Lidhu me ne

Kryesore

Myslimani 86 vjeçar ndërton i vetëm një kishë në Pukë të Shqipërisë.

Nga fillimi i këtij viti bëri bujë historia e një burri në Spanjë i cili kishte dedikuar gjithë jetën e tij për të ndërtuar një katedrale i vetëm. Ishte një histori përtej së zakonshmes që ia vlente për vëmendjen e medias botërore. Megjithatë, mua më bëri të kujtoj se një mjeshtër në moshë në fshatin tim ka përfunduar një kishë fillikat i vetëm por pa marrë (e pa pritur) vëmendje nga mediat.
Vendosa që kur të bëj vizitën e radhës në Kryezi të Pukës do të ndaloj e ti bëj respektet njeriut që ndërtoi një kishë me duart e veta. Në njëfarë mënyre isha edhe kurioz të kuptoj motivimin e tij për këtë vepër.
Ylli Rrapi, tashmë 86 vjeçar por ende plot energji, u paraqit tek vepra e tij një ditë vjeshte plot diell. Ishte i veshur bukur, me mustaqe e kapele siç i ka hije një zotërie të moshës së tij në këto anë dhe i qeshur si gjithmonë. Ylli është mjeshtër i përkryer – kryesisht mjeshtër i gurit por edhe me talente të tjera.
Përgjatë një karriere prej afro 70 vjetëve, ai ka ndërtuar më shumë së 100 shtëpia banimi. Kisha është një ndër projektet e tij fundit përgjatë kësaj karriere kur ai ishtë në moshën “e re” 82-vjecare. Unë e njoh shtrëngimin e fortë të dorës së tij që në fëmijëri dhe është mbresëlënëse që ajo dorë vazhdon të jetë po aq e fortë.
Me plot zell Ylli më tregoi rreth e rrotull objektit, sfidat përgjatë ndërtimit e detajet historike të kishës. Edhe pse është dashur të rindërtohët nga themelet, kisha i përmbahet traditës së ndërtimit të Shqipërisë së Naltë, por në veçanti ngjall kureshtje simbolika e saj.
Dritaret nga jashtë ndjekin stilin gotik me një kulm të mprehtë, kurse nga brënda dritaret janë në formën e harkut romak. Unë nuk jam specialist i fushës por më ngjason deri diku me kishën e vjetër të Vaut të Dejës, që shqiptarët mbase e njohin nga kartmonedha prej 10-mijë lekësh (të vjetra).
Ka qenë një kishë këtu që ishte e shenjtë si për katolikët si për myslimanët e kësaj zone” shpjegon Ylli.
Komunistat e shkatërruen bashkë me lisat e qarrat shekullor për të krijuar një dylym tokë më shumë për kooperativën”.
Mësoj që lisat e vjetër të qarrit konsideroheshin si monument kulture.
Thuhet që kisha e vjetër qëndronte aty që prej më shumë se 800 vjetësh. Relacioni i Frang Bardhit i vitit 1637 e përshkruan këtë kapelë bashkë më lisat e mëdhenj. Yllit i është dashur të bëjë kompromis me shumë gjëra por në shumë detaje ai i ka qëndruar besnik historisë.
Me shumë kujdes ai i ka gjurmuar gurët e kishës së vjetër tashmë nëpër mure mbajtëse të arave përreth ose të varrosur në dhè nga dekadat duke i pastruar për ti vendosur në cakun që ju takon. Dritaret janë një shembull. Por gjëja më mbresëlënëse janë dy gurët e qoshes që mbajnë mbi shpatulla harkun sipër portës në hyrje të objektit. Njëri nga këto mbart shenjën e kryqit, tjetri mbart një “X”
Ylli thotë që këta gurë “tregojnë sa e vjetër është [kisha]”. Pas pak hetimeve nëpër internet konfirmova që shenja “X” u përdorte në kishat e hershme bashkë me kryqin.
Në një vënd si Shqipëria ku historia pak respekt gjen, të bëhet zemra mal kur sheh që këto detaje të rëndësishme nuk i shpëtojnë syrit të mjeshtrit.
Ylli më shpjegon që kjo kishë e dedikuar Shën Prendës [Venera, Veneranda] ka një vend të veçantë në këto anë sepse këtu vinin e luteshin njerëz që kishin probleme me lindjen e fëmijëve, përfshi edhe myslimanët.
“Për sa kohë që mbaj mend unë” – thotë Ylli, “këtu nuk është varrosur kush”. Lidhja më Shën Prendën e problemeve të fertilitetit të bën të kuptosh pse kisha është e rëndësishme si për myslimanët, ashtu edhe për katolikët.
Përveç kishës së Shën Prendës, në Kryezi ka dy kisha të tjera e dy xhami. Harmonia fetare është për tu marrë shembull si kudo në Shqipëri. Ylli më duket besimtar po nuk është nga ata njerëz që ia dedikojnë jetën fesë siç ishte shembulli i spanjollit që përmenda në fillim të këtij shkrimi.
E pyeta se cfarë e motivoi atë për t’i hyrë kësaj pune me gjithë ato shpenzime. Ylli shpjegon që “ky monument u prish nga regjimi [komunist]. E kam ndërtuar që ta gëzojnë brezat që vijnë, këtu e 800 vjet të tjera”.
Qartazi, Ylli e ka bërë gjithë këtë punë për t’i rikthyer komunitetit diçka që më parë i ishte privuar nga diktatura – mbase besimi ka një rol dytësor këtu. Më duket se Ylli ndërtoi këtë ‘tempull’ për të sjellë njerëzit së bashku, nëpërmes sharmit mistik e historisë së cilës nuk i njihet pikë-nisja.
Po për sa i përket brezave që do vijnë? Djemtë e nipat e Yllit jetojnë e punojnë në Itali, ata do ta gëzojnë kishën pak ditë në vit. Fatkeqësisht, Liza (gruaja e Yllit) nuk është më në mes nesh. Ylli jeton i vetëm në një kullë 3.5 katëshe që mund të ishte pallati i ndonjë aristokrati (të cilën ai e ka ndërtuar vetë, natyrisht). Një njeri i vetëm. Një njeri për të gjithë. A nuk do të thotë kjo që gjesti i tij është një altruizëm i pastër?
Kësaj vepre ai do t’i shtojë disa qiparisa (selvia) për ta quajtur të kryer. Edhe këto ai mendon t’i paguajë me pensionin e vet.
Kësaj vepre ai do t’i shtojë disa qiparisa (selvia) për ta quajtur të kryer. Edhe këto ai mendon t’i paguajë me pensionin e vet.
Mësova që familja e tij hapi dyert e shtëpisë (një kullë e vjetër e ndërtuar sipas traditës e cila qëndron edhe sot) për ta kthyer atë në shkollën e parë të fshatit në vitet ’30. Kjo më bën të besoj që në familjen e Yllit rrjedh një shpirt komunitar. Do kisha dashur që më shumë shqiptarë të jenë si Ylli e familja e tij.
I shtrëngova dorën e fortë edhe një herë këtij burri të vogël por punë-madh e shpirt-madh. Ndjehem i frymëzuar nga ky njeri që ndërtoi një monument për lirinë e ri-fituar, një tempull për komunitetin – në moshën 82-vjecare. Akti i Yllit është një gjest altruizmi komunitar i pashoq. Sikur më shumë njerëz nëpër botë të ishin si ai!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook