Lidhu me ne

Aktualitet

Duhet Vetting edhe në universitete

Duhet Vetting edhe në universitete
Nga ARTUR  AJAZI
Reforma në sistemin e arsimit të lartë në vendin tonë, është padyshim një nga nevojat më të mëdha, pasi është e qartë se përmbushja e objektivave si ajo e integrimit europian, varet nga suksesi i zbatimit të kësaj reforme. Por gjithsesi në thelb, qëllimi i kësaj reforme është bërja e mundur e ndërtimit të një sistemi arsimor perfekt, që nis nga parimet universale siç janë profesionalizmi, integriteti, pavarësia dhe përgjegjshmëria. Nevoja e kësaj reforme ka bërë të mundur që ky proces të futet në fazën më të rëndësishme të ndryshimeve të mëdha ligjore, duke përfshirë edhe ndryshime kushtetuese. Deri tani rreth nevojës së reformimit  të sistemit të arsimimit universitar në vendin tonë, si një parakusht mbetet profesionalizmi.
Reformimi i arsimit  të lartë (universitar)  nuk mund të jetë vetëm diçka formale  dhe vetëm me  ndryshim të legjislacionit, por duhet të jetë një reformë  rradikale, madje  duke zbatuar edhe atje procesin e  Vettingu-t. Kjo pasi është  pikërisht ky sistem i arsimit të lartë, që përgatit specialistë të fushave të ndryshme, si dhe mundëson një ndryshim tërësor të mentalitetit mbi vlerësimin, rekrutimin, dhe përshtatjet e bërthamave shkencore në universitetet tona publike. Aktualisht, sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri vuan nga disa probleme kronike, që lidhen me programet mësimore  që mundësojnë mbivendosje masive të dijeve nga një lëndë në tjetrën, dhe nga një program mësimor në tjetrin.  Madje në  shumicën e rasteve, programet (master) janë një përsëritje e njohurive të nivelit “bachelor” dhe nuk paraqesin  ngritje profesionale, e krahasueshme me ato të vendeve europiane.
Një prej problemeve që u shtohen problemeve të tjera mbetet edhe ai i   rekrutimit  të personelit akademik  dhe  administrativ, duke krijuar shpesh  dyshime për lidhje dhe  emërime  nepotike, pa zbatuar kriterin e meritokracisë, si dhe lidhje të forta  familjare,  dyshim ky i lidhur  edhe me  marrjen e gradave shkencore dhe titujve akademikë. Madje këto të fundit janë lajuar të jepen edhe nga institucionet private të arsimit të lartë.  Mungesa e zbatimit të kriterit të meritokracisë në sistemin e vlerësimit  të karrierës profesionale,  ka sjellë si model studentin  e dobët, neglizhent, që nuk lexon  dhe që urren literaturën  dhe që provimin e merr me rryshfet.
Sot si asnjëherë më shumë, Vetting-u mbetet një nevojë urgjente edhe në universitetet tona publike, duke nisur nga fakultetet, dekanatet, departamentet, rektoratet, administrata etj. Kjo për faktin se prej 27 vitesh, pranimet, punësimet dhe rekrutimet e stafit  akademik, dhe zyrtarëve të tjerë  janë bërë shpesh mbi baza njohjesh, tarafesh dhe jo mbi baza meritokracie , profesionalizmi, duke dëmtuar rëndë imazhin e çdo universiteti  dhe duke stopuar prej vitesh revolucionin e bërthamave dhe kërkimeve shkencore. Mjafton ti rikthehesh procesit të akreditimit dhe do të bindesh se në universitetet tona publike ka nevojë urgjente për reformim të thellë, për një Vetting të imtëzuar, që do të spastronte “barin e keq” nga stafet akademike, dhe do të rriste performancën e atyre që kanë marrë “pasaportën” e pedagogut dhe akademikut, me aftësi profesionale dhe jo lidhje të tjera të cilat përfliten prej vitesh në këto institucione arsimore.
Ashtu si edhe procesi akreditimit, edhe Vertting-u, në universitetet tona publike duhet bërë nga profesorët dhe elita e institucioneve tona akademike.  Ka lindur si nevojë urgjente që nga universitetet tona publike të largohen ata që nuk plotësojnë asnjë kusht dhe kriter të meritokracisë dhe profesionalizmit, ata që në vite e vite nuk kanë kryer qoftë edhe një kërkim shkencor dhe kanë sot grada dhe tituj shkencorë, ata që në gjithë këto vite e kanë kthyer institucionin dhe rektoratin në “strehë” për të papunët e familjes, farefisit, dhe që shpesh ekipet e kontrollit u kanë zbuluar dhe skandale të tjera financiare.
Ka ardhur koha që arsimi lartë të vihet në binarë të sigurtë, duke realizuar  me sukses Vetting-un, që pastaj fakultetet  të nxirrnin  breza të pergatitur profesionalisht dhe jo thjesht studentë me një librezë notash të blera. Kryerja e këtij procesi, do ti priste rrugën  edhe lidhjeve korruptive që kanë vite që kanë mbërthyer segmente të veçanta në universitetet tona publike, si një njollë e zezë që po nxjerr zbuluar mangësi të tjera në tërësinë e problemeve që ka sot arsimi i lartë në Shqipëri.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook