Lidhu me ne

Temporal

8 Cilësitë e një Njeriu të Kulturuar

Anton Çehov: 8 Cilësitë e një Njeriu të Kulturuar
  
Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar”?
A ka të bëjë me të qenët një lexues i mirë, apo të dish se si të flasësh për libra që nuk i ke lexuar, apo të kesh në përgjithësi një natyrë intelektuale? Kjo është pikërisht pyetja që autori i dashur rus, Anton Çekov (29 janar 1860-15 korrik 1904), parashtron në një letër drejtuar vëllait të tij të madh Nikolai, një artist.
Letra, e shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28, e cila u gjet në Letrat e Anton Çekov për familjen dhe shokët e tij”, shpërndan me përzemërsi dozat e një dashurie të mundimshme dhe përshkruan 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar – duke përfshirë ndershmërinë, altruizmin dhe veset e mira.
Çekov shkruan nga Moska më 1886:
Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”! Gëte dhe Njuton nuk u ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij, por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde.
Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.
Mendoj se je shumë i mirë për nga ana  e butësisë, shpirtmadhësisë, joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm, pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që të tjerët nuk e kanë: ti ke talent.
Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist. Talenti është ai që të bën të veçantë: Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka.
Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd, palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…
E shikon, jeta ka kushtet e saj. Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar, të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket, por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe banorëve përballë.

Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë:

  1. Ata respektojnë personalitetet njerëzore, dhe aty për aty, janë gjithmonë të dashur, të sjellshëm dhe të gatshëm për të bërë për të tjerët. Ata nuk bëjnë sherr për një çekiç apo sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.” Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.
  2. Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.
  3. Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.
  4. Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit. Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.
  5. Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje. Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…
  6. Ata nuk kanë krenari të cekët. Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një shou pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar…. Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.
  7. Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.
  8. Ata zhvillojnë ndjenjen estetike tek vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur. Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë. Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano).
E kështu me radhë. Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”…
Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet…
Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar.
Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç.
Është koha!
Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook