Lidhu me ne

Temporal

Letra e Einstein për të bijën

Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim. Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegoj më poshtë.
Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë, që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.
Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër.
Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri. Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.
Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm. Nëse në vend të E = mc2, pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror, do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston, sepse nuk njeh limite.
Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër, është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie. Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.
Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.
Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka, dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.
Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, e cila ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.
Babai yt,
Albert Einstein
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix6 minuta më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike8 minuta më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix12 minuta më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix15 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix33 minuta më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix34 minuta më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix36 minuta më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet39 minuta më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Mix42 minuta më herët

Publikohet traileri i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red” ku luan edhe Rita Ora

Filmi i quajtur “Descendants: The Rise of Red”, vendos vajzën e ‘Mbretëreshës së Zemrave’ përpara dhe në qendër dhe trailer-i...

Facebook