Lidhu me ne

Aktualitet

Mbyllet përfundimisht kompania celulare ‘Plus’, ja çfarë do ndodhë me klientët

Mbyllet përfundimisht kompania celulare ‘Plus’, ja çfarë do ndodhë me klientëtTregu i telefonisë celulare do të mbetet me tre operatorë. Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar transferimin e frekuencave të Plus Communication, operatorit të katërt në treg, tek dy operatorët më të mëdhenj, Vodafone Albania dhe Telecom Albania.
Konkurrenca bën të ditur se Plus Communication kishte kërkuar që në muajin korrik konsultim paraprak lidhur me transaksionin e pritshëm që do të ndodhte në tregun e telefonisë celulare. Ndërkohë edhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kishte dhënë miratimin paraprak për transferimin e frekuencave dhënë në përdorim sipërmarrësit Plus tek dy operatorët e tjerë celularë dhe konkretisht Vodafone dhe Telekom.
Konkurrenca bëri të ditur edhe arsyen pse Plus kërkoi transferimin e frekuencave. “Për shkak të vështirësive financiare ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celular sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën. “Gjatë gjithë viteve të operimit në treg, që nga viti 2010, shoqëria ka rezultuar me humbje të konsiderueshme…. Humbja e akumuluar në vite kapin shifra të konsiderueshme rreth 6.1 milion lekë dhe për këtë arsye aksionaret e shoqërisë kanë ndërmarre dy herë masa ristrukturimi të kapitalit për të mbuluar humbjet.”
Konkurrenca argumenton se ligji i konkurrencës parashikon se një përqendrim mund të mos ndalohet në rastet kur ndërmarrja palë në përqendrim rrezikon seriozisht të falimentojë dhe nuk ka mundësi për riorganizimin e veprimtarisë së saj ose ndërmarrja duhet të dalë nga tregu në një të ardhme të afërt, pavarësisht forcimit të pjesë së tregut të ndërmarrjeve palë në marrëveshje.
Në bazë të marrëveshjes me operatorët, Vodafone dhe Telecom Albania do të ndajnë përdorimin e frekuencave dhënë në përdorim Plus nga AKEP për kohëzgjatjen e mbetur respektivisht. Edhe operatori i tretë i telefonisë celulare, Albetecom, është shprehur se nuk ka më interes të përdorë, të gjithë apo një pjesë të frekuencave që ju janë akorduar Plus nga AKEP, dhe se për këtë arsye nuk ka asnjë pretendim në të tashmen apo në të ardhmen, kërkesa apo kërkime në rast se këto frekuenca do ti transferohen të tretëve (përfshirë operatorët e tjerë shqiptarë).
Tregu i telefonisë celulare qarkullon rreth 270 milionë euro në vit.
Pjesët e tregut të operatorëve celular për treguesin përdorues aktiv telefoni për tremujorin e parë të viti 2017 janë: Vodafone 48.22%, Telekom Albania 33.95%, Albtelekom 12.6% dhe Plus 5.23%. Për vitin 2016 pjesët e tregut janë: Vodafone 50.8%, Telekom Albania 30.7%, Albtelekom 13.1% dhe Plus 5.4%, nga ku vihet re ulje e pjesës së tregut te Vodafonit, Albtelekom dhe Plus. Duke pasur parasysh treguesit e mësipërm Vodafone është konkurrenti me pjesë më të madhe në treg, më pas vjen Telekom Albania, Albtelecom dhe në fund konkurrenti me pjesë tregu më të vogël, Plus.
Konkurrenca ka dhënë miratimin për kalimin e frekuencave nga Plus te Vodafone dhe Telecom Albania, duke argumentuar se: Nuk krijohen deformime te konkurrencës; Nuk dëmtohet përdorimi i rregullt , i sigurt dhe eficent i spektrit te frekuencave; Rritet eficenca e përdorimit të spektrit të frekuencave; Mbrohet interesi public; Realizohet transparenca e nevojshme e parashikuar ligjërisht.
Çfarë do të ndodhë me konsumatorët
Konkurrenca në raportin e saj bën të ditur se pas marrëveshjes pritet që rreth 208 mijë pajtimtarët aktive të Plus-it nga të cilët rreth 5.8 mijë pajtimtar me kontratë10, të jenë përpara zgjedhjes së njërit prej 3 operatoreve të mbetur në treg, por vlerësimi i saktë i treguesve të pjesës së tregut është e pamundur në këtë fazë për faktin se:
-Pas transaksionit, çdo klient i Plus do të pyetet paraprakisht për përzgjedhjen e operatorit që do të zgjedhe për marrjen e shërbimit në vijim.
– E drejta e portabilitetit të numrit, sipas kuadrit ligjor në fushën e telekomunikacionit, i jep liri zgjedhjeje çdo klienti në përzgjedhjen e operatorit që dëshiron.
– Ulja e tarifave të terminimit on-net/off-net do të ulë kostot e klientëve pavarësisht operatorit nga i cili përfiton shërbimin.
Sipas AKEP, pas realizimit të përqendrimit, pajtimtarët ekzistues, por edhe ata të rinj  do të kenë mundësinë të përfitojnë shërbim celular me cilësor si rrjedhojë e shtimit të kapacitetit të spektrit në dispozicion të tyre.
Konkurrenca e pranon se reduktimi i numrit të operatorëve mund të sjellë rritje të çmimeve, por tregu mund të mbahet gjithë kohën në monitorim.
Portabiliteti i numrit, unifikimi i tarifave in-net dhe off- net (Brenda dhe jashtë rrjetit)  si dhe fakti qe më shume se 90% e përdoruesve të telefonisë celulare kanë shërbim me parapagesë, rrisim mundësinë e lëvizshmërisë së klientëve dhe ulin mundësinë që klientët e Plus të kalojnë të gjithë në operatorin Vodafone.
Në rastet kur transferimi i klientëve do të ndahet në tre operatoret në treg, Vodafone do të vazhdojë të ketë pjesën më të madhe të tregut dhe Telekom e Albtelecom me pjesë të qëndrueshme tregu.
Në përfundim të analizës ekonomike vlerësojmë se për shkak të strukturës oligopolistike të tregut të telefonisë celulare, barrierave në hyrje për shkak të licensave të dhëna, pjesës së ulet të tregut që zotëron ndërmarrja PLUS, konkurrenca mendon se dalja nga tregu e operatorit Plus mund të sjellë ndryshime të strukturave të tregut. Konkurrenca konstaton se se Vodafone Albania mund të rrisë pjesën e tregut në shërbimet që ofron, por duhet të theksojmë se rritja e pjesës së tregut pas përqendrimit do të këtë ndikim te vogël në treg për shkak të pjesës së vogël të tregut që zotëron Plus Communication.
Pas transferimit në tregun e telefonisë celularë do të ofrojnë shërbimin e tyre tre operator nga të cilët Vodafon Albania SHA ka pozitë dominuese në treg18 e ndjekur nga Telekom Albania dhe Albtelecom. Pas transferimit AKEP do të vendosë kushte në Autorizimet Individuale që do të lëshohen në kohën e fillimit të shfrytëzimit të spektrit dhe mbulimit për të berë të mundur rritjen e efektivitetit të përdorimit dhe shmangien e mbajtjes së bllokuar të tij.
(Burimi: Monitor.al)
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix4 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix4 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix4 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix4 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix4 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar5 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport5 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix5 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix5 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook