Lidhu me ne

Kryesore

Ju doli përgjigje negative për Lotarinë Amerikane? Mos i hiqni shpresat. Ambasada jep disa këshilla

auto_llotaria-amerikane-595x3301477854558
“You has not been selected!” (ju nuk jeni përzgjedhur) është një përgjigje e trishte për të gjithë ata që ëndërrojnë Amerikën. Por ka ende shpresa kështu kontrolloni herë pas here faqen online sepse siç njofton ambasada ka edhe  një mundësi të dytë.
Duke iu kthyer përgjigje qytetarëve në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada u bën me dije se duhet të shikojnë të paktën një herë në muaj, pasi ndodh që ka pasur edhe një raund të dytë përzgjedhjes, siç ka ndodhur vitin e kaluar me DV-2017.
Gjithashtu, ajo hedh poshtë të gjitha “legjendat urbane” që thonë se që të fitosh lotarinë Amerika duhet të jesh nga Korça ose nga Pogradeci. Ata njoftojnë se përzgjedhja bëhet nëpërmjet kompjuterit.
Komentuesi: A duhet te shpresojne aplikantet te cilet rezultojne jo fitues? A mund te kete edhe me vone te perzgjedhur? Faleminderit..
Ambasada: Silvana Muco Luta sugjerimi im do të ishte një herë në muaj. Ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017.
Komentuesi: Pershendetje
Ne qe nuk na doli llotaria,,thone qe do kete fitues deri ne shtator.
Mund te ndrryshoj rezultati?
Ambasada: Ka ndodhur edhe që ka patur raund të dytë përzgjedhjesh. Nëse do të ketë, ne do t’ju njoftojmë me kënaqësi
Komentuesi: 10 vjet kam aplikuar jo dhe jo, mesa duket duhet te jesh nga korca, jeni te padrejte.
Ambasada: Ladi nuk ka lidhje aspak. Statistikat tona tregojnë që ka shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.
Komentuesi: Pershendetje! Mund te kete nje perzgjedhje te dyte gjate kesaji periudhe? Faleminderit
Ambasada: Duke filluar nga 2 maji 2017, ora 18:00 ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të tё Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2018, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.
Komentuesi: A ka ndonje shanc per ne qe kemi aplikuar disa her qe te fitojm…se me sa po shoh..ata qe aplikoin per her te par fitojn….
Ambasada: Përzgjedhja është krejtësisht e rastësishme. Dhe mund t’ju jap edhe shembuj, kur një person është përzgjedhur dy vite rresht, apo në një familje tjetër kanë rezultuar të përzgjedhur të dy bashkëshortët në të njëjtin vit. Çdo aplikuesi i vendoset një numër dhe kompjuteri në Qendrën Konsullore Kentucky përzgjedh numrat, pa asnjë dallim. Më pas shikohen aplikimet që kanë kryer regjistrim më shumë se një herë dhe skualifikohen. Pasi personi rezulton i përzgjedhur dhe i caktohet data e intervistës, është oficeri konsullor që shqyrton cështjen e tij/saj dhe merr vendimin final për vizën, bazuar në kualifikimin dhe pranueshmërinë për vizë të aplikantit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook