjermani si dhe në mbarë BE-në nuk klasifikohet si shoqatë terroriste. Ndoshta turqve nuk u pëlqen kjo, por autoritetet gjermane pas një verifikimi kanë arritur në konkluzionin se simpatizantët e Gülenit nuk paraqesin rrezik.
Problemi i dytë: Mënyra se si shërbimi i brendshëm sekret i Turqisë MIT (Millî İstihbarat Teşkilâtı) i ka marrë ifnormacionet, përbën shkelje të të drejtave themelore të njerëzve, që jetojnë në Gjermani – pavarësisht se çfarë nënshtetësie ata kanë. Spiunët turq, që përgjojnë me aparate fotografike, i përkasin kategorisë së dytë të filmave me agjentë, por ata nuk kanë vend në rrugët e Gjermanisë.
Gjermania tani për fat ka bërë të kundërtën e asaj, që pret Ankaraja: ajo i ka paralajmëruar qytetarët turq, se janë në shënjestër prej atdheut të tyre. Kjo është më e pakta, që mund të bënte spontanisht shteti gjerman. Njëkohësisht Gjermania duhet t’i kundërvihet me të gjithë forcën krijimit të një sistemi spiunësh në Gjermani, siç e dëshiron presidenti Erdogan. E me këtë nuk bëhet fjalë vetëm për aktivitetet e shërbimit zyrtar sekret turk MIT.
A mundet Ditib të jetë edhe një partner shtetëror?
Nëse shoqata e xhamive Ditib keqpërdoret, për të mbledhur informacione mbi simpatizantët e Gülenit nën mandatin e autoritetit turk të religjonit Diyanet, atëherë shteti duhet të veprojë. Nëse vërtetohet, që nën mantelin e Ditib kryhet spiunazh për Erdoganin, atëherë unioni turko-islamik nuk mund të jetë partner bisedimesh për autoritete gjermane, por duhet të shpërbëhet.
Turqia duhet ta kuptojë: Nëse një gazetar gjerman mbahet në burg pa proces gjyqësor, kjo është e padrejtë. Nëse Turqia spiunon qytetarët, që sipas së drejtës gjermane janë të pafajshëm, kjo është e padrejtë. Nëse Turqia kërkon ekstradimin e të pandehurve si terroristë pa dëshmi mbi aktivitetin e tyre terrorist, kjo është e padrejtë. Një vend, që është anëtar në NATO, do të hyjë në BE dhe do të mbajë marrëdhënie funksionuese me Gjermaninë, nuk duhet të përçajë, të shpifë dhe ç’është më e rëndësishmja: duhet të pranojë shtetin ligjor./DW/

(BalkanWeb)
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar10 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar10 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet10 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix10 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore11 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook