Lidhu me ne

Temporal

Reforma në padrejtësi

Sonila Meco
Nga Sonila Meço
Dy ishin qëllimet kryesore të reformës në drejtësi, për të cilën u morën vite, nerva, energji shqiptarësh e ndërkombëtarësh.
U çartën ambasadorë e zyrtrarë Brukseli, Washington-i, u përpiluan mijra faqe raportesh, duke harxhuar tonera e mjete kancelarie në çdo zyrë ministrish, dikasteresh, institucionesh majë Europit, u ndërgjegjësuan deri fëmijët në djep për atë reformë e ato dy qëllime: pavarësisa e sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik dhe shmangia e kapjes së tij nga krimi, korrupsioni e paaftësia.
Sot, dhjetor 2017, pas hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi:
1. Prokurori i Përgjithshëm del nga një fjalë goje e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ekziston Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm në asnjë nen të reformës në drejtësi
(Do bëjmë reformë në drejtësi, apo drejtësi sipas së drejtës zakonore të politikës së deritanishme të kapur nga krimi, korrupsioni? Se e kanë thënë vetë deri dhe ndërkombëtarët, jo për gjë)
2. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me 36 vota, pa pyetur për organin që parashikon Kushtetuta, pas reformës në drejtësi, KLP, apo vetë ligjin themeltar që kërkon votat e 3/5-ëve në Kuvendin e Shqipërisë.
(Po a u vendos të qe larg ndikimit politik sistemi i drejtësisë? A u përqafuan të çmeritur Lu e Vllahutin pas një stresi të paimagjinueshëm deri në miratimin e reformës në drejtësi?)
3. Kryeministri bën thirrje për prokurorët të aplikojnë deri në datë 12 dhjetor, ora 18.00 për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
(Ouuu? Kryeministri i zyrtarëve, dosjet e të cilëve përvëlojnë duar prokurorie, nën hetime për lidhje me krimin e korrupsionin? Po ç’punë ka kryeministri sipas reformës në drejtësi të merret me procesin? A do qe kjo reformë që do prodhonte drejtësi larg ndikimit politik? Larg korrupsionit?)
4. Dmth as Kushtetuta, as reforma në drejtësi pas hyrjes në fuqi, as predikimet e ambasadorit amerikan e asaj të BE-së deri në hyrjen në fuqi të reformës nuk u fërshëllyen.
Sot jemi në kushtet e shtetit të së padrejtës.
Kur çdo hap që bën Shqipëria, edhe për pjesmarrje në Miss Europa, të kujton vetëm një togfjalësh: harroni integrimin pa ‘shtetin e së drejtës’.
Tani e kuptuam që mirë taksat tona që s’na e ndjen si na i shpërdorojnë, po edhe taksat e europianëve e amerikanëve u shpërdorokan si mos më keq.
Epo kush po pyet më për ndërkombëtarë, kur ata s’pyesin për të vetët.
Tash që u ranë fjalët magjike ‘reforma në drejtësi’ dhe ‘shteti i së drejtës’ për të bërë zap të pabindurit shqiptarë e të pandreqshmit e politikës, me ç’do ta pasurojnë vullnetin për të integruar Shqipërinë në BE?
Kështu sa për të harxhuar tonera kompjuterësh, blice aparatesh në konferenca për shtyp, mjete kancelarie në zyra institucionesh, shkopa e karrota për të mbajtur projektin europian edhe aty ku Europa pushon së ekzistuari sipas parimeve mbi të cilat krijoi Bashkimin e vet.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook