Lidhu me ne

Temporal

Beteja e trurit

Google kryeson garën për sundimin e inteligjencës artificiale. Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në teknologjinë transformuese
The Economist
Duke kryesuar skenarët e filmave të Hollivudit, kopertinat e revistave dhe tufat e gazetave, gara mes inteligjencës artificiale (IA) dhe njerëzimit ka tërhequr shumë vëmendje.
Parashikuesit e katastrofave lajmërojnë se IA mund të zhdukë vende pune, të thyejë ligje dhe të nisë luftëra. Por parashikime të tilla i përkasin së ardhmes së largët. Konkurrenca sot nuk është mes njerëzve dhe makinerive, por mes gjigantëve botërorë të teknologjisë, që po investojnë ethshëm për të pasur kryesimin mbi njëri-tjetrin në IA. Një rritje eksponenciale në disponueshmërinë e të dhënave digjitale, forca e fuqisë llogaritëse dhe ekselenca e algoritmeve ka ushqyer ngazëllim rreth këtij këndi dikush të errët të shkencës kompjuterike. Firmat më të mëdha teknologjike të Perëndimit, përfshirë Alphabet (Prind i Google), Amazon, Apple, Facebook, IBM dhe Microsoft po investojnë shuma të mëdha për të zhvilluar kapacitetet e tyre të inteligjencës artificiale, ashtu po bëjnë edhe kolegët e tyre në Kinë. Megjithëse është e vështirë të ndash investimet e firmave teknologjisë në IA nga llojet e tjera, deri tani më 2017 kompanitë globalisht kanë plotësuar rreth 21.3 miliardë dollarë në shkrirje dhe përvetësime lidhur me IA, sipas PitchBook, një sigurues të dhënash, ose rreth 26 herë më shumë se në 2015–ën.
Të nxënit e makinerive është një degë e IA që është më e rëndësishmja për këto firma. Kompjuterët analizojnë përmes të dhënash për të njohur modelet dhe për të bërë parashikime pa qenë të programuar në mënyrë të qartë për ta bërë këtë. Teknika përdoret tani në të gjitha mënyrat e aplikimeve në industrinë e teknologjisë përfshirë synimet e reklamave online, rekomandimet e produkteve, realiteti i shtuar dhe makinat që ngasin vetë. Zoubin Ghahramani, që drejton kërkimin e IA në Uber, beson se Inteligjenca artificiale do të jetë transformuese me lartësimin e kompjuterëve. Për të kuptuar impaktin potencial të IA-së duhet t’i hedhësh një sy bazës së të dhënave. Nga viti 1980, këto e bëjnë të pakushtueshme depozitimin e informacionit, nxjerrjen e tablove dhe menaxhimin e detyrave njohëse si menaxhimi i inventarit. Baza e të dhënave ka fuqizuar brezin e parë të softuerëve; IA do të bëjë hapin e radhës edhe më parashikues dhe përgjegjës, thotë Frank Chen nga Andreessen Horowitz, një firmë investuese në kapital. Një aplikacion si Gmail-i i Google, që skanon përmbajtjen e email-eve dhe sugjeron përgjigje të shpejta me një prekje në pajisjet celulare, në një shembull më të hershëm të asaj çka mund të vijë. Siç ka ndodhur me valët e kaluara të teknologjisë së re si shkëlqimi i kompjuterëve personalë dhe telefonia celulare, IA ka potencialin të shkundë bizneset e gjigantëve të teknologjisë duke i ndihmuar ata të rishikojnë veprimet ekzistuese dhe të ëndërrojnë sipërmarrje të reja. Por gjithashtu vjen me një ndjenjë kërcënimi. “Nëse je një kompani teknologjike dhe nuk po ndërton IA si një aftësi bërthamë, atëherë po e përgatit veten për një shpikje nga jashtë”, thotë Jeff Wilke, shefi ekzekutiv i “konsumatorit botëror” në Amazon dhe ndihmës i Jeff Bezos.
Ushqyer nga rivaliteti, shpresat e larta dhe promocioni, shpërthimi i IA-së mund të ndihet si vërshimi i parë i arit në Kaliforni. Megjithëse firmat kineze si Baidu dhe Alibaba gjithashtu po investojnë në IA dhe po e vendosin në tregun vendës, mbrojtësit më të dukshëm janë firmat teknologjike të Perëndimit. Alphabet është gjerësisht i perceptuar si në krye. Ka nxjerrë përfitime të mëdha nga IA prej vitesh dhe ka kërkuesit më të njohur. Por janë ditët e para dhe gara është larg fundit. Në vitet e ardhshëm, firmat e mëdha teknologjikë do të shkojnë kokë më kokë në tre mënyra. Ata do të vazhdojnë të konkurrojnë që talentet t’i ndihmojnë në trajnimin e “trurit” të korporatës; ata do të përpiqen të aplikojnë të nxënit e makinerive në bizneset e tyre ekzistuese në mënyrë shumë më efikase se rivalët; dhe ata do të përpiqen të krijojnë qendra të reja fitimesh me ndihmën e IA-së.
Dijetarët idiotë
Nguti më i shfrenuar është për talent njerëzor, që është shumë më skars se çdo fuqi të dhënash apo kompjuterike. Kërkesat për “ndërtues të IA” që mund të aplikojnë teknikat e mësimit të makinerive ndaj mbledhjeve të mëdha së të dhënave në mënyrë krijuese është fryrë, duke e tejkaluar shumë numrin e studentëve më të mirë që kanë studiuar teknikat.
Sot, sistemet e IA-së janë si “dijetarë idiotë”, thotë Gurdeep Singh Pall i Microsoft.
“Ata janë të shkëlqyer në atë që bëjnë, por nëse nuk i përdor në mënyrën e duhur, është një katastrofë”. Punësimi i njerëzve të duhur mund të jetë kritik për mbijetesën e një firme (disa startup-e dështojnë për mungesën e aftësive të duhura të Ia-së) që ka vendosur një tendencë të firmave në rrëmbimin e departamenteve akademike në punësimin e profesorëve dhe studentëve përpara se të përfundojnë studimet.
Panairet e punës tashmë i ngjajnë të çmendurës “Ulja e së Premtes së Zezë së Ditës së Falënderimeve në Walmart”, thotë Andrew Moore, dekan i shkollës së shkencës kompjuterike të Universitetit Carnegie Mellon, një institut pionier në Ia (departamenti robotik i së cilës u rrëmbye bujshëm prej Uber–it më 2015–ën). Konferencat akademike, si Sistemet Përpunuese të Informacionit Nervor në Long Beach, Kaliforni, ka dyfishuar vendet për të blerë talente. Rekrutuesit më të mirë janë yjet e akademisë së IA-së; njerëz si Yann LeCun i Facebook dhe Geoffrey Hinton i Google- të dy ish-profesorë që mbajnë lidhje me universitetin – mund të tërheqin të tjerët për të punuar krah tyre. Patentimi mund të shërbejnë si tërheqje, nëse pagat e mëdha nuk joshin mjaftueshëm. Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, kompanitë blejnë të gjithë startup-in. Industria e teknologjisë së pari, u vu në dijeni të kësaj tendence më 2014–ën, kur Google shpenzoi një shumë prej 500 milionë dollarësh në DeepMind, një startup pa të ardhura apo produkt të marketueshëm por një ekip i kërkuesve të “të mësuarit të thellë”; pas ujdisë ata hartuan një program që mundi kampionin e botës në “Go” një lojë antike tavoline. Firma të tjera gjithashtu kanë derdhur para për të blerë startup-e që humbasin para, që vlerësohen tipikisht jo në fitimet e ardhshme apo në shitjet, por marrin një çmim për çdo punonjës që mund të jetë i barabartë me 5-10 milionë dollarë.
Pas dyerve të mbyllura
Kompanitë kanë filozofi të ndryshme për mënyrën e marrëveshje me stafin. Disa, si Microsoft dhe IBM, investojnë fort në kërkimin e IA-së dhe botojnë një numër të madh studimesh, por nuk u kërkojnë studiuesve të aplikojnë zbulimet e tyre në aktivitete që prodhojnë para. Në një qëllim të kundërt janë Apple dhe Amazon, që nuk kanë iniciative të mëdha kërkimore, përveç gjithë punës për të ushqyer produktet dhe janë gojëkyçur ndaj punës së tyre. Google dhe Facebook janë diku në mes kur bëhet fjalë nëse kërkuesit duhet të mundohen vetëm në sipërmarrje që prodhojnë para. Beteja intensive për talente mund të detyrojë kompanitë e heshtura të bëhen pak më të hapura. “Nëse u thua ‘eja puno me ne por nuk mund t’i thuash askujt se me çfarë po merresh’ atëherë ata nuk do të vijnë, sepse është njësoj si të vrisnin karrierën e tyre”, sqaron z. LeCun, që drejton laboratorin e kërkimit të IA-së në Facebook. Kjo marrëveshje mes sekretit dhe nevojës për të tërhequr njerëz që aplikohet ndaj gjigantëve kinezë, që po përpiqen të caktojnë avanpostën Perëndimore dhe të punësojnë kërkues amerikanë. Baidu ka hapur dy laboratorë kërkimi me fokus IA në Silicon Valley, më 2013-ën dhe këtë vit. Kërkuesit e IA-së në Perëndim i rendisin ata shumë lart por preferojnë të punojnë për gjigantët amerikanë, pjesërisht për shkak të transparencës së tyre relative.
