Cristiano Ronaldo u kurorëzua Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA për të dytin vit radhazi në Londër dhe portugezi lëshoi intervistën tradicionale për FIFA-n një ditë më pas.
Portugezi u shpreh mëse i kënaqur për marrjen e cmimit të lojtarit më të mirë në botë dhe kjo gjë e motivon atë për të vazhduar që të luajë në nivelet e larta.
“Jam i lumtur që e kam fituar këtë çmim, por ajo që unë dëshiroja fillimisht ishte që të isha i suksesshëm në karrierën time si futbollist dhe mendoj se e kam arritur këtë. Sigurisht që fitimi i trofeve dhe të qenit një prej lojtarëve që ka fituar më shumë trofe individualë në histori është një burim i madh krenarie. Është një moment i paharrueshëm në jetën time dhe më motivon për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë.”
Ndërsa i pyetur nëse do vazhdonte të ngrinte trofe me Realin, Ronaldo u përgjigj: “Sigurisht. Botërori i Klubeve është në prag dhe ai është një trofe që duam ta fitojmë. Kemi fituar Superkupën e Europës dhe të Spanjës kundër Mançester Junajtid dhe Barcelonës. Te Reali ke shansin për të fituar gjithçka.”