Lidhu me ne

Kryesore

Kuotat e pranimit në 12 universitetet publike 2017-2018

Kuotat e pranimit në 12 universitetet publikeNdarja e plotë e kuotave për fakultetet e Universitetit të Tiranës, Politeknikut, Mjekësisë, Bujqësorit, Universitetit të Vlorës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, Durrësit, Elbasanit, Universitetit të Arteve dhe atij të Sporteve

Pranvera Kola – DITA
Të gjithë maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që rikthehen sërish në garë për studimet e larta, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për universitetin nëpërmjet plotësimit online të formularit të preferencave në afatet e caktuara për qytetin e tyre, mund ta kryejnë këtë proces edhe gjatë ditëve në vijim duke u paraqitur vetë pranë drejtorive të arsimit të rrethit të tyre.
Gjithashtu, autoritetet e Qendrës së Shërbimit të Arsimit bëjnë me dije se janë lënë në dispozicion për të aplikuar edhe datat 28-29 korrik, të cilat janë lënë si dy ditë rezervë, për të gjithë kandidatët që për arsye të ndryshme nuk plotësuan dot në kohë formularin me 10 degët më të preferuara.
Për të shuar ankthin e dhjetëra-mijëra maturantëve në lidhje me mundësitë që kanë për të fituar studimet e larta në një nga programet e tyre të preferuara, universitetet kanë zbardhur edhe kuotat e pranimeve për të gjitha programet e studimeve që do të ofrojnë përgjatë vitit të ri akademik 2017-2018.
Në tabelat bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar, ndarjen e plotë të kuotave për të gjitha programet studimore të fakulteteve në të 12 universitetet publike të vendit.
Lidhur me skemën e pranimeve, autoritetet e arsimit sqarojnë se krahas notës mesatare të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës, rol vendimtar në shpalljen e fituesve do të luajnë edhe mesataret e grup-lëndëve, të cilat janë përcaktuar si prioritet për çdo degë studimi.
Sipas kushteve të vendosura nga MAS, çdo kandidat ka të drejtë që gjatë aplikimeve të regjistrojë deri në 10 degë të preferuara, e nëse fiton në më shumë se një prej tyre, mund të zgjedhë vetë më pas se në cilin fakultetet do të bëjë regjistrimin për të zyrtarizuar statusin e studentit.
Regjistrimi i degëve online për garën e raundit të parë do të mbarojë gjatë kësaj jave, përkatësisht në datën 29 korrik. Për studimet e larta mund të aplikojnë online vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6.
Ndërsa për maturantët dhe kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë, nota mesatare për programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 8. Për programet Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji duhet te jetë më e madhe, ose e barabartë me 8.5.
Pra për ato maturantë dhe kandidatë që nuk plotësojnë këto kushte të notave mesatare të llogaritura sipas vendimit përkatës të qeverisë, programet respektive nuk shfaqen në formularin që ata do të plotësojnë dhe për rrjedhojë ata nuk mund ti përzgjedhin këto programe studimi.
Për rastet kur mesatarja e hedhur në sistem është më e vogël se 6, gjatë plotësimit të formularit të preferencave këtij maturanti do t’i shfaqet vetëm lista me programet e studimit dy vjeçare me karakter profesional që universitetet publike apo private ofrojnë për vitin akademik 2017-2018. Kjo kategori maturantësh do të plotësojë formularin vetëm me këto programe studimi 2-vjeçare duke ndjekur hapat që shpjeguam më lart.
Të gjitha të dhënat e mbledhura nga aplikimet online do t’u kalojnë universiteteve, të cilat në varësi të kritereve të përcaktuara do të shpallin edhe maturantët fitues, të cilët do mund të vijojnë studimet e larta të ciklit të parë në degët e tyre. Sipas të dhënave të bëra publike, Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se në garën e këtij viti maturantët mund të konkurrojnë për studimet në rreth 450 programe të ndryshme, prej të cilave 292 janë pjesë e universiteteve publike, ndërsa 158 janë degët e studimit të strukturave private të arsimit të lartë, qofshin këto universitete, kolegje profesionale, etj.
 
UNIVERSITETI I TIRANËS
Fakulteti Histori Filologji
Programi i studimit         Kuotat
Histori                                   180
Gjeografi                             180
Gjuhë letërsi                        180
Gazetari                               120
Arkeologji                           120
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji                                 100
Bioteknologji                    100
Kimi                                       100
Kimi industriale dhe Mjedisore 100
Kimi dhe teknologji ushqimore 100
Matematikë                       100
Fizikë                                       100
Informatikë                                        200
Teknologji Informacioni dhe komunikimi 100
Inxhinieri matematike dhe informatike   100
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë angleze                   240
Gjuhë gjermane                               140
Gjuhë italiane                    150
Gjuhë greke                         85
Gjuhë frënge                     140
Gjuhë turke                       85
Gjuhë ruse                         85
Gjuhë spanjolle me profil gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik 95
Gjuhë angleze Sarandë 50
Fakulteti i Shkencave Sociale 
Psikologji                             110
Punë sociale                       100
Filozofi                                  80
Sociologji                             81
Shkenca Politike               100
Administrim dhe Politika Sociale 100
 
Fakulteti Ekonomik
Administrim–Biznes        460
Ekonomiks                          110
Financë                                                460
Informatikë Ekonomike 250
Administrim-Biznes (Sarandë) 100
 
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 750 kuota
 
UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË
 
Fakulteti i Mjekësisë
Mjekësi e Përgjithshme                270
Farmaci                                                100
Shëndet Publik                 20
 
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Stomatologji                      100
 
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e Përgjithshme            240
Mami                                                    32
Teknikë e Lartë Laboratorike      42
Fizioterapi                                           43
Logopedi                                             21
Imazheri                                              45
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
 
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Inxhinieri Ndërtimi                          100
Inxhinieri Hidroteknike                  50
Inxhinieri Mjedisi                              50
Inxhinieri Gjeodezi                          50
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Arkitekturë (Arkitekt)                    105
Arkitekturë (Urbanist)                   55
Arkitektur interier dhe dizajn     35
 
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë) 70
Inxhinieri Elektrike  (Energjetike)              70
Inxhinieri  Mekatronike                                                 70
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Inxhinieri Fizike                                                 80
Inxhinieri Matematike                   80
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Mekanike                        145
Inxhinieri Tekstile dhe Modë      70
Inxhinieri Materiale                        55
Inxhinieri Ekonomike                     85
Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
Shkencat e Tokës                             70
Inxhinieri Gjeoburimesh                               70
Inxhinieri Gjeoinformatike          100
Inxhinieri Gjeomjedis                    60
 
Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit
Inxhinieri Elektronike                     100
Inxhinieri Informatike                    100
Inxhinieri Telekomunikacioni      100
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
 
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim Agrobiznesi                 120
Ekonomi dhe Politikë Agrare       90
Finance-kontabilitet                       120
Menaxhim i Turizmit Rural           90
Informatikë Biznesi                         90
Ekonomiks i Aplikuar                      90
 
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje bimësh                             120
Hortikulturë                                       120
Prodhim bimor                                  120
Zootekni dhe biznes blegtoral    120
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 120
Agromjedis dhe ekologji                               130
Inxhinieri agrare-Agromekanizim 120
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Teknologji Agroushqimore          102
Vreshtari-Enologji                            104
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim Pyjesh                        65
Përpunim Druri                                 65
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Mjekësi Veterinare                         115
Menaxhim Veterinar (2vjeçar)   65
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Shkencat e Lëvizjes                                                                                         150
Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit   144
UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË
Fakulteti i Artit Skenik 
Regji Filmi dhe Televizioni            16
Aktrim                                                  16
Regji                                                      14
Skenografi – Kostumografi          16
Koreografi                                           3
Fakulteti i Arteve të Bukura
Pikturë                                                 66
Skulpturë                                            12
Fakulteti i Muzikës
Muzikologji                                         3
Kompozim                                          4
Dirizhim                                                3
Piano                                                     6
Violinë                                                  8
Violonçel                                             2
Violë                                                      4
Kitarë                                                    6
Kontrabas                                           3
Flaut                                                      3
Oboe                                                     3
Klarinetë                                              4
Fagot                                                     3
Korno                                                    3
Trombë                                                                3
Trombon                                             4
Bastubë                                               2
Kanto                                                    13
Pedagogji Muzikore                        15
Fizarmonikë Klasike                        4
UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Gjuhë letërsi                                      100
Gazetari dhe komunikim              73
Histori                                                   85
Gjeografi                                             90
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë                       68
Fizikë                                     60
Informatikë                        85
Biologji-Kimi                       80
Infermieri e përgjithshme 85
Infermieri (Mami)            80
Infermieri (Fizioterapi) 30
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Mësuesi Arsimi Fillor                      60
Mësuesi arsimi parashkollor        60
Psikologji                                             60
Punë sociale                                       60
Edukim fizik dhe sporte                                 70
Pedagogji muzikore                        30
Pikturë grafike                                  30
Fakulteti Ekonomik
Financë-Kontabilitet                       120
Administrim-Biznes                         120
Turizëm                                                100
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë Angleze                                  70
Gjuhë Italiane                                   60
Gjuhë Gjermane                              60
Gjuhë Frënge                                    60
 
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi                                                300
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
Fakulteti i Shkencave Teknike
Matematikë                                     37
Fizikë                                                     30
Shkenca Kompjuterike                  60
Teknologji Informacioni                                60
Informatikë                                        60
Inxhinieri Navale                              40
Inxhinieri Mekanike                        55
Navigacion                                          50
Kimi                                                       30
Biologji                                                 65
Inxhinieri Elektrike                          50
Fakulteti i Ekonomisë
Administrim Biznesi                        140
Menaxhim Turizmi                          100
Ekonomiks                                          120
Financë                                                190
Kontabilitet                                        70
Marketing                                           80
Fakulteti i Shkencave Humane
Mësuesi për Arsimin Fillor                            70
Mësuesi për Arsimin Parashkollor            60
Pedagogji e Specializuar                                25
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi                             80
Gjuhë Angleze                                                  90
Gjuhë italiane                                                    40
Histori-gjeografi                                               70
Drejtësi                                                                165
Fakulteti i Shëndetit Publik
Infermieri e përgjithshme                            190
Infermier Mami                                                90
UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji-Kimi                                                       40
Fizikë dhe Teknologji Informacioni           30
Matematikë-Fizikë                                          35
Matematikë-Informatikë                             35
Teknologji Informacioni                                                45
Infermieri e Përgjithshme                            70
Infermieri Mami                                               40
Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Histori-Gjeografi                              50
Gjuhë-Letërsi Shqipe                     40
Gjuhë Letërsi Angleze                   40
Gjuhë Letërsi Italiane                     25
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek 25
Histori dhe Gjuhë Italiane            25
Mësuesi për Arsimin Fillor            45
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 45
Kontabilitet-Financë                       60
Administrim-ublik                            60
Ekonomi Turizmi                               40
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” NË DURRËS
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi                        70
Menaxhim-Marketing                   70
Shkenca Ekonomike                       85
Financë-Kontabilitet                       88
Bankë Financë                                   88
Menaxhim Hotel Restorant         60
Menaxhim Turizëm Kulturor       60
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 60
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
Drejtësi                                                170
Shkenca Politike                               70
Administrim Publik                          70
Politikë Ekonomike                         70
Marrëdhënie me Publikun           70
Histori                                                   70
Fakulteti i Studimeve profesionale
Infermieri e Përgjithshme            91
Mami                                                    46
Fizioterapi                                           46
Navigacion dhe Peshkim Detar 46
Teknikë Elektrike (2 vjeçar)         44
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2 vjeçar) 44
Asistencë Stomatologji (2 vjeçar) 45
Menaxhim Ndërtimi (2 vjeçar)   44
Menaxhim Transporti (2 vjeçar) 44
Asistencë Ligjore (2 vjeçar)          35
Asistencë Administrative (2 vjeçar) 35
Teknologji Automobilash (2 vjeçar)
Teknikë e Rrjeteve Kompjuterike (2 vjeçar) 44
Informatikë Praktike (2 vjeçar) 35
Specialist kompjuterësh               35
Fakulteti i Edukimit
Gjuhë Angleze                                  70
Mësuesi për Arsim Fillor                               60
Mësuesi për Arsim Parashkollor 45
Gjuhë Letërsi-Anglisht                   80
Gjermanisht-Anglisht                     40
Ekspert në Proceset e Formimit 55
Psikologji Sociologji                         60
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Shkenca Kompjuterike                  100
Sistemet e Informacionit              100
Teknologji Informacioni                                100
Matematikë-Informatikë             100
Informatikë-Anglisht                      65
Multimedia dhe Televizion Dixhital 650
Fakulteti i Studimeve të Integruara për Praktikën
Menaxhim i Bankave (Program në gjuhë angleze)            29
Menaxhim i Hoteleri Turizëm (Program në gjuhë angleze) 29
“Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme       29
UNIVERSITETI I KORÇËS “FAN S. NOLI”
Fakulteti i Edukimit
Gjuhë-Letërsi                                    50
Gjuhë dhe Kulture Frënge           30
Gjuhë Angleze                                  60
Mësuesi për Arsimin Fillor            53
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 25
Histori-Gjeografi                              50
Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane
Filozofi-Sociologji                             50
Matematikë-Fizikë                          32
Matematikë-Informatikë             32
Biologji- Kimi                                      40
Teknologji Informacioni                                56
Infermieri e përgjithshme            90
Mami (Infermier)                             40
Administrim dhe Politika Sociale 60
Fakulteti i Ekonomisë
Financë-Kontabilitet                       110
Menaxhim                                          90
Administrim Biznesi në Marketing 80
Administrim Biznesi në Turizëm 80
Fakulteti i Bujqësisë
Agroushqim                                       48
Agrobiznes                                         50
Inxhinieri Agronomike                   60
Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulture 40
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë-Letërsi                                    90
Gjuhë-Letërsi shqipe dhe Frënge 28
Histori- Gjeografi                             80
Histori dhe gjuhë gjermane         28
Gjeografi dhe gjuhë italiane        48
Gjuhë angleze                                   105
Gjuhë gjermane                                               28
Gjuhë frënge                                     33
Gjuhë italiane                                    58
Gazetari                                               58
Gazetari-Anglisht                             58
Gjuhe Shqipe dhe Rome                              15
 
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji-Kimi                                       90
Matematikë-Fizikë                          70
Teknologjitë e informacionit       120
Teknologji laboratori (2vjeçar)   60
Fizikë kompjuterike                        40
Matematikë Informatike              70
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e përgjithshme            185
Infermieri-Mami                              110
Fizioterapi                                           90
Logopedi                                             70
Imazheri                                              90
Teknologji laboratori                      95
Fakulteti i Shkencave të Edukimit 
Mësuesi për Arsimin Fillor            115
Mësuesi për Arsimi Parashkollor 90
Edukim qytetar                                                 70
Punonjës social                                                 75
Filozofi-Sociologji                             70
Psikologji                                             75
Edukim Fizik dhe Sporte                                80
Fakulteti Ekonomik
Administrim-Biznes                         120
Financë-Kontabilitet                       120
Ekonomia dhe e drejta                  120
Informatikë ekonomike                                120
Ekonomi turizmi                               80
Administrim biznesi dhe Inxhinieri 80
Shkenca Juridike në Biznes          80
Shkenca Juridike në Sektorin Publik 80
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix19 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix19 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook