Christian Panucci-n, tashmë do e kemi trajner të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, pasi zërat e përhapur që dy ditë më parë, u konfirmuan zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Tifozët e njohin atë si mbrojtës, por edhe trajner vitet e fundit, sakaq, në jetën private, Panucci 44 vjeç, është një burrë i divorcuar, baba i një djali dhe i fejuari i Samanta Togni-t, balerinës së spektaklit italian “Ballando con le stelle”. Ajo është 36 vjeçe dhe mama e një djali, 16 vjeçar. Ata po jetojnë historinë e tyre të dashurisë prej një viti, ndërsa njiheshin dhe shkëmbenin mesazhe prej pesë vitesh, siç ka thënë ajo në një intervistë, kur Christian ka marrë pjesë në spektaklin e vallëzimit.

Në atë kohë nuk pati asgjë mes tyre, por vitin e fundit, para nënshkrimit me Shqipërinë, Christian ka qenë trajner i skuadrës së Terni-t, qytetit të balerinës dhe ka qenë e lehtë të takoheshin dhe të përforconin miqësinë që tashmë është kthyer në një histori dashurie!

Ndryshe nga De Biasi që kishte një familje tradicionale, Panucci, ka një stil jete më të hapur, megjithatë, edhe ai është i impenjuar, siç tregojnë fotot. Duket se historia e tyre është forcuar me kalimin e muajve, edhe pse në fillim të vitit, balerina shprehej që me statusin e një mamaje, ajo nuk humbiste mendjen pas historive të dashurisë, duke theksuar që burri më i rëndësishëm i jetës, është i biri.