Lidhu me ne

Kryesore

Horoskopi Prill 2017 ( Horoskop pozitiv )

Dashi

Horoskopi për muajin Prill 2017

dashi

Projektet tuaja gjatë dy muajve të fundit kanë qenë të suksesshme, edhe pse ju dëshironi diçka më shumë. Mendojini mirë hapat që do të hidhni në të ardhmen, sepse nëse jeni duke punuar në një kompani private, do të hasni disa vështirësi. Java më e favorshme e muajit për ata që duan të planifikojnë provimet e shkollës apo intervistat e punës është 24-30 prilli. Sa për marrëdhëniet sentimentale, të sapo krijuarat do të lulëzojnë, ndërsa të martuarit do të përballen me probleme që në shumë raste kanë të bëjnë me tradhti brenda çiftit. Nëse një lidhje nuk shkon, ju sugjerojmë që t’i jepni fund dhe të mos vuani më shumë. Datat 15 dhe 16 janë më të favorshmet për ndjenjat. Do të ndiheni paksa në ankth në lidhje me paratë që duket se nuk po ju mjaftojnë. Në datën 24 dhe 25 do të vuani për largimin e një personi të afërt dhe kjo do të lërë pasoja edhe në shëndetin tuaj. Mos harroni, çdo e keqe e ka një të mirë mbrapa!

Binjaket

Horoskopi për muajin Prill 2017

binjaket

Të gjithë ata që kohët e fundit kanë pasur probleme me gjyqe apo çështje ligjore, më në fund do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Shfrytëzoni sa më shumë datat 10, 11, 20 dhe 21. Ky nuk do të jetë ndonjë muaj i jashtëzakonshëm për financat tuaja, edhe pse kohët e fundit keni filluar të shpenzoni shumë. Gjithsesi, mos u ndieni në faj. Në fund të muajit do të merrni një lajm të mirë për një bashkëpunim që do të jetë shumë frytdhënës. Ndërsa në dashuri nuk do të njihni asnjë cak. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë pasur probleme, tanimë duhet t’i kenë zgjidhur. Beqarët nuk duhet të dorëzohen, përkundrazi! Pranvera do të jetë shumë e bukur për të dashuruarit, sepse edhe pasioni brenda jush do të zgjohet. Bëni kujdes ditët e fundit të muajit, sepse do të jeni paksa nervozë. Mos rrezikoni të bëni gjëra të pamenduara në datat 28 dhe 30. Ditët tuaja nuk janë asnjëherë të zbrazëta.

Bricjapi

 

Horoskopi për muajin Prill 2017

bricjapi

Ky do të jetë një muaj armëpushimi, që do të thotë se do t’i merrni gjërat shtruar për të kuptuar se çfarë po ndodh me jetën tuaj, se çfarë dëshironi të bëni në të ardhmen. Është e nevojshme të bëni disa ndryshime të vogla në aspektin profesional. Keni në mendje një projekt të ri, i cili do të vonojë paksa, por gjithçka do të zgjidhet para fundit të vitit. Ata që duan të blejnë një pronë, bëjnë mirë të veprojnë në verë ose më mirë akoma në vjeshtë. Ditët më të mira në aspektin profesional do të jenë datat 25 dhe 28. Gjithsesi, nuk është ende momenti të shtrini këmbët jashtë jorganit. Marrëdhëniet sentimentale do të jenë disi të tensionuara, sidomos në datat 3, 4 dhe 17. Ata që kanë pasur një marrëdhënie të vështirë bëjnë mirë të lënë gjithçka pas krahëve. Jeta në çift e ka humbur atë harmoninë e dikurshme, sepse nuk po gjeni më kohë për njëri-tjetrin. Të lindurit në shenjën e Bricjapit e humbasin toruan kur i ngacmojnë vazhdimisht. Dielli do të futet në shenjën tuaj dhe datat më të favorshme për të nisur një terapi janë 26 dhe 27. Duket se do të ktheheni në formë të mirë fizike vetëm në vjeshtë. Përpiquni të ruani qetësinë dhe të merreni me sport

Peshqit

Horoskopi për muajin Prill 2017

peshqit

Njëzet ditët e para të muajit do të jenë më të mirat. Pra, nëse keni ndonjë projekt të ri apo ide të reja, bëni mirë të hidhni një hap të sigurt. Më datë 12 do t’ju jepet një mundësi e madhe. Shfrytëzojeni! Ndërsa ata që duan të bëjnë karrierë, duhet të presin deri në vjeshtë. Do të vuani nga kriza të kota paniku vetëm e vetëm që të keni një paraqitje sa më të mirë profesionale. Bëni kujdes tri ditët e fundit të muajit. Mos harroni që vitin e kaluar situata në punën tuaj ka qenë më e rëndë, po ashtu edhe në aspektin ekonomik. Mos bëni të njëjtat gabime të së kaluarës nëse doni që gjithçka të shkojë më mirë. Viti 2017 do të jetë shumë intensiv në fushën e ndjenjave për të lindurit në shenjën e Peshqve. Edhe ata që janë treguar të vendosur për të mos u lidhur, duket se kanë gjetur personin e duhur. Kjo është periudha më interesante për të gjithë ata që kanë vendosur të bëjnë fëmijë apo të blejnë një shtëpi të re. Datat 15 dhe 16 janë më të favorshmet në aspektin sentimental. Muaji prill nuk do t’ju sjellë probleme shëndetësore, të paktën deri më datë 21, kohë kur do të filloni të ndieni lodhjen. Mos harroni se të lindurit në shenjën e Peshqve vuajnë gjithmonë nga problemet me këmbët. Tregoni kujdes dhe mos u stërmundoni, sidomos tri ditët e fundit të muajit.

Ujori

Horoskopi për muajin Prill 2017

ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit që kanë aktivitete private duhet të bëjnë çmos për të shmangur shpenzimet e tepërta. Ditët më problematike do të jetë datat 12, 13 dhe 20. Do të përballeni me probleme financiare, por mos u shqetësoni, sepse keni gjithmonë Jupiterin që ju mbështet. Nëse doni të blini një pronë apo të investoni diku, matni gjithçka me kutin tuaj. Kujdes! Gjatë dy javëve të para të prillit rrezikoni të bëni një gabim profesional për të cilin do të ndëshkoheni, edhe pse në të vërtetë nuk është faji juaj. Rrini të qetë, keni shumë kohë përpara për të rikuperuar gjithçka. Muaji prill nuk do të jetë i vështirë në aspektin sentimental, e megjithatë do të debatoni me partnerët në lidhje me paratë. Mos lejoni që problemet në punë të bëhen arsye edhe për zënkat në çift. Ky nuk është momenti i duhur për të gabuar, sepse për disa arsye që për ju mund të jenë banale, partnerët mund t’ju tradhtojnë. Data 21 do të jetë më e tensionuara. Fundi i muajit do të jetë shumë i lodhshëm për të gjithë pas debateve të shumta. Si pasojë e të gjitha gjërave që thamë më lart, do të ndiheni të stresuar. Ju kanë shteruar të gjitha energjitë. Do ta keni të vështirë të përballeni me emocionet tuaja, pasi çdo problem, sado i vogël, do t’ju duket i madh. Stomaku duket se është pika juaj e dobët. Bëni çmos të ushqeheni sa më mirë.

Shigjetari

Horoskopi për muajin Prill 2017

 

shigjetari

Muaji prill nuk do të jetë i vështirë, gjithsesi, në vazhdën e tre muajve të parë do të përballeni me problemet e zakonshme. Jupiteri do t’ju mbështetë për çdo projekt të ri apo nismë që keni vendosur të ndërmerrni. Ju e keni suksesin të garantuar, edhe pse ai do të vonojë disi. Përpiquni të ruani qetësinë edhe me ata që nuk kanë të drejtë. Prilli do të shënjojë njëfarë largësie mes jush dhe partnerëve, por çiftet e konsoliduara do ta kenë të lehtë ta kalojnë këtë provë. Gjërat do të jenë më të ndërlikuara për ata që sapo janë lidhur. Shumë prej jush do të mendojnë se gjenden në vendin e gabuar me personin e gabuar. Mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Ndiheni shumë konfuzë në fushën e ndjenjave. Në datat 14 dhe 16 do të debatoni për arsye banale, aq sa do të ndieni dëshirën për t’u dhënë fund disa gjërave. Kjo është një periudhë shumë e mirë për rikuperimin psikofizik. Jeni duke menduar që të ndryshoni paraqitjen tuaj, të bëheni më modernë dhe të dukeni më të rinj. Nëse ndiheni më të bukur para pasqyrës, rrjedhimisht jeni edhe më energjikë dhe ndiheni më mirë. Ky është një moment shumë i suksesshëm për ata që merren me sport.

Demi

Horoskopi për muajin Prill 2017
demi

Muaji i prillit do të nisë më së miri për të lindurit në shenjën e Demit, sepse Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj. Më datë 19 do të guxoni të hidhni një hap që e keni menduar prej kohësh në karrierën tuaj profesionale. Muajt prill dhe maj janë gjithmonë të favorshëm për ju, ndaj shfrytëzojini në maksimum zgjedhjet që ju jepen gjatë kësaj periudhe. Për të gjitha çiftet e martuara që duan të bëhen me fëmijë, ky është momenti i duhur. Ndërsa të divorcuarit nuk duhet të mendojnë më për të shkuarën. Të lindurit në shenjën e Demit karakterizohen nga liritë që kërkojnë si në punë, por edhe brenda familjes së tyre. Do të tregoheni shumë bujarë me fëmijët tuaj. Në datat 5 dhe 12 do të ndiheni disi të tensionuar, sepse Mërkuri dhe Marsi do të përplasen në shenjën tuaj. Dita më e përshtatshme për të nisur palestrën apo ndonjë terapi qetësuese është data 27.

Gaforrja

Horoskopi për muajin Prill 2017

gaforrja

Me sa duket, viti 2017 nuk ka nisur aspak mirë për të lindurit në shenjën e Gaforres, sidomos në aspektin profesional. Bëni mirë të prisni gjashtëmujorin e dytë për ndonjë gjë të re. Studentët e kanë paksa të vështirë të përqendrohen te shkolla gjatë kësaj periudhe. Të lindurit në këtë shenjë janë njerëz që i besojnë shumë instinktit, por bëni kujdes në datat 10 dhe 25. Mos u frikësoni, gjithçka do të marrë fund me ardhjen e stinës së verës. Ju jetoni me kujtimet e së shkuarës, ndaj nuk ndiheni mirë me lidhjet e reja. Ata prej jush që kanë dy lidhje njëherazi ndihen vërtet të lodhur dhe duhet të marrin një vendim përfundimtar. Lidhjet e reja janë të përkohshme e ndoshta është më mirë kështu, sepse asgjë serioze nuk parashikohet. Forma juaj fizike është e shkëlqyer, e megjithatë në datën 10 do të ndiheni paksa të tensionuar dhe nervozë. Përpiquni ta mposhtni ankthin dhe përfitoni nga pranvera për të bërë disa shëtitje në diell, sepse ju bëjnë mirë për trupin dhe për mendjen.

Luani

 

Horoskopi për muajin Prill 2017

luani

Ky është një vit shumë intensiv për të lindurit në shenjën e Luanit. Me ardhjen e pranverës do ta keni më të lehtë të mbështeteni në optimizmin dhe profesionalizmin tuaj. Ditët e fundit të muajit do të jenë më të favorshmet. Punonjësit e pavarur do të kenë shumë sukses. Edhe pse të lindurit e shenjës së Luanit e adhurojnë debatin, në këtë periudhë zënkat sentimentale ngjasojnë më shumë me dyluftimet e kalorësve, në të cilat ka fitues, por edhe fitimtarë. Ky do të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet sentimentale, por edhe për miqësitë. Do të zini miq të rinj, me të cilët do të kaloni shumë kohë. Miqësi që ndoshta më vonë do të shndërrohen në dashuri të përjetshme. Dita më e veçantë do të jetë data 20. Këto janë ditë të bukura për t’u kujdesur për veten. Edhe pse më datë 10 dhe 16 do të ndiheni disi të lodhur, do ta merrni veten shumë shpejt. Dhimbja e shpinës është ajo që ju shqetëson më shumë, por ju jeni në gjendje ta gjeni menjëherë terapinë e duhur.

Virgjëresha

Horoskopi për muajin Prill 2017

virgjeresha

Nëse këta muajt e fundit nuk keni arritur t’u bëni ballë sfidave profesionale, mos u mërzitni, pasi dyer të reja do të hapen për ju. Edhe ata që janë aventurierë, dhe ju të lindurit në këtë shenjë jeni të tillë, prapëseprapë keni nevojë për siguri në karrierën tuaj. Datat 7 dhe 17 do të jenë shumë të rëndësishme dhe pozitive. Do t’ju ndihmojnë bashkëpunëtorë të jashtëm. Kjo është një fazë pendesash në fushën e ndjenjave. Nuk i keni harruar ende lidhjet e së shkuarës. Çiftet me një marrëdhënie të konsoliduar nuk do të kenë probleme. Gjatë muajit prill do të krijohen çifte me marrëdhënie intriguese, shumë intensive, por edhe platonike. Kjo është një periudhë shumë e mirë për femrat që duan të bëhen me fëmijë. Ndërsa ata që mendojnë për martesën bëjnë mirë ta caktojnë datën sa më shpejt. Gjatë kësaj periudhe do të keni nevojë për qetësi dhe harmoni. Shumë prej jush janë të stërmunduar në punë duke u përqendruar në situatën ekonomike. Më datë 15 do të ndiheni shumë nervozë. Kujdesuni më mirë për ritmin me të cilin e jetoni jetën.

Virgjëresha

Horoskopi për muajin Prill 2017

virgjeresha

Nëse këta muajt e fundit nuk keni arritur t’u bëni ballë sfidave profesionale, mos u mërzitni, pasi dyer të reja do të hapen për ju. Edhe ata që janë aventurierë, dhe ju të lindurit në këtë shenjë jeni të tillë, prapëseprapë keni nevojë për siguri në karrierën tuaj. Datat 7 dhe 17 do të jenë shumë të rëndësishme dhe pozitive. Do t’ju ndihmojnë bashkëpunëtorë të jashtëm. Kjo është një fazë pendesash në fushën e ndjenjave. Nuk i keni harruar ende lidhjet e së shkuarës. Çiftet me një marrëdhënie të konsoliduar nuk do të kenë probleme. Gjatë muajit prill do të krijohen çifte me marrëdhënie intriguese, shumë intensive, por edhe platonike. Kjo është një periudhë shumë e mirë për femrat që duan të bëhen me fëmijë. Ndërsa ata që mendojnë për martesën bëjnë mirë ta caktojnë datën sa më shpejt. Gjatë kësaj periudhe do të keni nevojë për qetësi dhe harmoni. Shumë prej jush janë të stërmunduar në punë duke u përqendruar në situatën ekonomike. Më datë 15 do të ndiheni shumë nervozë. Kujdesuni më mirë për ritmin me të cilin e jetoni jetën.

Peshorja

Horoskopi për muajin Prill 2017

peshorja

Yjet do t’jua favorizojnë shumë idetë tuaja të reja, sidomos më datë 21 prill, ditë në të cilën Marsi do të kalojë në shenjën tuaj. Planeti i Kuq duket se do të jetë magjik për ju dhe ndikimi i tij do të vazhdojë edhe gjatë muajit maj. Gjithçka që po mbillni tani, do ta korrni gjatë verës. Ju bëni zgjedhjet e duhura dhe do të shpërbleheni sa më mirë. Ditët më interesante të muajit në aspektin profesional do të jenë datat 20 dhe 29. Pas tre muajve relativisht të vështirë në fushën e ndjenjave, gjatë prillit do të jeni më të sigurt. Lidhjet e dyzuara do të marrin fund dhe ju nuk do të ndiheni aspak në faj. Çiftet që kanë lidhje të gjata në kohë do të vihen në provë. Nëse takoni një person që ju pëlqen, bëni mirë të prisni deri në maj për të hedhur një hap më të sigurt. Fillimi i verës do të jetë vendimtar për ju. Është e padiskutueshme se këtë muaj do të ndiheni më në formë se në mars. Keni kohë që bëni një jetë monotone dhe ndoshta ka ardhur momenti të bëni diçka më ekstreme apo të rrezikshme.

Akrepi

Horoskopi për muajin Prill 2017
akrepi
Ndoshta mendoni se keni bërë disa zgjedhje të gabuara gjatë muajit prill apo se keni bërë gabim që keni pranuar një detyrë të re, por mos lini t’ju pushtojë pesimizmi. Do të përpiqeni të bëni diçka të re, por dikush ju vë shkopinjtë nën rrota. Ky s’është momenti i duhur për të ndërruar vendin e punës. Kontrolloni gjithmonë pagesat që lidhen me çështje ekonomike apo ligjore. Dy javët e para të prillit do të ndiheni nën presion në marrëdhënien tuaj sentimentale. Arsyeja mund të jetë se problemet e punës i përcillni edhe në familje. Do të diskutoni me partnerin/en për çështje nga më banalet, por rëndësi ka që disa gjëra të sqarohen njëherë e mirë. Data 27 do të jetë e vështirë për marrëdhëniet në çift. Tensioni mes jush do të jetë i madh, përpiquni ta mbani nën kontroll. Prilli s’do të jetë aspak i favorshëm edhe në aspektin shëndetësor. Do të ndiheni të stresuar. Do të jeni të detyruar të luftoni kundër diçkaje apo dikujt. Rëndësi ka që në fund do të fitoni, edhe pse duke vuajtur shumë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix19 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix19 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook