Lidhu me ne

Temporal

Si në vitin 1999, plus Facebook’u – Berat Bushala

Dhuna, gjuha ekstreme, linçimi i atyre që mendojne ndryshe, profilizimi tekerari i partive politike, janë shenjat e para që vendi është kthyer 17 vjet prapa. Por ndoshta, siç do të thoshin gjermanët, ky rrëzim na çon përpjetë, e jo teposhtë.
Deri më 11 qershor pritet të ndodhë çdo gjë. Mund të fitojë çdo kush. Mund të pësojë secili. Duket sikur viti 1999, plus Facebook’u. Madje, tek tuk, nga personat që jetojnë jashtë Kosovës, bëhen thirrje edhe për kryengritje. Këta persona nuk e besoj që kanë bërë thirrje për kryengritje as kundër Serbisë, në vitin 1997/98/99. Sido që të jetë, dikund një zor është, pse gjendja është kaq ekstreme.
T’i kapim gjërat me radhë.
Kur u çlirua Kosovë – betohem që në e di datën e saktë ende – të gjitha qytetet u populluan me fshatarë të pezmatuar prej luftës 2 vjeçare. Secili i revoltuar në mënyrën e vet. Dikush ndaj serbëve, e dikush tjetër edhe ndaj shqiptarëve. Ishte një mllef i madh. Konsiderohej se dikënd e kishte dëmtuar më shumë se sa dikënd tjetër. Disa, të patrazuar, kishin ngrënë llokuma në banesë, e disa të tjerë rrënjë të lisave në mal.
Të uriturit, kur erdhën në qytet, më shumë se sa të ngopeshin për vete, ishin të interesuar për t’i zhngopur të ngopurit. Tashmë dihet se shumica e banorëve të Kosovës nuk kishin luftuar, e madje as nuk e kishin mbështetur luftën. Kam shkruar disa herë për këtë fenomen. Mjafton të përmendet viti 1998, kur Ibrahim Rugova kishte ftuar popullatën që të dilnin në zgjedhje, ide kjo që ishte kundërshtuar ashpër nga UÇK. Mirëpo edhe përkundër këtyre përplasjeve, shumica dërmuese e qytetarëve e mbështetën Rugovën. Në fakt ata e mbështetën frikën e tyre. Dëshironin me çdo kusht që të provonin t’i eksploatonin të gjitha rrugët e mundshme paqësore për t’u çliruar nga Serbia – pa luftë. Në këtë mënyrë, kur njëra palë, shumica, refuzonte luftën, pala tjetër, që ishte përfshirë në luftë, e pagoi një çmim të lartë. Për këto arsye në dy vitet e para të pasluftës mllefi ishte i madh. U pushtuan kuvendet komunale, pa kurrfarë baze ligjore. Për demokraci nuk bëhej fjalë.
Si të zënë në faj, shumica e frikësuar, ata që nuk morën pjesë në luftë, e ulën kokën për muaj të tërë – saktësisht 16 muaj. Të parët, siç rëndom ndodh në të tilla situata u nënshtruan profesorët universitarë dhe intelektualët. U bën tepih për komandantët e papërgjegjshëm. I nxorën edhe lapsat, me të cilët iu kishin shërbyer shumë regjimeve, për t’i shërbyer edhe këtij më të riut, me anë të librave heroik. Ishte një lloj junte ushtarake, me ca komplikime, sepse këtu ishte edhe KFOR’i bashkë me UNMIK’un.
Për t’i shërbyer konfuzionit dhe paqartësisë, për të shpërndarë sa më shumë frikë, u hapën media për një përdorim. Të gjitha këto për t’i shërbyer një kauze: ata që luftuan, liderët e tyre, duhet ta kontrollojnë Kosovën në çdo cep të saj, në të gjitha segmentet e saja.
Këtë gjendje mund ta kuptojë vetëm ai që ka jetuar në atë kohë. Takoje njerëz të zhurmshëm, që flisnin për tradhti të lartë, për ekzekutime pa gjyq, dhe takoje njerëz të tjerë, të pagojë. Fushatat linçuese në Facebook atëbotë ushtroheshin përmes grafiteve në mure ndërtesash, por edhe përmesa gazetave të sapodala.
Por e gjitha kjo ishte vetëm një iluzion. Çdo gjë ishte një improvizim i madh, sa për t’i kënaqur egot e shfrenuara të djemve të zbritur nga mali.
Kjo zgjati deri në tetor të vitit 2000, kur shumica e heshtur e qytetarëve, ata që i kishin thënë JO luftës, por që pastaj u bën viktima të kësaj lufte, u drejtuan për në kutitë e votimeve. Të frikësuarit, në mënyrë të heshtur, pa e lëshuar asnjë zë, folën shumë zëshëm. Arrogancës ia dhanë përgjigjën e merituar. U demantuan edhe akademikët, edhe profesorët, edhe mediat e improvizuara për qëllime politike. Këtu nuk dëshiroj të bëj analizë politike, se kush e kishte mirë, e kush e kishte keq. Po flas vetëm për klimën e krijuar ato dy vitet e para të pasluftës, ku po përballeshin një pakicë agresive, kundër një shumice të heshtur. Kur përgjigja u nxor nga kutitë e votimeve u pa që ata të zëshmit, të zhurmshmit, revolucionarët, nuk ishin më shumë se 25 për qind të popullatës.
Këto shtatëmbëdhjetë vjet ka kaluar nën urë shumë ujë. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Aktorët i kanë ndërruar rolët. Ata që dikur kërkonin revolucion, sot kërkojnë status – quo, kurse në ndërkohë ka lindur një gjeneratë e re e njerëzve që kërkon revolucion. Sigurisht që pas 17 vjetësh, këta që sot kërkojnë revolucion do të kërkojnë status – quo.
Ajo çfarë mbetet të shihet tash është zëri i qytetarëve, të cilin do të dëgjojmë më 11 qershor.
Sipas të gjitha gjasave, ai nuk është një zë i artikuluar qartë. Shoqëria është krejtësisht e shkapërderdhur. Gjasa nuk ka që një forcë politike të prekë 30 për qind të votave të përgjithshmë, e gjithashtu nuk ka gjasa që forcat revolucionare të prekin 25 për qind të votave.
Pra, sikur në vitin 2000, edhe në vitin 2017, e përbashkëta është që të dhunshmit, ata që kërkojnë të vendoset njëfar lloji regjimi ushtarako – policor, janë në pakicë. Shumica e banorëve të vendit është për respektimin e rendit demokratik. Në vitin 2000 këtë logjikë e përfaqësonte PDK, e tash këtë e bën Lëvizja Vetëvëndosje. PDK’së, dhe lidershipit të saj, për të ardhur në pushtet, iu desh të kalonte nëpër një kalvar të mundimshëm transformimi. E para dhe më e rëndësishmja: respektimi i lirisë së shprehjes. Iu bë e qartë që nuk duhet të vritet secili gazetar që mendon ndryshe.
Këtë gjë nuk e ka kuptuar edhe më tutje Lëvizja Vetëvendosja, e që për fatin e saj të keq – e edhe tonin – rreth saj, sikurse rreth PDK’së në vitin 2000, nga frika, nga oportunizmi, i janë bashkuar ajo pjesa më e komprometuar e intelektualëve, të cilët janë të gatshëm që ta aprovojnë çdo gomarllëk të liderit. Kam parë të tilla skena gjatë këtyre viteve të pasluftës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook