Lidhu me ne

Letersi

Anekdota me shkrimtarë

writers ile ilgili görsel sonucu
Jorge Luis Borges ndërsa jepte leksione si profesor letërsie në Universitet, pyeti një studente se ç’mendonte ajo për Shekspirin. Studentja iu përgjigj:
– I mërzitshëm. Të paktën me ato ç’ka shkruar deri tani.
– Ndoshta Shekspiri ende nuk ka shkruar për ju. Kushedi, e bën brenda pesë vitesh që vijnë. – i thotë Borges-i.
Kur shkrimtari spanjoll, Camilo José Cela, sapo qe shpallur fitues i çmimit Nobel, një gazetar e pyeti:
– A ju ka çuditur fitimi i çmimit Nobel në Letërsi?
– Shumë. Mbi të gjitha sepse prisja atë të Fizikës. – përgjigjet shkrimtari.
Dramaturgun nobelist, Jacinto Benavente, e vizitoi një i njohuri i tij, një dramaturg jo shumë i njohur. Duke ardhur rrotull nëpër shtëpi, i habitur nga biblioteka shumë e pasur e të zotit të shtëpisë, miku gati klithi:
– Ua, don Jacinto! Me tërë këto libra mund të shkruash kushedi sa komedi të mrekullueshme.
– Merri, miku im. Janë të gjitha në dispozicionin tuaj. – ia kthen dramaturgu.
Kur Alfonsin XIII e nderoi shkrimtarin dhe filozofin e shquar spanjoll, Miguel de Unamuno, duke i dhënë Kryqin e Madh, ky i fundit i thotë:
– Më nderoni, madhëri, duke më dhënë këtë kryq kaq të merituar.
– Po më çuditni. Shumica e atyre që e kanë marrë këtë kryq, më kanë siguruar se nuk e meritonin.
– Sigurisht, madhëri, ashtu ka qenë në rastin e tyre.
Pas 20 vjetësh, Antonio Alcalá Galiano takohet me një të njohurën e tij.
– Don Antonio, – i thotë ajo e habitur, – sa qenkeni plakur?!
– As ju nuk jeni më e re, – ia kthen shkrimtari. – Por kështu u ndodh atyre që hipin për herë të parë në anije: u duket se është toka ajo që largohet prej tyre, ndërsa ata qëndrojnë në vend.
Një gazetar në Romë, për ta provokuar Borges-in e pyet:
– A ka më kanibalë në vendin tuaj?
– Jo, – i përgjigjet shkrimtari. – Tashmë i kemi ngrënë të gjithë.
Përktheu: Bajram Karapolli
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook