Lidhu me ne

Kioske

10 mënyra për të qenë më të lumtur në punë

1.Shkoni në punë disa minuta më parë
Shkoni në punë disa minuta më parë ose jini të përpiktë – është hapi i parë për të qenë të lumtur në jetën profesionale. Nëse shkoni me vonesë, duhet të nisni gjithë punët në mënyrë të nxituar ose nervoze. Ndër të tjera keni pak kohë në fillim të ditës. Kur ju jeni të përpiktë do të fitoni po ashtu vlerësimin e drejtuesve më të lartë. Puna ju jep më shumë kënaqësi nëse ndiheni i vlerësuar.
2.Mbani në rregull tavolinën e punës
Përpiquni që ta mbani gjithnjë në rregull tryezën apo vendin tuaj të punës. Duhet t’i vini mjetet e punës gjithnjë në vendin e tyre. Kur ju duhet diçka në mënyrë urgjente, ju nuk do të nervozoheni për ta gjetur se ku është.
3.Personalizoni vendin e punës
Sipas disa studimeve, ata që personalizojnë tavolinën e tyre të punës punojnë më mirë. Ju mund të mbani në tryezë ndonjë vazo me lule, ndonjë foto që ju frymëzon apo foto të familjes suaj. Me këto teknika të thjeshta do të ndiheni më komodë kur punoni dhe do të jeni më efektivë.
4.Kryeni më parë punët më të thjeshta
Nëse e nisni ditën me punët më të thjeshta dhe ato që kryhen më shpejt, në pak kohë do të pakësohen dhe gjërat që duhet të bëni. Edhe pse mund të duket vetëm diçka e jashtme, nga ana psikologjike është e rëndësishme që të shihni punët që pakësohen me kalimin e kohës. Kjo do t’ju nxisë të bëni edhe punët më komplekse në një moment të dytë.
5.Vini një muzikë nën sfond
Studime të shumta kanë vërtetuar se të punosh duke dëgjuar muzikë rrit përqendrimin. Në këtë mënyrë ju do t’i kryeni punët tuaja në një kohë më të shkurtër.
6.Jini të sjellshëm
Shpesh mund të rezultojë e ndërlikuar të jesh i sjellshëm me ata që ju trajtojnë keq, veçanërisht kur i keni nervat copë. Nëse ndihmoni klientët apo kolegët kur kanë nevojë për ndihmë, shumë shpejt ata do t’ju shprehin mirënjohje. Nëse veproni me nervozizëm nuk do të jeni asnjëherë të lumtur.
7.Bëni pushim herë pas here
Për të qenë të lumtur në punë duhet të bëni pak pushim herë pas here. Pini një kafe, flisni me kolegë rreth e qark, apo lexoni lajme në internet. Dita juaj do të jetë më e rëndë dhe më e mërzitshme nëse ju nuk bëni ndonjë pauzë të shkurtër. Nëse punoni para kompjuterit ju duhet gjithnjë t’i çlodhni sytë tuaj. A keni provuar ndonjëherë të bëni një shëtitje në ajër të pastër? Dilni dhe merrni pak ajër, kjo do t’ju rifreskojë trupin dhe mendjen.
8.Mos bëni shumë punë njëkohësisht
Të bësh shumë punë njëkohësisht mund të duket se sjell avantazhe në afat të shkurtër. Në të vërtetë, kjo ngadalëson ritmin tuaj. Përqendrohuni në një punë të vetme. Nëse doni të përmbushni gjithë detyrat tuaja, bëni në fillim të ditës një listë të punëve urgjente që duhet të kryeni me radhë. Në fund të ditës, do t’ju japë më shumë kënaqësi nëse e keni kryer një punë ashtu siç duhet se sa të keni bërë pesë punë njëherësh të papërfunduara.
9.Mos kërkoni shumë nga vetja
Në punë nuk duhet të merrni përsipër të bëni gjëra të cilat nuk i bëni dot. Në të njëjtën mënyrë, ju nuk të pranoni të bëni shumë punë për t’u bërë favore kolegëve. Drejtuesit do ta vlerësojnë sinqeritetin tuaj në pranimin e limiteve tuaja. Në këtë mënyrë do të demonstroni aftësi organizative dhe vetëkontrolli. Mendoni më parë për përmbushjen deri në fund të punëve tuaja – vetëm atëherë mund të merrni përsipër detyra të tjera.
10.Shpërbleni veten
Nëse doni të ndiheni më të kënaqur sa i përket jetës profesionale, duhet të shpërbleni veten kur ju arrini të çoni me sukses në fund detyrat që ju janë ngarkuar. Kur të arrini përmbushjen e objektivave, ju mund t’i kushtoni kohë gjërave që ju pëlqejnë më shumë. Dilni në darkë me të dashurën/të dashurin tuaj për të festuar një sukses në jetën profesionale. Shkoni në kinema ose bëni shopping në një qendër tregtare. Veprime të tilla, mjaft shpërblyese nga ana psikologjike, mund të thyejnë rutinën dhe t’ju nxisin që të jepni më shumë në punën tuaj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook