Nga Fatos Kongoli
Do të kisha dashur t’i thyeja më shumë se një dhëmb, por, fatmirësisht apo fatkeqsisht nuk më lanë. Ne shqiptarët kemi një zakon të prapë, kur dy persona vendosin të rrihen, t’ia thyejnë dhëmbët njëri-tjetrit nuk i lemë.
Futemi në mes pa e peshuar nëse atyre që rrihen u pëlqen apo jo. Dhe shpesh, përveç grushtave, kur në lojë janë armët hamë ndonjë thikë në bark ose ndonjë plumb.
Falë këtij zakoni s’pata kënaqësinë t’i thyeja ndonjë dhëmb zotërisë së tij. I thashë vetëm se është shkërdhata më e degjeneruar e shtypit shqiptar. Kjo, mendoj e kompenson disi.
(Fragment nga libri “Jetë në kuti shkrepsesh”)