Lidhu me ne

Kryesore

Basha, opozitë kryeministrit Edi Rama apo vetëm kryebashiakut Veliaj?  

Basha, opozitë kryeministrit Edi Rama apo vetëm kryebashiakut Veliaj?
Beteja e parë politike e Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve përballë Edi Ramës, ka nisur me sulm frontal kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak është bërë një projekt-vendim i propozuar nga Bashkia e Tiranës për rritjen e çmimit të ujit. Këshilli Bashkiak pritet të vendos lidhur me këtë propozim, ndërkohë që Basha ka udhëzuar këshilltarët e tij që të votojnë kundër. Basha ka përqafuar këto ditë një tezë populiste, siç janë taksat. Moralisht argumenti i zgjedhur nga PD, duket i saktë. Për shkak se uji dhe paratë e taksave janë një çështje e ndjeshme Basha ka njoftuar edhe nisjen e protestave kundër Bashkisë së Tiranës.
Pas traumës që pësoi Partia Demokratike dhe lidershipi i opozitës me humbjen e zgjedhjeve, Bashës i duhen veprime të forta opozitare. Por nisma e fundit duket më shumë duket si një lëvizje taktike e PD dhe Lulzim Bashës për të dëmtuar Erion Veliajn dhe për të testuar votat dhe qëndrimin e LSI. Si e tillë, kauza opozitare dhe deklaratat e PD për opozitë të egër, në këtë mënyrë siç po nisin lëvizjet, ngrenë jo pak pikëpyetje.
Pikëpyetja e parë lidhet me shënjestrën e zgjedhur për sulm nga opozita. PD dhe Lulzim Basha, si rregull kanë rivalë dhe kundërshtarë politikë Edi Ramën, ministrat dhe qeverinë e PS dhe jo Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj. Basha dhe PD do të qëndrojnë edhe 4 vjet të tjera në opozitë për shkak të zgjedhjeve jo shumë të ndershme të 25 qershorit. Kapitulli i kontestimeve dhe problemeve juridikisht ende nuk quhet i mbyllur. Megjithatë, me nisjen e kësaj beteje, Basha ka pranuar pa kontestime humbjen dhe është hedhur në sulm. Çuditërisht sulmi i Bashës dhe PD nuk është ndaj atij që i solli disfatën e turpshme që mbetet Edi Rama, por gjithë bateritë e opozitës po lëshohen kundër Erion Veliajt. Sigurisht Erion Veliaj nuk është i pagabueshëm dhe puna e tij duhet të kalojë në lupën vëzhguese të opozitës. Por koha kur është zgjedhur ky sulm, kur ende nuk janë mbyllur hesapet me zgjedhjet dhe me qëndrimet e PD-së ndaj Edi Ramës, ngrenë jo pak dyshime se pse PD-ja nuk deklaron fort e prerë se nuk e njeh marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin.
Si ka mundësi që Basha flet për opozitë të fortë që do të tronditë nga themelet Partinë Socialiste, kur formalisht po bashkëqeverisë me Edi Ramën, pra që ministrat e PD-së rrinë akoma në kabinetin qeveritar? Çudia shtohet më tepër kur në kulmin e bashkëqeverisjes, Rama-Basha, PD-ja nis opozitën ndaj Bashkisë së Tiranës. Natyrisht që ka të drejtë të reagojë, por jo ta kthejë si një qëllim në vetvete.
Duket se sulmet e PD kundër Veliajt bëhen jo pa lejen, në heshtje, të Edi Ramës. Indirekt Kryeministri po i çon sinjale kryetarit të bashkisë, me anë të opozitës. Arsyet e kësaj lëvizje brenda së majtës mund të shpjegohen me qëndrimet që ka mbajtur Erion Veliaj gjatë fushatës elektorale. Kryebashkiaku i Tiranës ishte ndër të paktët drejtues të forumeve të PS-së që ka qenë pro bashkëpunimit mes PS dhe LSI. Jo pak herë, Veliaj doli edhe kundër qëndrimeve zyrtare të PS-së në kohën e sherrit elektoral mes dy partive të majta PS-LSI. Kryebashkiaku Veliaj mbrojti tezën se aleancat politike duhen vlerësuar për reformat që prodhojnë dhe jo për debatet. Në këtë linjë, ai e vlerësonte bashkëpunimin PS-LSI si të dobishëm për qeverinë dhe për gjithë këshillat bashkiak në vend. Kundër kësaj linje ishte pjesë tjetër në PS e kryesuar nga Saimir Tahiri.
Me sa duket e ka kapur në ajër Lulzim Basha këtë debat në PS dhe po sulmon kryebashkiakun e Tiranës, pasi kështu kënaq jo vetëm qytetarët, por edhe një pjesë të PS-së e cila mbetet kundër Erion Veliajt.
Taktikisht selia blu po luan bukur duke përdorur këtë sherr në kupolën e PS-së, Por për të qenë të besuar si opozitë, e cila synon të ringrihet pas humbjes, ajo ka nevojë të godasë kryeministrin. Nëse PD-ja vepron si ditën e 25 qershorit kur nuk doli asnjë minutë për të folur për votimet dhe blerjen e votës, atëherë marrëveshja Rama-Basha vazhdon.
Lulzim Basha ka një zgjidhje: Sulm total Edi Ramës dhe zhbërjen e pazarit të datës 18 maji 2017.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook