Lidhu me ne

Kryesore

Kur celulari ka nën kontroll jetën tuaj  

 
A e vendosni celularin tuaj ngjitur me pjatën edhe kur jeni duke ngrënë? A e kontrolloni atë çdo 10 sekonda? A ju zë paniku kur atij është duke i rënë bateria dhe ju nuk keni karikues me vete?
Nëse i jeni përgjigjur me po, pyetjeve të mësipërme, shancet që celulari të marrë nën kontroll jetën tuaj janë shumë të mëdha.
Më poshtë do të njiheni me 7 prej simptomave më të njohura të kësaj sëmundjeje dhe disa ide brilante për t’u shëruar prej saj.
Ju flini me të
Sigurisht që justifikimi i parë se përse ju nuk e ndani celularin nga vetja edhe kur shkoni të flini është sepse ju duhet të vendosni alramin për t’u zgjuar të nesërmen dhe meqë e keni aty filloni të lundroni në faqe të ndryshme interneti, pa e kuptuar sesi kalon koha.
Provoni ta fikni fare.
Nuk ka asgjë të keqe nëse ju e mbani celularin tuaj në komedinën pranë shtratit, por vetëm nëse ai është i fikur. Opsionet e shumta teknologjike ju lejojnë që ju të vendosni alarmin për nesër edhe nëse ai është i fikur, duke mos duke ndenjur kështu 3 orë në facebook.
Është gjëja e parë që kontrolloni sa hapni sytë në mëngjes
A e kontrolloni telefonin edhe pa u zgjuar akoma mirë në mëngjes? A i kontrolloni e-mailet tuaja pa nisur akoma ditën tuaj të punës? A jeni ndeshur shpeshherë me e-maile që jua kanë prishur ditën pa filluar mirë akoma? Nëse kjo ju tingëllon e njohur atëherë mbase duhet ta mendoni serizisht që ta filloni ditën tuaj në një tjetër mënyrë.
BreakFree është një aplikacion që tregon sesa kohë keni harxhuar duke u marrë me celularin tuaj për ta mbajtur atë sa më në kontroll. Ky aplikacion ju lejon të skeduloni orën tuaj të zgjimit pa qenë e nevojshme të keni internet. Pa internet celulari bëhet pothuajse i papërdorshëm dhe rrjedhimisht edhe koha që ju do të harxhoni duke u marrë me të do të jetë më e pakët.
Ai është me ju kudo
Nëse ju e merrni celularin tuaj me vete kudo, madje edhe në tualet duhet të beni shumë kujdes sepse një gjë e tillë tregon që ju jeni të varuar nga celuluari dhe nuk mund të bëni hapin më të vogël pa të, prandaj ju duhet të filloni të shëputeni dalëngadalë prej tij deri sa të arrini në pikën që ta përdorni vetëm për të bërë telefonata.
Jeni vazhdimisht duke e karikuar
Ju jeni gjithmonë duke e karikuar celuarin tuaj sepse shpreheni se bateria harxhohet shumë shpejt. Kjo është një prej shenjave më evidente që ju shpenzoni shumë kohë me celularin tuaj. Edhe pse ju mund të justifikoheni se e përdorni atë për të kontrolluar e-mailet tuaja, ju fare mirë mund t’i kontrolloni ato në kompjuterin tuaj dhe ta lini edhe celularin tuaj të bëjë pak pushim.
Ju merrni vazhdimisht njoftime nga aplikacionet tuaja
Celulari juaj asnjëherë nuk pushon. E-maile të reja, mesazhe të reja, njoftime në facebook-un tuaj, etj. Shpeshherë ju e gjeni vetën duke mos ditur se cilin prej aplikacioneve në celularin tuaj të hapni të parin. Në këtë rast këshillohet që ju të mbani vetëm ato aplikacione të cilat i keni më shumë të domosdoshme.
Ju duket sikur celulari juaj bie vazhdimisht
Të gjithëve na ka ndodhur që të na duket sikur po na bie celulari edhe kur ai nuk është duke rënë. Por nëse një gjë e tillë ndodh shumë shpesh brenda një dite, atëherë ju duhet të shqetësoheni seriozisht për këtë gjë. Edhe në këtë rast këshillohet që të hiqni të gjitha aplikacionet që i mbani kot t’i hiqni dhe të shpëtoni sa më parë.
Numëroni numrin e “like-ve” në facebook
Mos e merrni si ofezë. Pasi postoni një foto të re në facebook apo në ndonjë rrjet tjetër social ju rrini me sytë vetëm në ekranin e celularit tuaj. Rrini dhe numëroni numrin e pëlqimeve që keni marrë në çdo sekondë që kalon duke e kthyer një foto të thjeshtë në një stres që mund t’ia kursenit vetes, pa folur në këtë pikë për kohën që shpenzoni vetëm me celuarin tuaj dhe me asgjë tjetër.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix16 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix16 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix16 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix16 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix16 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix16 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix16 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar16 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook