Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë të shkruajmë për një CV të suksesshme

Confident businessman with his collegueKompanitë, në varësi të pozicionit të lirë të punës, mund të marrin nga 75 deri në 250 CV dhe menaxherët e punësimit shpenzojnë vetëm 11 sekonda ose më pak për të parë secilën prej CV-ve. Kështu që në CV, ju duhet të jepni maksimumin tuaj.

Njerëzit ende vazhdojnë të bëjnë gabime gjatë shkrimit të CV-ve duke futur element që nuk duhen dhe duke lënë jashtë të tjerë elementë që janë të rëndësishëm. Kjo gje e bën më të lehtë punën e punëdhënësit sepse ai zbulon menjëherë CV-të e papërshtatshme, por ndërlikon jetën tuaj sepse do ta keni shumë të vështirë të gjeni një punë me një CV të tillë.

Më poshtë janë disa këshilla se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të përmbajë CV-ja juaj, të cilat do t’ju ndihmojnë në rritjen e mundësive për të fituar intervista për pozicione pune.

Çfarë nuk duhet të shkruani në CV:

Mos u shqetësoni shumë për rregullin “CV duhet të jetë një faqe”. Nëse ju keni shumë eksperienca, ndoshta nuk mjafton një faqe për t’i treguar ato.

  1. Nuk duhet të keni një objektiv tuajin kur shkruani një CV sepse në të vërtetë ju duhet të shkruani ato karakteristika dhe aftësi që punëdhënësi juaj kërkon për pozicionin e punës që ju aplikoni dhe jo ato që ju vetë doni të shkruani.
  2. Nuk duhet të gënjeni në ato që shkruani në CV. Mund të jetë shumë e sikletshme nëse intervistuesi ju kap në një gënjeshtër gjatë atyre që thoni në intrevistë.
  3. Mos përdorni fjalë të vjetra apo fjalë dialeketore në CV-në tuaj pasi menaxherëve të punësimit mund t’iu duken si fjalë pakuptim.
  4. Mos përmendni shprehje si “përgjegjësitë e mia do të jenë” kur flisni për pozicionin e ri. Mund t’i përdorni ato për të treguar eksperiencat e vjetra.
  5. Mos përfshini informacione shumë personale në CV si statusi martesor, orientimet seksuale apo pikëpamjet politike.
  6. Mos e përfshini arsimimin e mesëm në CV-tuaj nëse keni arsimim të lartë dhe eksperienca pune. Por nëse ju jeni ende në gjimnaz, apo sapo e keni mbaruar atë apo pozicioni juaj e kërkon këtë specifikim, sigurisht që duhet ta përfshini.
  7. Mos përfshini periudha të jetës suaj që nuk kanë lidhje me eksperienca pune.

Çfarë duhet të shkruani në CV:

  1. Shkruajeni informacionin për kontaktin (emër, mbiemër, numër telefoni, adresë e-maili) në fillim të CV-së në mënyrë që të jetë i dukshëm.
  2. Mund të bëni një përmbledhje të shkurtër për kualifikimet dhe pikat e forta që ju keni.
  3. Listojini eksperiencat tuaja sipas një rendi kronologjik.
  4. Për çdo eksperiencë duhet të përfshini datat, përndryshe nuk do të duket si informacion i besueshëm.
  5. Shmangni gabimet drejtshkrimore dhe përpiquni që CV-ja juaj të jetë sa më etike në paraqitje.
  6. Përshtateni CV-në me pozicionin ku po aplikoni. Zakonisht mendohet se vetëm letra e motivimit duhet përshtatur dhe CV-ja duhet të jetë e përgjithshme për çdo pozicion. Kjo nuk është një zgjedhje e mirë. Ndoshta askush nuk do e lexojë letrën tuaj të motivimit, duhet të përshtasni CV-në.
  7. Gjatë përshtatjes që në bëni në CV, mos harroni të përdorni fjalë kyçe që janë edhe në përshkrimin e pozicionin e punës.
  8. Kur të listoni arritjet tuaj në role të mëparshëm, përpiquni të jepni shifra konkrete. Për shembull, nëse nën menaxhimin tuaj, në një tjetër kompani, shitjet u rritën me 500% nga një vit në tjetrin, këtë detaj duhet ta përmendni patjetër.
  9. Në shkrimin e CV-së përdorni një shkrim të përshtatshëm, për shembull: Arial, Times Neë Romans apo Calibri. CV-të nuk duken të paraqitshme me një shkrim Comic Sans.
  10. Përdorni një adresë profesionale e-maili, sygjerohet të përdorni emrin tuaj në adresën e e-mailit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix12 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix12 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix12 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix12 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix12 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar13 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport13 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix13 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix13 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook