Lidhu me ne

Temporal

A mundet Blushi dhe Bojaxhi të zëvendësojnë PD-në?

A mundet Blushi dhe Bojaxhi të zëvendësojnë PD-në?

Tema politike e ditës është: sa e drejtë, e mundur apo demokratike është që Partia Socialiste të organizojë dhe zhvillojë e vetme zgjedhjet pa pjesmarrjen e Partisë Demokratike, e cila prej muajsh shprehet se nuk do të marrë pjesë në to nëse nuk plotësohet kërkesa për një qeveri teknike si e vemtja mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Por politika shqiptare është skena e dinakëve dhe klasa politike shqiptare në vend që të shqetësohet për rëndësinë politike dhe pasojat e gjendjes në të cilën një pjesë e madhe e popullsisë do të humbiste përfaqësimin e saj në Kuvend, ajo ka filluar të bëjë llogari oportunistike deri në kufijtë e të pallogjikshmes.
Shumë figura publike të Partisë Socialiste pohojnë me zë të lartë se ajo mund të hyjë e vetme në zgjedhje dhe të fitojë. Vetë Kryeministri është mbrojtësi më i madh i kësaj teze, të hedhur në Asamblenë Kombëtare të PS-së dhe të përsëritur shpesh nga njerëzit më të afërt të tij edhe pasi Meta kishte sqaruar publikisht se LSI nuk do të merrte pjesë në zgjedhje pa opozitën.
Pas këtij qëndrimi të Metës, Rama i ka rritur dozat duke thënë se opozita mund të zëvendësohet nga parti të tjera, që do të mund të merrnin votat dhe të kryenin të njëjtin funksion në Kuvend.
Kjo është një qasje funksionare matematikore e cila shpreh konceptin e përfaqësisë politike dhe të demokracinë parlamentare që mishëron Kryeministri shqiptar: opozita është për përcaktim gjithmonë kundër, dhe në Kuvend humbet gjithmonë ngaqë është pakicë, prandaj nuk i hynë në punë askujt, veçse për ravijëzuar një diskutim të cilit i dihet fundi.
Ky koncept është koherent me qasjen “erdoganistike” të përqafuar deri më tani nga Rama, por duket i patolerueshëm nga këndvështrimi i demokracive evropiane.
Dy partitë, Libra e Ben Blushit dhe Sfida e Gjergj Bojaxhiut—të dyja të paraqitura së fundmi tek shqiptarët si parti antisistem, me misionin për të ndryshuar rrënjësisht mungesën e demokracisë së vërtetë më politikën shqiptare—duket se mbështesin të dyja konceptin e Ramës se zgjedhjet duhet të zhvillohen me çdo kusht brenda 18 qershorit, gjë e cila do t’i jepte atyre përparësi taktike, duke u dhënë mundësinë të marrin kështu vota të cilat nuk do t’i merrnin.
Ajo që duket e pamundur për t’u mbështetur është koherenca politike e një qendrimi të tillë nga ana e atyre që zyrtarisht e kanë justifikuar nismën e tyre me mungesën e demokracisë së brendshme të partive tradicionale dhe që kanë akuzuar vazhdimisht parti tradicionale se kanë probleme të përfaqësimit të vërtetë, për shkak se kandidatët zgjidhen nga udëheqësit.
Politika shqiptare duket se po propozon përsëri zgjidhje fallso, ose udhëheqës që paraqiten si alternativa, por që në sfidën e parë tregojnë se kanë të njëjtën uri për pushtet, por asnjë aftësi për të arsyetuar politikisht më larg se llogaritë zgjedhore.
Në situatën e tanishme të mosbesimit të përgjithshëm ndaj klasës politike, që të bëhet e besueshme, një parti e re që e paraqit veten si alternativë ndaj sistemit, duhet të tregojë respekt ndaj vlerave të shpallura dhe të qëndrojë përherë larg llogarive të vjetra oportunistike afatshkurtra.
Të hysh në zgjedhje si e vetmja opozita, ndërsa katër grupe parlamentare deklarojnë se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje në këto kushte, edhe pse mund të të sjellë frute elektoral nga pikëpamja e numrave, nuk do të ishte mbrojtje e vlerave demokratike të shprehura nag Blushi dhe Bojaxhiu.
Për këtë arsye, as Blushi dhe as Bojaxhi nuk do të duhej të merrnin pjesë në zgjedhje pa pjesmarrjen e partive të tjera tradicionale, sepse ky veprim do t’i bënte ata qesharakë./Exit.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook