Lidhu me ne

Aktualitet

Mos ekranizoni çdo tragjedi familjare

Mos ekranizoni çdo tragjedi familjare
Çfare u arrit me ate video? Kush eshte qellimi i saj? Pse ai terror ndaj femijeve, besoj jo pak te traumatizuar edhe pas kesaj qe u ndodhi. A do munden ata te harrojne diten e sotme? Ne sot mund te shtrojme me dhjetera pyetje, mund te bejme debate profesionale, mund te perpiqemi te gjejme shkakun, a fajtorin, por a po i shohim pasojat? Ja e vrame me gure ate gruan, per te cilen nuk dime asgje. Ja e peshtyme edhe burrin qe ka ikur dhe e ka lene, edhe ata qe bene videon, madje edhe jaranin. Po femijet? Per cfare duheshin po pyes titrimet poshte? Perse ju hodh hienave moraliste kjo video? Une nuk shoh aty asnje deshire qe ti japin paqe nje familjeje. Une nuk shoh aty asnje kenaqesi profesionale. Une nuk shoh aty asnje mesazh per njerezit. Une nuk shoh aty as zemer, e as mendje. Nuk shoh as nene, e as prind. Si po kthehemi keshtu ne kanibale ndaj njeri-tjetrit? Po nje video e tille mund te jete per faqe te tjera, por jo per nje media serioze qe kerkon mes te tjerash edhe drejtimin e shoqerise? Cili ishte drejtimi ne kete rast? Ajo ceshtje duhet te ishte ne gjyq, ne mos ka shkuar. Ai duhet te vendose per marredheniet ne ate familje. E sa per moralin, ajo mbetet ne ndergjegjen e secilit prej personazheve. Por cudia ime e madhe eshte: Shiko si “tunden malet” me te tilla hukubete, qe tek e fundit jane problem i nje familjeje, nje vetem. Por askush nuk nxjerr ze per probleme qe na shqetesojne te gjithe. Si nene me dhimbsen ata femije. Si gazetare nuk jam krah kolegeve qe e shperndane kete “histori”. Si grua nuk jam ne mbeshtetje te “te pandehures”, por as “akuzueses” me kamere ne dore. Si malsore jam e lenduar deri ne asht. Media ka plot ngjarje, histori, e tragjedi per te trajtuar, e zbuluar. Kudo familjet shqiptare kane tragjedite e tyre, por kjo nuk do te thote qe duhet ti ekranizojme pa menduar pasojat qe shkaktojme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore13 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook