Nga Jozefina Topalli
Mjerimi është forma më e keqe e dhunës“, thoshte Gandi.
Mjerimi në Shqipëri është alarmant. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat.
Sondazhi për Ballkanin nxjerr të vërtetën e hidhur për shqiptarët: ata nuk perballojnë nevojat bazale të jetës së përditshme; ndërkohë që politika vetëm për këtë as nuk flet, as nuk pyet.
Këta janë dhe disa nga arsyet pse 56% e shqiptarëve duan të ikin.
Këto janë dhe disa nga arsyet pse mbi 200 mijë shqiptarë kanë ikur vitet e fundit.
Kjo është dhe pasoja e korrupsionit pa kufi e pa llogari…
– 30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojnë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë.
Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk janë në gjendje të paguajne faturat e dritave, ujit,
-43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohtë, përqindje këto shumë më të larta sesa në vendet e tjera.
-30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.
-25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës
-53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një i njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.
-86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi.
Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.
Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.