Olsi Rama pritet të marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm te klubi i Partizanit në ditët në vijim. Lajmi konfirmohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi për Report Tv. Ish- basketbollisti Olsi Rama është vëllai i kryeministrit. Pak ditë më parë Olsi Rama nisi një kurs për ‘Drejtor Sportiv’ në Federatën Shqiptare të Futbollit për të qenë gati në aventurën e re në drejtimin e të kuqve.
Me ardhjen e Sulejman Starovës si trajner pas shkarkimit të lulianos dhe Olsi Ramës në postin e drejtorit të përgjithshëm zbehet akoma më shumë roli i italianëve në ekipin e Partizanit, ndërsa i vetmi që ka mbetur është Moxhi në rolin e këshilltarit. Por edhe Moxhi sa vjen është edhe më larg ekipit të kuq pas dështimit në nisjen e kampionatit pasi merkato rezultoi e dështuar.

http://shqiptarja.com/home/1/olsi-rama-zyrtarisht-drejtor-i-partizanit-gati-prezantimi–458477.html?pos_2