Lidhu me ne

Kryesore

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Shqipërisë part time

Pas takimit të Korçës mediat zhurmuan gjithfarë axhendash, por pa qenë në gjendje të shkojnë përtej asaj që ishte thënë më parë për “shportat” e drejtimeve kryesore siç i quajti ministri Bushati. I cili edhe njëherë sot, ka pushuar së qeni ministër i Jashtëm i Shqipërisë, përderisa lajmet për atë që ndodhi i mësojmë nga homologu i tij grek, Nikos Kotizas.
Nga Kotzias mësojmë se do të ketë një takim në Davos mes Edi Ramës dhe Alexis Tsipras, që nuk është gjithsesi takim dypalësh, por në kuadër të një samiti dhe se “çështje të bartura prej 70 vjetësh kanë marrë rrugën e zgjidhjes”. Që këtej ne hamendësojmë se bëhet fjalë për ligjin e luftës, varrezat e ushtarëve grekë dhe për pronat, ku hyn indirekt edhe çështja çame.
Nëse shohim me vëmendje z. Kotzias nuk ka thënë ndonjë gjë të madhe, por ai ka orinetuar mediat në raportimin e tyre, i ka dhënë një përmbajtje konkrete lajmit. Kjo na intereson edhe në Shqipëri, ku kemi një ministër që teksa vitin e kaluar u imponua ndaj të gjithë kabinetit qeveritar për lejen për vizitat jashtë vendit, nuk arrin dot të na vijë me staturën e një ministri të Jashtëm. Fjali të përgjithshme, një mbyllje e pakuptimtë, arsyet e të cilës mund t’i imagjinojmë: ose diçka nuk është e pëlqyeshme të thuhet, pse sihariqin e paqes strategjike greko-shqiptare e do ekskluzivitet tekanjozi i përkëdhelur i Ballkanit me emrin Edi Rama. Deri atëherë na mjafton të kemi Nikos Kotzias ministër të Jashtëm të Shqipërisë, part time. Të paktën për të na dhënë haberet se çfarë po vendoset për vendin ku jetojmë dhe sa kohë që ministri ynë sillet si nëpunës fanatik. /Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix21 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix21 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix21 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix21 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix21 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix21 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix22 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix22 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar22 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook