Lidhu me ne

Temporal

Kë të votosh, dy shembuj dekurajues – Arben Idrizi

 

Pak para fillimit të fushatës zgjedhore, për disa ditë me radhë, tejet i mllefosur, po përpiqesha ta shkruaja një tekst për zhurmat e ndryshme që prodhohen në lagjen ku banoj, sidomos rreth mesnatës, atëherë kur njeriu e ka të domosdoshme të flejë. Ky është dënimi i kësaj qenieje të mjerë, duhet të rikuperojë fuqi të që mund të mbijetojë deri në momentin e fundit.
Ajo zhurmë vjen sidomos nga motoçikletat, të cilat, për fatin e keq të qenies së ndëshkuar të flejë, kanë modalitete të ndryshme teknike të prodhimit të zhurmës së papërballueshme. I shkreti unë, po imagjinoja që qyteti im të kishte një kryetar jo hero, por thjesht njeri dhe të përgjegjshëm, i cili, një nga zgjedhjet, do të vente në lagje një matës zhurme që do t’u tregonte hajvanëve të natës se nuk guxojnë të shkojnë përtej atij niveli zhurme. Po flas për imagjinatën time, nuk po them se problemet zgjidhen kështu. kryetarët dhe kabinetet e tyre përkatëse, serioz dhe të përgjegjshëm në punët e tyre, e dinë se si zgjidhen konkretisht këto probleme.
Merreni me mend, në mesnatë, në tre të mëngjesit, në gjashtë të mëngjesit, ca qytetarë që s’duan të flenë u hipin motoçikletave dhe shkaktojnë zhurmë të patolerueshme në mes të një lagjeje tashmë në gjumë. Për pikë të qejfit. Për çdo natë, shtatë dit në javë. Dhe? Asgjë.
Do të thotë, do ta votojmë dikë që as nuk do as nuk di ta zgjidhë një problem kaq të thjeshtë?
Por, pra, duke qenë se isha i mllefosur dhe duke qenë se, kisha frikë, shqetësimi im ishte më tepër subjektiv, po dembelosesha, në kërkim të refuzimit të plotë.
Pikërisht në vlugun e këtyre shqetësimeve, mbrëmë, në mesnatë, ndodhi një e papritur. Me t’u puqur akrepat e orës në mesnatë, nisën një mori shpërthimesh me bazë fishekzjarrët, në anë të ndryshme të qytetit, sa për një moment m’u bë mos kishte plasur farë lufte.
Shkaku i këtij festimi të çmendur dhe të paarsyeshëm, mësova në mëngjes, ishte thjesht fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Nuk e di nëse ndodh në ndonjë vend tjetër dhe nëse gjithmonë çka ndodh diku duhet patjetër të ndodhë gjithkund. Nuk mbaj mend pastaj të ketë ndodhur ndonjëherë tjetër te ne. Sidoqoftë, ato çaste, teksa po e përjetoja atë bombardim fishekzjarrësh, tortura dhe për pasojë mllefi i shkaktuar nga zhurma e përnatshme e motoçikletave ishte ku e ku më e harrueshme.
Bile, dega e PDK-së në Pejton e kishte lënë edhe pakon e madhe në trotuar, aty ku i kishte ndezur fishekzjarrët. As nuk e kishin marrë mundin ta pastronin bërllokun që e kishin bërë. Nuk u intereson asgjë përtej interesit të tyre personal banditesk. Nuk janë në shërbim të askujt, çdonjëri dhe gjithçka është në shërbim të tyre. Si banditët e lagjes, ta hedhin cigaren e ndezur në kokë. Nga kapriçoja marrëzore. Si banditët e lagjes, festojnë sepse nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Festojnë ngase duan të shfaqen; të imponohen dhe të zotërojnë. Kërkojnë ta bëjnë të pranohet si e (mirë)qenë ajo që, interesi i tyre, ata dëshirojnë me çdo kusht të ndodhë – edhe kur e dinë se nuk do të ndodhë.
Disi, pra, fushata zgjedhore është edhe si “fushata motorike”. Politikanët janë si motoristët e lagjes, të papërgjegjshëm, të paedukuar, të panjerëzishëm.
Do të thotë, do ta votojmë dikë që feston duke mos pasur asnjë arsye të festojë; që, nga një papërgjegjësi totale, të çmend në mes të natës?
Megjithëse titulli i tekstit është pretendues, kjo tablo e sapo dhënë nuk është një përgjithësim i gjendjes në vend. Është vetëm një nuancë, ndoshta e asnjë rëndësie. E megjithatë, secili votues potencial i ka tekat e veta. Edhe unë, që nuk votoj, i kam të miat. Dhe derisa jam i burgosur në qytet, do të doja të paktën të ketë një subjekt politik që, në ofertën e tij politike, e ka sensin e jetuarit në qetësi.
Nëse nuk arrijnë të jenë të kujdesshëm vetvetiu ndaj një teke të tillë të rëndomtë, çfarë do të bëjnë në raport me tekat e tjera më pak të rëndomta, më qenësore dhe imediate?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix14 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix14 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix14 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix14 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix14 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix14 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix14 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix14 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar14 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook