Jeta në Shqipërinë e vitit 2017 shpaloset çdo ditë për udhëtarët e autobusëve urbanë dhe ndërqytetas me fragmentet e saj të shpenguara, duke shërbyer si një dokument historik vizual për realitetin ku jetojmë.
Brenda një udhëtimi disa-minutësh në urbanet e Tiranës, syri të zë shitës ambulantë, fenomene të jetës qytetase si vrapimi nëpër semaforë të gjelbër për këmbësorët, vrullin e jetës në zonën e ish-Bllokut apo ngjyrat e orëve të para të mëngjesit.
“Ndodhur përpara trendit politik të foto-propagandës, ku publiku ushqehet me foto që synojnë mbështetjen e deklaratave të një politikani apo një zyrtari, për fotoreporterët është një detyrë e pashmangshme dëshmia e jetës së përditshme ashtu siç është dhe shihet nga të gjithë njerëzit,” shkruan fotoreporterja Dervishi.

Një grup udhëtarësh brenda një fugoni që udhëton nga Tirana drejt Shkodrës.

Një djalë vështron jashtë dritares së urbanit të Tiranës së Re, ndërsa kalon në sheshin “Shqiponja”.

Një shitës ambulant misrash të pjekur duket nga dritarja e urbanit të linjës Kombinat-Kinostudio.

Një udhëtar në autobusin Shkodër-Tiranë ka mbështetur dorën në xhamin e autobusit, ku po kalon një kalimtar.

Një person në karrige me rrota ecën në rrugën e Kombinatit, siç shihet nga brenda xhamit të një urbani.

Statuja e mbretit Zog në Bulevardin që mban emrin Zogu i Parë në Tiranë parë nga brenda autobusit.

Një burrë rri mendueshëm brenda një urbani në Tiranë, ndërsa në sfond duket jeta e gjallëruar e kryeqytetit.

Jeta e gjallëruar e zonës së Ish-Bllokut në Tiranë parë nga brenda një urbani të zbrazët.

Një burrë rri mbështetur në një shtyllë në Kombinat, ndërsa duket nga dritarja e një urbani në Tiranë.

Tre burra vrapojnë në një semafor të hapur për këmbësorët në zonën e Tajvanit në Tiranë, fotografuar nga brenda një autobusi.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” fotografuar nga brenda një urbani në Tiranë.

Një xhami në qendër të Shkodrës, parë nga brenda autobusit.

Korpusi i Universitetit të Tiranës i parë nga brenda urbanit.

Një grua pret në stacion mbërritjen e urbanit të unazës në Tiranë.