Hoze Marselo Ferreira, trajneri i Tiranës, i njohur nga tifozët si Ze Maria ka rrëfyer momente të rëndësishme nga karriera e tij në një intervistë në Top Channel.
“Në Brazil dhurata e parë që bëjnë kur lind një fëmijë mashkull është topi i futbollit. Jam rritur në një lagje italiane në brazil dhe luaja futboll rrugëve. një të shtunë të vitit 1985 shkuam te klubi Portuguesa për të bërë një provë, por ishte mbyllur. Më pas më pranuan. Isha 11 vjec dhe ishte hera e para që vishja këpucë futbolli, ecja si një fermer që vesh taka për herë të parë.
Në Brazil nëse ke mundësi të luash me një skuadër të madhe, duhet të dish të luash me të dyja këmbët. Kam refuzuar Barcelonën  dhe Real Madrid për Interin, ëndrra ime ishte të luaja në Itali. Kur luaja futboll kam menduar se lojtarët e bëjnë gjithë lojën dhe traineri nuk ben asgjë. Por nuk është ashtu, traineri vjen një orë më herët dhe largohet më vonë. Mendon gjtihë kohën dhe duhet të bashkojë mendjen e 11 lojtarëve”, rrëfeu ai.