Lidhu me ne

Aktualitet

Koha për një dekoratë dhe titull “Ballist Morina”  

Në Kroaci është arrestuar personi i quajtur Ballist Morina i cili është vendosur të ekstradohet në Serbi. Aty Morina pritet të gjykohet për ngritjen e dronit në Beograd gjatë ndeshjes së 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ngjarje cila provokoi shumë reagime.
Në Shqipëri Morina u brohorit si hero, baneri i tij Autoctonous me Ismail Qemalin dhe Isa Boletini, riprodhim i fabulës nacional-propagandistike të Kinostudios “Shqipëria e Re”, ka hyrë si mall tregu, pse jo simbol krenarie te një pjesë e popullsisë në Shqipëri. Morina u ndalua për armëmbajtje pa leje para ndeshjes Shqipëri – Serbi që zhvillohej në Elbasan, por u lëshua nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë me argumentimin se policia nuk kishte marrë masa për mbrojtje e tij.
Kësaj radhe për mosprekjen e tij po angazhohet ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Ja se çfarë thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme:
Lidhur me çështjen e arrestimit për efekte esktradimi të shtetasit shqiptar Ismail Morina, Ministri i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, që një muaj më parë sapo është njohur me ndalimin e tij, ka marrë mënjëherë kontakt me ambasadoren kroate në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga, të cilën e ka informuar në detaje për cështjen në fjalë…Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj cështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”.
Pra Ismail Morina po merr vëmendjen e autoriteteve shqiptare njësoj si Ramush Haradinaj, ndalimi i të cilit në Francë u bë pas një kërkese nga Interpol Serbia. Mirëpo Haradinaj ka një status politik, një angazhim të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka kryer funksione politike dhe ka qenë pjesë e vendimmarrjes. Çfarë përfaqëson Morina më shumë sesa një status mediatik dhe një hero të pompuar nga televizione që kanë të drejta dhe interesa ekonomike mbi kombëtaren shqiptare të futbollit që të përligjë ndërhyrje të tilla? Asgjë. Ai është një qytetar që ka probleme me ligjin, që lëviz i armatosur dhe gëzon privilegje që nuk dihet nga burojnë. Nëse shteti shqiptar kërkon të mbrojë me çdo kusht individin në fjalë, atëherë ai duhet t’i japë një status zyrtar 14 tetorit dhe që këtejntë shpallet edhe një titull i posaçëm. Mundet p.sh presidenti i ri të propozojë dekoratën “Ballist Morina” për akte të shquara që ngrenë lart krenarinë e tifozëve. Kjo politikë ka nevojë për heronjtë dhe simbolet e veta, që i gjen më së miri në stadiume. Përndryshe angazhime të kësaj natyre e bëjnë qesharak një shtet që edhe kështu nuk është se e merr kush seriozisht. Kualifikimi juridik do të mbyllte një histori që nuk nderon kënd dhe që nuk përligj heshtjen e plotë dhe injorimin që u bëhet shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë për të cilët nuk kërkohet as gjykim i drejtë, e madje letrat e ekstradimit bëhen sa më shpejt të jetë e mundur.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore5 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook