Lidhu me ne

Kryesore

10 këshilla për një Cv të përkryer

 

Cv-ja është një dokument shumë i rëndësishëm në karrierë. Shkrimi i këtij dokumenti mund të jetë shumë lodhës dhe kokë qarës. Por, nuk duhet të dorëzohemi. Në fund të fundit, ky dokument na dërgon deri në intervistë, dhe intervista në punën e ëndrrave tona. Ky është qëllimi jonë. Ne duhet të kujdesemi që Cv-ja jonë të shkëlqejë dhe të dallohet nga të tjerat!
Por, si ta bëjmë këtë?

Më poshtë gjeni 10 këshilla të cila do të të ndihmojnë të arrish qëllimin.

 

1. Ji vetvetja

Shumë shpesh, gjatë trajnimeve që realizojmë në Universum, theksoj se punëdhënësi kur lexon Cv-në tuaj, ju përfytyron, dhe pret të shohë të njëjtën kur ju takon në intervistë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ju rrezikonin punësimin tuaj.

Para se të filloni të shkruani CV-në tuaj është shumë me rëndësi të identifikoni aftësitë dhe vizionin tuaj. Jo vetëm se shoku juaj ka theksuar në CV deklarata klishe si: “punëtor në grup”, “komunikativ” apo “ aftësi për të zgjidhur problemet” duhet që edhe ju ta bëni këtë. Ju duhet të identifikoni aftësitë të cilat realisht i posedoni dhe të tregoni se si i keni përdorur këto aftësi për të përcaktuar, arritur apo tejkaluar një objektivë/qëllim.

 

2. Mos dërgo CV-në e njëjtë për punëdhënës dhe pozita të ndryshme

Të gjithë e bëjmë këtë. Ne, shkruajmë një CV dhe këtu përfundon e gjitha. E dërgojmë të njëjtën tek punëdhënës të ndryshëm, për pozita të ndryshme. Ndalu! Mos e bëj më këtë sepse nuk do të ftohesh për intervistë.

Punëdhënësi dëshiron të shohë se je i përkushtuar, se Cv-në e dërguar e ke punuar vetëm për të. Ai pret që CV-ja jote të tregojë shumë qartë se si dhe pse përshtatesh për pozitën dhe organizatën që ke aplikuar.

Mundohu që për secilën pozitë që aplikon të modifikosh CV-në. Hulumto mbi kompaninë në të cilën aplikon dhe në konkursin e shpallur identifiko aftësitë të cilat janë kyçe dhe i zotëron.

 

3. Mos listo punët që ke bërë….

Është shumë lehtë që në Cv-në tuaj të listoni përshkrimin e detyrave të punës.

Shembull:
– Të mbajë shënime gjatë takimeve
– Të punojë me fëmijët në kopsht
– Të mirëmbaj dokumentet e departamentit

Punëdhënësit nuk i intereson shumë se çka ke bërë ti gjatë tetë orëve të punës, ai dëshiron të dijë se çka ke arritur ti duke bërë punët e lartcekura.

 

4. …. listo të arriturat!

Punëdhënësi shikon deklarata si:

– Kam lehtësuar procedurën e mbajtjes së shënimeve. Kam krijuar kalendarin dhe databazën e shënimeve nga takimet.
– Kam zhvilluar nga tri aktivitet të reja për fëmijët e moshës 4 – 5 vjet. Kjo ka mundësuar që të përgatiten për programin e fund muajit.
– Kam sistemuar dokumentet të cilat për 10 vite nuk janë sistemuar. Kjo ka lehtësuar punën e anëtarëve tjerë të departamentit.

Po e shihni ndryshimin! Punëdhënësi dëshiron ta ketë të qartë se çfarë vlere do të sjellësh në organizatën e tij.

 

5. Shkruaj objektivin

Në momentin që ne kapin në dorë një dokument, sytë na shkojnë në fillim të faqes. Kryesisht, aty specifikohet qëllimi. E njëjta ndodh edhe me CV-në. Punëdhënësit lexojnë me shumë vëmendje objektivin.

Kur shkruan objektivin, mos përdor deklarata të përgjithësuara si: “E interesuar për pozitë e cila më ofron një zhvillim profesional”. Mundohuni që objektivi juaj të jetë më specifik dhe i fokusuar në nevojat tua dhe të punëdhënësit. Një objektiv i mirë mund të jetë “E interesuar për pozitën e asistentit në Marketing. Konsideroj se kjo pozitë do të më mundësojë të vë në dispozicion aftësitë, përvojën dhe arsimimin tim për të ngritur fonde në organizatën tuaj”.

 

6. Kujdes ne gabimet gjuhësore

CV-ja juaj nuk duhet të ketë gabime gjuhësore! Nëse në CV keni gabime, atëherë, punëdhënësi do të krijojë mendime jo të mira për ty: “Ky person nuk di të shkruaj” apo “ Ky person nuk i kushton rëndësi detajeve”. Kujdesuni që para se të aplikoni, të merrni këshilla nga një person kompetent për këtë.

 

7. Kontakte të sakta

Është shumë me rëndësi që kontaktet e tua në Cv të jenë të sakta. Punëdhënësit në shumicën e rasteve janë shumë të zënë për të humbur kohë duke ju telefonuar apo shkruar disa herë. Nese në Cv specifikoni emailin tuaj, atëherë sigurohuni e kontrolloni atë; apo, nëse vendosni numrin tuaj të shtëpisë atëherë theksoni edhe kohën kur mund të ju telefonojnë.

 

8. Vizuelisht e bukur

Cv-ja duhet të duket bukur për syrin. Kujdesu që ke përdorur fontin dhe madhësinë e njëjtë në të gjithë dokumentin. Ti mund ti dallosh ato që do duke përdorur shkronja të nxira (bold) apo të pjerrëta (italic), por mos e tepro me këtë. Në të njëjtën kohë, është shumë me rëndësi që dokumenti të jetë i strukturuar mirë dhe lehtë i lexueshëm.

Në manualin “Si të shkruajmë CV-në”, mund të gjeni një shembull CV, të cilën mund ta përdorni si Cv-në tuaj të parë.

 

9. Përdor fjalë që përcaktojnë veprim

Mos përdor fjali si “Përgjegjës për të shqyrtuar kërkesat e klientëve”. Në vend të kësaj, përdor fjalë që përcaktojnë veprim: “Shqyrtuar dhe zgjidhur rreth 100 kërkesa të klientëve në ditë”.

 

10. Mos e shkurto apo zgjat pa nevojë

Pavarësisht se nga burime të ndryshme mund të lexojmë se gjatësia standarde për një Cv është 1 – 2 faqe, nuk mund ta gjeneralizojmë këtë. Një person me 10 vite përvojë punë, nuk mund të përmbledh punën e tij në 1 faqe. Me rëndësi është që CV-ja juaj të përmbajë informata relevante për punëdhënësin. Nëse po planifikoni të filloni karrierën tuaj profesionale, apo keni pak përvojë pune, atëherë mundohuni të përmbledhin të gjitha në 1 faqe.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix23 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix23 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix23 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix23 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix23 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook