Lidhu me ne

Kioske

Temperatura e lartë te fëmijët, çfarë duhet të dimë patjetër

Nuk është gjë tjetër veçse rritja e temperaturës së trupit përtej vlerave të saj normale 37.5°. Temperatura te fëmijët e vegjël i frikëson gjithmonë prindërit që shpresojnë të gjejnë çdolloj mënyre për ta ulur atë
Le ta nisim me një pyetje shumë të thjeshtë që ndoshta të gjithë dinë të japin një përgjigje. Çfarë është temperatura? Nuk është gjë tjetër veçse rritja e temperaturës së trupit përtej vlerave të saj normale 37.5°. Temperatura te fëmijët e vegjël i frikëson gjithmonë prindërit që shpresojnë të gjejnë çdolloj mënyre për ta ulur atë. Në të vërtetë edhe pse mund të duket paradoksale, temperatura është sistemi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe baktereve. Temperatura e trupit mund të ndryshojë nga një person te tjetri dhe mbi të gjitha te fëmijët mund të rritet pas sforcimeve, vakteve apo pijeve të ngrohta, ambienteve të ngrohta, djersitjes së madhe, urisë etj. Kjo sepse rritja e temperaturës së trupit, është një mekanizëm fiziologjik me të cilin është i pajisur trupi i njeriut, si mbrojtje. Kur temperatura zgjat më shumë se 24 orë, atëherë nuk është vetëm një ndodhi e momentit. Temperatura nuk është një sëmundje, është një simptomë edhe shkaqet duhen identifikuar dhe përballuar në mënyrën e duhur. Shkaqet kryesore të temperaturës te fëmijët janë kryesisht infeksionet virale dhe bakteriale. Pothuajse çdolloj infeksioni në trup është në gjendje të shkaktojë temperaturë. Në fillim të shekullit XX, infeksionet ishin shkaku më i shpeshtë i vdekjeve. Për këtë arsye temperatura, simptomë e pranisë së një infeksioni në organizëm, shihej si diçka vërtet e rrezikshme. Kështu, meqenëse nuk mund të ndërhyje për të eliminuar shkaqet, pasi ilaçet (antibiotikët dhe antiviralët) nuk ishin akoma të disponueshëm ndërhyhej mbi simptomën me antipiretikë.
Temperatura, kur duhet ulur
Te të vegjlit nëse i kalon 38,5° dhe fëmija ndien një lloj këputje në të gjithë trupin. Ilaçi i parë është paracetamoli që ekziston në shumë mënyra si suposto, pika, bustina apo shurupi. Ai këshillohet të merret çdo 4-6 orë në varësi të peshës trupore të fëmijës, ndërsa ibuprofeni duhet dhënë çdo 6-8 orë. Zakonisht ilaçi e ul temperaturën pas një ore dhe efikasiteti i tij konsiston në 4-5 orë, dhe jo gjithmonë e çon temperaturën në vlera normale. Nëse është pak efikas, doza, sipas këshillave të pediatrit mund të rritet ose t’i jepet fëmijës në intervale kohore më të shkurtra (për shembull pas vetëm 4 orësh). Nëse pas dy ose tri dozash antipiretikësh temperatura nuk ulet, fëmija duhet çuar menjëherë te pediatri ose në urgjencë. Banjat me ujë të ftohtë nuk këshillohen fare, ndërsa kompresat e ftohta po. Po sipas mjekëve, termometri nuk duhet vënë kurrë nëse fëmija nuk është i qetë dhe ka qarë për një kohë të gjatë. Po ashtu as në ambiente shumë të ngrohta apo nëse fëmija është mbuluar shumë. Ambienti ku një fëmijë me temperaturë duhet të qëndrojë duhet të jetë i ajrosur mirë. Po ashtu, fëmija nuk duhet mbuluar më shumë sesa ai kërkon.
Jo gjithmonë për keq
Ashtu siç e thamë në pjesën më të madhe të rasteve, temperatura jep një këputje të përgjithshme të trupit, mungesë energjie dhe një siklet në trup, simptoma që tregojnë për betejën që zhvillohet mes mikrobeve dhe sistemit imunitar. Toksina e kësaj beteje nxirret jashtë përmes urinës. Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar tregoi se temperatura shërben për të luftuar infeksionin. Bakteret dhe viruset, shtohen shumë në një temperaturë 37°C, por kanë vështirësi të madhe për të mbijetuar nëse temperatura sa vjen e rritet. Temperatura ideale për shtimin e virusit të ftohjes është 33-35 gradë. Mjafton të thithësh për 20 minuta ajër në një temperaturë 45 gradë për të për të përmirësuar simptomat. Ndërkaq, një studim në “Journal of American Medical Association” ka treguar se aspirina, që ul temperaturën dhe inflamacionin, rrit shtimin e viruseve. Por përveçse pengon shtimin e viruseve, temperatura ka edhe një sërë avantazhesh të tjera: ajo bën që limfocitet, ushtarët e sistemit tonë imunitar të lëvizin më lehtësisht në inde dhe rrit kapacitetin e tyre për të vrarë mikroorganizmat. Ajo rrit prodhimin e interferonit, një antiviral natyral. Dhe jo vetëm kaq: gjatë një infeksioni, alternohen parametrat e shumë ushqyesve: për shembull reduktohet hekuri në gjak për shkak të interleukinave.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix3 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix3 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix3 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix3 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix3 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix3 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix3 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar3 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook