Lidhu me ne

Letersi

Letra e Lasgush Poradecit për Mitrush Kutelin

Në dhjetorin e vitit 1936, nga Tirana, Lasgush Poradeci do shkruante një letër të pashoqe, adresuar mikut të tij të zemrës Dhimitër Paskos (Mitrush Kuteli).
Letra e Poradecit:
Tiranë, 16 Dhjetor 1936.
Dhimitraq,
Me poshtallkën t’ënde të 3 Dhjetorit jam qetësuar, i paskërke marrë letrat e mija të 13-të, 18-të, dhe 22-të Nëntor’ i kaluar, sapo i vura në postë nuk kisha qetësi, sepse të shkruaja mjaft gjëra me rëndësi në to s’do qeshë më në gjindje t’i përsëritnja.
Nga shkaku i epuizionit, pothuajse nuk bëj fare kopje letrash, prej atyre me rëndësi, që do të ish e vështirë për mua t’i shkruaj në qoftëse humbisnin. Kam pushuar prej vjetësh, më s’bëj letra, nër të tjerë, dhe me aq dashuri. Nuk mund, ajo kohë tashi kaloi. Ah! Dhe vetëm ti më ke mbajtur, rrënj’ e fellë brënda mun në zemër. Shumë herë mendohem, ç’do bënja! Sikur mos të kisha ty. Dhe shpirti më tmerrohet.
Nër çaste dhimbjeje – sepse shumë herë e humbas të ëmblën shpresë – mendohem për ty. Ndjej se duhet të kem pranë. Pranë s’të kam, dhe e mbyt dhembjen në vetvete, dhe marr kurajë vetvetiu, forcohem me pahirë. Atëhere zë të shkruaj, nuk di ç’ngjan dyke shkruar se mbushem me një mallëngjim të ëmbël, me një lehtësi, ndjej një dritë, sikur marr një shpresë. Qëndroj kështu një hof i qetë, i qetësuar prej letrës.
Qetësohem prej kontaktit shpirtëror me ty. Pastaj prapë turbullohem. Më tmerron largësia e pa-anë. Mendoj sa larg je. Edhe prapë e humbas peshën çqetësohem, bëhem vrer më duket sikur nuk po mund t’a përmbaj dëshpërimin, t’a mbaj m’i supet e mija, aq të rëndë, një gjë që më dërmon sëfshehta. Më duket se duhet të pëlcas, të vras veten.
Sa herë jam menduar kështu, të vritem, të shpëtoj. Dhe prapë një fuqi më mban. Më dhimbet për nënën. Të kujtoj ty. I kujtoj rrahjet e së ngrohtës dashuri s’ate për mua. Mendoj gjakosjen e zemrës së nënës së adhuruar. Mendoj se kam gjëra të bukura, kaq të bukura për të përfunduar dhe prapë shpëtoj, lehtësohem – t’a dish sa i lumtur ndjehem për një moment.
Më duket jeta e kulluar, kam dëshirë për jetë. Dhe zë punoj, të shkruaj… t’a transfiguroj, t’a kaloj nëpër Dritën e momentit, t’a aureloj, t’a qroj nga dhembja materiale, direkte, imediate, t’a çkëpus nga elementariteti dhembjen e kaluar të jetës, dhembjen që më ka grirë dyke më lumturuar për një moment jetën. Dhe shpesh herë shkrimin, poezinë e mbaroj, dhe shumë herë më mbetet në mes, dhe më shumë herë në fillim. Sepse ah! Prapë! Papritur! Pa dashur! Prapë përnjëherësh dëshpërohem, errem, ngrysem dhe më hapet një zbraztësirë në gji.
Kështu tashi gëzohem, tashi pas pak pikëllohem, prapë pas asaj gëzohem dhe prapë shpejt, shumë herë në gjithë atë moment, dëshpërohem përsëri, hidhërohem gjer në vdekje, më ngjitet një vrer në grykë. Në kësisoj tragjedi, tragjedi ose lodër prej të çmënduri (sepse nuk di si t’a quaj tjetërsoj), e zvaros (e tërheq zvarë) të mjerën jetë prej shumë vjetësh… e zvaros jetën, që më duket edhe aq e bukur, çkurajësohem dhe kurajësohem vetvetiu, e marr veten prapë, e ngreh kokën lart. Ndritem.
Më duket, ndjej se drita është m’e mirë se errësira, se është gazi m’i mirë se vojtja. Dhe prapë ndritem. Prandaj dhe çdo mbarim poezije është një Dritë, një Lirim prej dhembjes, është mpshtja e mjerimit. Është Këthimi i Shpirtit, Këthimi i math Perihelik, pas përzjerjes vojtëse me lëndën e rëndë në Vetëvete, me Mburimin gazmor të vetëvetes.
Tashi katarti u çduk në det.
Tashi flamuri u ngrit përpjet,
Valon lirisht si shpirt i let.
Llazari
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook