Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë,
ç’ke  harruar në shtëpi?
Mos vallë stilolapsin,
a mos bojërat në kuti?
Ç’ke harruar moj Valbonë,
që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gjë s’kisha harruar,
po kur ika u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
*Vjershë në Abetare