
Anemia është një ndër çrregullimet më të të gjakut, që rezulton nga pakësimi, rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore, si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janë të shumëllojshme. Shkaktarët e anemisë janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të veçohen si: Shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe, humbja e gjakut si pasojë e shumë faktorëve, prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut, etj. Por anemia rrjedh edhe nga shkaqe të tjera përveç këtyre që përmendëm më lart, siç janë: Çrregullimet e trashëguara në organizmin e njeriut, kequshqyerja, si mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, prezenca e disa kacereve, ekspozimi ndaj medikamenteve toksike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu