Lidhu me ne

Aktualitet

Renditja: Gjimnazet dhe 9-vjeçaret më të mira të Tiranës

Renditja: Gjimnazet dhe 9-vjeçaret më të mira të Tiranës
Pranvera Kola-Dita
Pas vlerësimit të një sërë treguesve që kanë të bëjnë me rezultatet e arritura në provimet e maturës shtetërore, provimet e lirimit, numrin e mungesave, largimin e nxënësve nga shkolla, etj, Drejtoria Arsimore e Tiranës, ka detajuar edhe renditjen e gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare që listohen si më të mirat, si dhe ato që kanë rezultatet më të ulëta të matura përgjatë vitit mësimor 2016-2017.
Vlerësimi është realizuar mbi shtatë tregues, matja e të cilave është kryer në të njëjtën kohë si në shkollat e arsimit parauniversitar publik, ashtu edhe në ato private. Në vijim të shkrimit do të plotë renditjen e shkollave sipas Kartës së Performancës, që ofron të dhëna për arritjet e çdo shkolle gjatë një viti mësimor, rezultatet e të cilës u shërbejnë prindërve, drejtuesve, mësuesve, nxënësve, mbi cilësinë e arsimit parauniversitar.
Vlerësimi i gjimnazeve
Referuar treguesve mbi arritjet e realizuara gjatë vitit të shkuar mësimor, listën si gjimnazi më i mirë në kryeqytet e kryeson Shkolla “Sami Frashëri”, e ndjekur më pas nga Shkolla “Qemal Stafa”.
Ndërsa në vend të tretë dhe të katërt rezultojnë të jenë me pikë të barabarta Shkolla “Ismail Qemali”, si dhe Shkolla “Petro Nini Luarasi”. Ndër shkollat që kanë raportuar treguesit më të dobët janë Shkolla “ Kostandin Ksristoforidhi” që listohet e fundit, si dhe Shkolla “Sandër Prosi”, në të cilat nota mesatare e provimeve të maturës, numri i mungesave të nxënësve, si dhe largimet nga shkolla pa mbaruar viti mësimor rezultojnë të jenë më të lartat krahasuar me gjimnazet e tjera të vlerësuara.
Vlerësimi i shkollave 9-vjeçare
Vlerësimi i shkollave 9-vjeçare është realizuar mbi bazën e treguesve të tillë, si: përqindja e nxënësve kalues në provimet e lirimit, nota mesatare e shkollës në provimet kombëtare të lirimit, pikët mesatare në testimin e realizuar për klasat e pesta, realizimin e objektivave të planit vjetor, përqindja e mungesave të bëra nga nxënësit, numri i nxënësve të larguar, si dhe treguesi mbi numrin e fituesve që secila shkollë ka realizuar në konkurrimin rajonal. Sa i takon realizimit të këtyre treguesve, në radhët e shkollave 9-vjeçare publike, lista kryesohet nga Shkolla “Emin Duraku”, e cila renditet në vend të parë sa i takon arritjeve të realizuara. Ndërsa pas saj vijnë Shkolla “Mihal Grameno”, si dhe Shkolla “Misto Mame”. Pikët më të ulëta sa i takon plotësimit të treguesve i kanë Shkolla “Avni Rustemi”, e cila është e fundit në listë, si dhe Shkolla “At Zef Pllumbi”.
Sa i takon numrit të mungesave rekord mbajnë nxënësit e Shkollës “Hasan Prishtina”, me 6 për qind. Ndërsa sa i takon rezultateve të dala nga testimi i klasave të pesta, rezultatet më të dobëta i raportojnë nxënësit e Shkollës “Lidhja e Prizrenit”.
Vlerësimi i shkollave private
I njëjti vlerësim nëpërmjet Kartës së Performacës është realizuar edhe në gjimnazet dhe shkollat 9 vjeçare private që ushtrojnë aktivitet në kryeqytet. Referuar këtyre institucioneve, listën e gjimnazeve më të mira e kryesojnë Shkolla “M. Akif”, si dhe Shkolla “Ernest Koliqi”. Me rezultatet më të dobëta prezantohet Shkolla “Guinness”.
Ndërsa sa i takon rankimit të shkollave të arsimit të detyruar, lista kryesohet nga Shkolla “Rreze Drite”, ndërsa me rezultatet më të ulëta është “Qatar Collage”.

Klikoni për të parë renditjen e shkollave 9-vjeçare publike

Klikoni për të parë renditjen e shkollave 9-vjeçare private

Klikoni për të parë renditjen e gjimnazeve publike

Klikoni për të parë renditjen e gjimnazeve private

Klikoni për të parë renditjen e shkollave të Ciklit të Lartë

Klikoni për të parë renditjen e shkollave të Ciklit të Ulët

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook