Kryqëzimi i të dy duarve për të realizuar shqiponjën dykrenare, është tashmë  simboli më i dashur për shqiptarët në të gjithë botën.
Një gjest ky i pranuar gjerësisht dhe i përdorur nga të gjithë, por askush nuk është interesuar të zbulojë se kur i ka fillesat ky simbol.
Por, tashmë jemi më shumë se kurrë afër kësaj të vërtete. Tenori shqiptar Bashkim Paçuku ka deklaruar se ai është artisti që ka përdorur për herë të parë simbolin i shqiponjës dykrenare me dy duar në gjoks  në vitin 1989, në Festivalin internacional të Shansonës në Rogashka Sllatina të Sllovenisë.
Por, Bashkim Dyla shprehet se 7 vite para tij, në vitin 1982 ka qenë shqiptari i parë që ka bërë këtë simbol. Dhe ashtu si tenori e shoqëron deklaratën e tij me një fotografi.