Shkodran Mustafi, futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Gjermaninë në jo pak raste ndan me fansat edhe emocionin e bukur që i jep e bija vetëm pak muajshe.
“Ajo është motivimi im më i madh që të jem vetja ime më e mirë”, “Përpiqem të  bëj gjithçka që të mund ta shoh buzëqeshjen tënde sa më shpesh sepse është thjesht e bukur”, “Familja vjen e para. Ka kaluar një muaj qëkur ti erdhe në jetë dhe unë e kam të vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë të dua engjëlli im i  vogël”, “Pas disa orë stërvitje intensive nuk ka asgjë më të bukur se sa të fle për pak me princeshën time të vogël”. Janë këto disa nga dedikimet që babi Shkodrani i kushton së bijës.