Nëse kompanitë mund të joshin njerëzit e duhur në IA, efekti është të zgjerohen në krahun e punës në mënyrë eksponenciale. Ia është “si të kesh një milion stazhierë” në dispozicionin tënd, thotë Benedict Evans i Andreessen Horowitz. Kjo fuqi përllogaritëse është e integruar më pas në bizneset ekzistuese të firmave. Avantazhet e IA janë më të dukshme në parashikimet e firmave se çfarë dëshirojnë përdoruesit. Rekomandimet e automatizuara dhe sugjerimet janë përgjegjëse për afro tre të katërtat e asaj çka njerëzit shohin në Netflix për shembull, dhe më shumë se një e treta e asaj çka njerëzit blejnë në Amazon. Facebook-u që ka në pronësi aplikacionin popullor Instagram, përdor të mësuarit e makinerive për njohjen e përmbajtjes së postimeve, fotografive dhe videove dhe shfaqin gjëra me rëndësi përdoruesve, si edhe filtrojnë bllokimet. Në të kaluarën i ka renditur postimet në mënyrë kronologjike, por servirja e postimeve dhe reklamave për nga rëndësia i mban përdoruesit më të angazhuar. Pa mësimin e makinerive, Facebook nuk do të kishte arritur kurrë shkallën e tij aktuale, argumenton Joaquin Candela, kreu i aplikimit të grupit të IA-së. Kompanitë që nuk përdorin Inteligjencën artificiale në kërkim, ose janë vonë për të, hasin vështirësi, si në rastin e Yahoo-së dhe motorit të saj të kërkimit si edhe Bing-u i Microsoft-it. Amazon dhe Google kanë shkuar më tej në aplikimin e Inteligjencës artificiale në një gamë veprimesh. Të nxënit e makinerive e bëjnë Amazon online dhe veprimet fizike më efikase. Ka afro 80 mijë robotë në qendrat e përmbushjes së tij dhe gjithashtu përdor IA-në në kategorizimin e inventarit dhe vendos se cilët kamionë do të ngarkojnë pakot. Për porositë ushqimore, ka aplikuar një vizion kompjuterik për të njohur se cilat luleshtrydhe apo fruta të tjera janë të pjekura dhe mjaftueshëm të freskëta për t’u shpërndarë te konsumatori dhe po zhvillon drona autonomë që një ditë do të dorëzojnë porositë.
Sa i përket Google-it, përdor IA-të për të kategorizuar përmbajtjen në YouTube, website-in e tij të videove online dhe të nxjerrë jashtë ndonjë material të kundërshtueshëm dhe gjithashtu, për të identifikuar njerëzit dhe për t’i grupuar në aplikacionin e tij, Google Photos. IA është gjithashtu e trupëzuar në Android, një sistem veprues, duke e ndihmuar të punojë më butë dhe të parashikojë se në cilat aplikacione janë të interesuar njerëzit. Google Brain mbahet në fushën e IA-së si një prej grupeve më të mirë të kërkimit në aplikimin e mësimit të makinerive përparojnë me fitime, për shembull në përmirësimin e algoritmeve të kërkimit. Sa i përket DeepMind, firma britanike mund të mos gjenerojë kurrë të ardhura për Alphabet, por i ka ndihmuar prindërit të kursejnë para duke rritur efikasitetin e energjisë në qendrat globale të të dhënave (dhe eksperimenti i tij Go ishte një goditje e befasishme në marrëdhëniet publike). Inteligjenca artificiale po aplikohet gjithashtu në botën e korporatave. David Kenny, shefi i Watson, platforma Ia e IBM-së parashikon se do të ketë “dy IA”: kompanitë që përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të injektuara me IA ndaj konsumatorëve dhe të tjerë që ua ofrojnë këto bizneseve. Në praktikë, dy botët takohen për shkak të ushtrive informatike të gjigantëve të teknologjisë. Ofruesit po konkurrojnë në përdorimin e IA si një rrugë për të diferencuar ofertat e tyre dhe për të mbërthyer konsumatorët. Tre më të mëdhatë –Shërbimet e Amazon Web, Azure i Microsoft dhe Google Cloud ofrojnë ndërfaqe të programimeve të aplikacioneve që ofrojnë aftësi nxënieje të makinerive për kompanitë e tjera. oferta e Microsoft cloud, Azure, për shembull, ka ndihmuar Uber-in në ndërtimin e një pajisjeje verifikimi që u kërkon shoferëve të bëjnë një selfie për të konfirmuar identitetet e tyre ndërsa punojnë. Google Cloud ofron një “API pune ”, që i ndihmon kompanitë të përputhin kërkuesit e punës me pozicionet më të mira.
IA në tru
Shumë firma në industri të tjera, nga shitjet me pakicë e deri te media, qëndrojnë për përfitimin nga ato çka në bizneset e rinj mbrohet si “demokratizim” në IA. Duke u ofruar IA kompanive që nuk kanë aftësitë apo shkallën për të ndërtuar kapacitete të sofistikuara në mënyrë të pavarur mund të jetë një mbledhës parash në tregun e ri prej 250 miliardë dollarësh. Por ofruesit shpesh duhet të personalizojnë aplikacionet e IA për nevojat komplekse të klientëve, që merr shumë kohë. Microsoft-i, me historinë e tij të shitjes së software-ve ndaj klientëve dhe duke u ofruar atyre mbështetje, ka gjasa për të bërë mirë në këtë fushë. Është vetëm çështje kohë përpara se ofertat e IA të bëheshin “më shumë e më shumë vetëndihmues”, llogarit Diane Greene, që drejton Google Cloud.
IBM është një tjetër pretendues, duke mbështetur një fushë marketuese për platformën e tij Watson. Kërkuesit e Inteligjencës Artificiale priren të jenë largues të IBM-së, që ka një biznes të madh konsultues dhe një reputacion për vlerësimin faturat e kohës mbi terabyte-t. Kritikët e firmës gjithashtu tregojnë se megjithëse IBM ka investuar mbi 15 miliardë dollarë në Watson dhe ka shpenzuar 5 miliardë dollarë mes 2010-ës dhe 2015-ës për të blerë kompanitë, me synimin e përvetësimit të të dhënave të patentuara, e megjithatë nuk ka të dhëna origjinale për vete. Krerët e shumë bizneseve ndiejnë presionin për të pasur një strategji në IA dhe ata do të paguajnë shumë mirë për të përvetësuar një shpejt. Deri më sot gjigantët e teknologjisë janë përpjekur më shumë për të aplikuar IA për të vjelë fitime nga veprimet e tyre ekzistuese. Në vitet e ardhshme ata shpresojnë se IA do i lejojë të ndërtojnë bizneset e veta. Një zonë me konkurrencë të thellë është asistentët virtualë. Smartphon-ët i njohin përdoruesit e tyre në mënyrë intime, por asistentët virtualë fuqizuar nga IA synojnë ta çojnë marrëdhënien më tej, qoftë përmes telefonave apo smartspeakers. Apple ka qenë i pari në eksplorimin e premisës kur bleu Sirin, një asistent zanor, më 2010-ën. Qysh atëherë Amazon, Google dhe Microsoft kanë investuar fort: njohja e ligjëratave të asistentëve të tyre është më i mirë, si përfundim Samsung, Facebook dhe Baidu po konkurrojnë për t’i ofruar.
Një algoritëm që i sundon të gjithë
Është e paqartë nëse folësit e pavarur do të bëhen një treg i madh, por është e sigurt se njerëzit do të lëvizin përtej tekstit për t’u angazhuar me internetin. “Të gjitha këto kompani e kuptojnë se kushdo që ka në pronësi atë pikë valvule për konsumatorët do të sundojë tregun”, thotë Pedro Domingos, autor i “The Master Algorithm”, një libër rreth IA-së. Më tej në të ardhmen, pajisjet e realitetit të shtuar (RSh) janë një tjetër mundësi e injektuar nga IA. aplikime celulare si Snap, një aplikacion mesazhesh dhe loja Pokémon Go janë shembuj të hershëm të RSh-së. Por AR mund të transformojë më rrënjësisht marrëdhënien e njerëzve me internetin, kështu që ata konsumojnë informacion digjital jo nga një ekran i vogël por përmes një ambienti, një eksperience të gjithëpranishme. Pajisjet RSh do të ofrojnë kapacitet të lëvizshme Ia, si përkthimi simultan dhe njohja e fytyrës.
Në garën për RSh, firmat e mëdha teknologjike nuk kanë bërë më shumë sesa faza e nxemjes. Google dhe Apple kanë prezantuar pajisje të zhvillimit të softuerë; ata duan zhvillues për të ndërtuar aplikacione që përdorin RSh në platformat e tyre. Ka gjithashtu një ngutje për të zhvilluar harduerë të RSh-së. Google ishte herët për të prezantuar një prototip të syzeve RSh, por ata dështuan. Microsoft ka zhvilluar një kufje që quhet HoloLens, por me çmimin mes 3 mijë deri 5 mijë dollarë, është një produkt i kripur. Firma të tjera, përfshi Facebook-un dhe Apple, mendohen të planifikojnë ofertat e tyre.
Të jesh përpara në IA mund të përkthehet në kryesime të mëdha në fusha ët reja. Tani dh këtu është kaq e vërtetë sa në realitetin e mjeteve autonome. Firmat e teknologjisë po udhëtojnë miliona milje për të ndërtuar baza të dhënash dhe po përdorin vizionet informatike për të trajnuar sistemet në njohjen e objekteve në botën e vërtetë. Dëmet potenciale janë të mëdha. Transporti personal është një treg i gjerë, me vlerë 10 trilion dollar, globalisht, dhe kushdo që mund të dëmtojë makina vetëlëvizëse mund të aplikojnë dijen e tyre ndaj projekteve të tjera me bazë RSh-në, si dronat dhe robotët. Ndryshe nga motorët e kërkimit, ku njerëzit mund të zgjedhin të përdorin një shërbim që është mjaft i mirë, përdoruesit kanë më shumë gjasa të preferojnë makinat vetëdrejtuese me rekordet më të mira të sigurisë, që do të thotë se të gjitha kompanitë që angazhojnë më së miri IA për të planifikuar botën fizike dhe për të regjistruar përplasjet më të pakta do të gëzojnë përfitime të pamasa.
Secila firmë po i qaset problemit ndryshe. Baidu, gjiganti kinez, po përpiqet të krijojë një sistem veprues të makinës vetëdrejtuese, ashtu si Androidi i Google-it në pajisjet celulare (megjithëse është e paqartë se si planifikon të bëjë para). Alphabet ka përpjekjet vetjake për makinat autonome, ashtu edhe Uber, Tesla, një prodhues makinash elektrike, po ashtu edhe shumë startup-e pak të njohura. (Apple flitet që është zmbrapsur në ambiciet e veta për automjetet vetëdrejtuese). Makinat vetëdrejtuese janë thjesht një shembull sesi strategjitë e IA të firmave të teknologjisë po shtyjnë përtej botës virtuale të softuerëve në harduerë. Shumë kompani, përfshi edhe Alphabet, Apple dhe Microsoft, po investojnë në ndërtimin e “çipeve IA” të fuqishëm dhe specializuar që mund të fuqizojnë aktivitetet e tyre. Ata do të konkurrojnë me ata të bërë nga NVIDIA, një firmë teknologjie që ka ndërtuar një perandori në çipe të fuqishme në realitete të ndryshme të IA-së. si makinat autonomie dhe realiteti virtual.
Është e paqartë nëse gjasat e Alphabet dhe Apple do të shesin këto çipe formave rivale apo do i mbajnë për vete. Ata kanë një nxitje t’i përdorin novacionet e tyre për të përmirësuar shërbimet e tyre, sesa t’ua japin me qira apo t’ua shesin rivalëve, që mund të bëhet një problem nëse dot ë thotë se shumë pak firma mund të zhvillojnë një avantazh kuptimplotë në pushtetin e ashpër informativ. Kjo çon në pyetjen e gjerë nëse IA do ta përqendrojë më tej fuqinë e vet mes gjigantëve të sotëm digjitalë. Duket se grupet teknologjike do të mbërthejnë sa më shumë fitime nga IA, duke pasur parasysh pasurinë e të dhënave, fuqinë përllogaritëse, algoritmet inteligjente dhe talentin njerëzor, për të mos përmendur investimet. Historia tregon se gjasa e përqendrimit si baza e të dhënave dhe kompjuterët personalë çoi në ngritje, edhe pse për pak, të një grupi të vogël të firmave të teknologjisë (Oracle dhe IBM në bazën e të dhënave, Microsoft dhe Apple në kompjuterët personalë). Nga metrika që ka rëndësi-talenti, fuqia kompjuterike dhe të dhënat- Google duket se kryeson në IA. Mund të përballojë njerëzit më të zgjuar dhe mund të ketë larmi projektesh, nga dronat te makinat, te softuerët inteligjentë, që njerëzit e interesuar në mësimin e makinerive rrallë i lënë. Firma të tjera duhet të mësojnë të marrin seriozisht IA, por themeluesit e Google kanë qenë entuziastët e hershëm të mësimit të makinave dhe gjithmonë e kanë parë si skaj kompetitiv.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix24 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix24 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix24 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix24 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix24 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix24 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 ditë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar1 ditë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook