Nga Edlira Gjoni
Titujt sensacionalë, përshkrimi i detajuar i krimit, fotot e viktimës a vendit të ngjarjes, përdorimi i formës jo-veprore, epitetet e metaforat e ekzagjeruara (Krim për pasion apo i paralajmëruar) njihen si mënyra që padashur, fajësojnë viktimën. Dhe më e keqja, japin mesazh të gabuar tek vrasësit e tjerë që janë në radhë.
Sigurisht që për klikimet tuaja vetëm lajmi i kobshëm është lajm, ama në keni edhe pak humanizëm e ndjesi të lartë profesionale, ju lutem shkruani për fenomenin: Pse vriten vajzat? Gratë? Çfarë e bën kaq banale lehtësinë e marrjes së një jete?
Nuk duhen fotot e vjedhura pa leje duke përdhosur viktimën e gjorë. As intervista kalimtarësh. Ju lutem shpjegojeni fenomenin përmes njerëzve që marrin vesh: psikologët, punonjësit socialë, ekspertët e ligjit që njohin sjelljet e të lëkundurve mendërisht.
Kini respekt për viktimën! Tregoni humanizëm! E mbi të gjitha, profesionalë. Ndihmojini viktimat e radhës. Mos i vrisni ato me mënyrën e padrejtë të (jo)gazetarisë sensacionale!

https://www.facebook.com/edlira.gjoni.7/posts/1174452212692189