Lidhu me ne

Kioske

10 martesat më të shkurtra mes VIP-ave

Martesa mund të jetë me raste e vështirë për të gjithë, por për njerëzit e famshëm duket se është thuajse e papërballueshme. Nëse një çift i famshëm arrin të festojë 10-vjetorin e martesës është njëlloj si 50-vjetori për njerëzit normalë. Shumë prej tyre kanë nga katër e pesë martesa të dështuara, por vazhdojnë të provojnë me shpresën se do gjejnë atë të vërtetën. Të tjerë zgjedhin të martohen thjesht për të qenë në qendër të vëmendjes. Por me shumë pak përjashtime, në biznesin e spektaklit, martesat kanë fund mjaft të shpejtë. Por cilat janë martesat më të shkurtra të njerëzve të njohur?
Martesat e shkurtra
Një prej tyre është ajo e Britney Spears. Në vitin 2004 ajo tronditi gjithë adhuruesit e saj, kur u martua në Las Vegas me një shokun e shkollës së mesme. Martesa u anulua të nesërmen pasi të dy kishin qenë të dehur, kur ishin martuar. Elizabeth Taylor, ose siç njihet ndryshe, aktorja me sytë ngjyrë vjollcë nuk mban rekord vetëm për numrin e madh të martesave, por edhe për një prej martesave më të shkurtra në Hollivud. Martesa e saj e parë me Conrad Hilton zgjati vetëm tetë muaj. Ajo ishte 19 vjeçe në atë kohë dhe dështimin e martesës ia atribuoi naivitetit të saj prej vajze të re. Ndërkohë, Pamela Anderson deklaroi para dy muajsh se ishte lidhur me Rick Salomon pasi nuk kishte para për t’i paguar humbjen në kazino në Las Vegas. Pavarësisht rrethanave jo shumë të zakonshme të njohjes çifti vendosi të martohej. Por pas dy muajsh Anderson ka bërë kërkesën për divorc. Një martesë tjetër e shkurtër është dhe ajo e Nicholas Cage dhe Lisa Marie Presley. Vajza e mbretit të rok’n rollit u martua me aktorin e pasionuar pas babait të saj, në vitin 2002. Martesa mbaroi tre muaj më vonë dhe Lisa Marie Presley deklaroi se ajo kishte qenë “një gabim i madh”. Edhe aktorja e “Charlie’s Angels”, Drew Barrymore nuk i ka shpëtuar epidemisë së martesave të shkurtra në Hollivudi. Aktorja, e cila u bë e njohur që fëmijë, sidomos për jetën e saj të trazuar u martua me Jeremy Thomas, pronar restoranti në vitin 1994. Ajo deklaroi në atë kohë se ai “është dashuria e jetës sime”. Por dashuria e jetës së Barrymore zgjati vetëm gjashtë javë pas martesës për t’i dhënë fund me divorc.
Rekordi
Një tjetër “shoqe” e Elizabeth Taylor bën pjesë në listë. Gabor është bashkëkohëse e Taylor. Ajo mban rekordin e numrit më të madh të martesave në Hollivud dhe është martuar një herë më shumë se Taylor dhe të dyja kanë pasur një bashkëshort të përbashkët, Conrad Hilton. Por martesa e saj më e shkurtër ka qenë në vitin 1982 me Felibe de Alba. Duket se martesat e dështuara njëra pas tjetrës s’u japin asnjë mësim njerëzve të famshëm, për sa kohë ato vazhdojnë të martohen sërish, pas çdo divorci.
1. Kim Kardashian dhe Kris Humphries
Martesa: 72 ditë
Pas një periudhe 72 ditëshe, Kim Kardashian i jep fund martesës së saj me lojtarin e NBA-së Kris Humphries. Dasma e tyre mund të dukej përrallore, por martesa nuk ishte e tillë. Duke krahasuar deklaratat e secilit pas bërjes publike të lajmit duket qartë se si ka qenë lidhja e tyre në të vërtetë. Në deklaratën e saj Kim Kardashin thotë: ”Pasi u mendova gjatë dhe në mënyrë të kujdesshme, vendosa t’i jap fund martesës sime. Uroj që të më kuptoni, ky nuk ishte një vendim i lehtë. Kisha shpresuar që kjo martesë të zgjaste përgjithmonë por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si i planifikojmë. Ne mbetemi miq dhe i urojmë më të mirën njëri-tjetrit”. Ndërsa ish-bashkëshorti i saj Humphries tha: ”Unë e dua gruan time dhe u ndjeva keq kur mësova vendimin e saj për divorc. Jam i gatshëm që të bëj gjithçka që gjërat të funksionojnë”.
2. Britney Spears dhe Jason Alexander
Martesa: 55 orë
Përpara se të sillej në mënyrë të pahijshme, të rruante kokën dhe të priste damarët, Britney Spears ishte princesha e Pop-it. Këto sjellje ishin shkatërrimtare për karrierën e saj muzikore. Pas ndarjes së saj publike me simpatikun e Pop-it Justin Timberlake, në vitin 2004 ajo tronditi gjithë adhuruesit e saj, kur u martua ne Las Vegas me një shokun e shkollës së mesme Jason Alexander. Martesa u anulua të nesërmen pasi të dy kishin qenë te dehur, kur ishin martuar. Tashmë pas shtatë vitesh, karriera e Spears-it duket e përmirësuar. Albumi i saj i fundit ka prekur majat dhe ajo është duke bërë një tur nëpër botë.
3. Dennis Rodmman dhe Carmen Electra
Martesa: 6 muaj
Gjithmonë ka vendime të mira dhe vendime të këqija dhe ja ku janë vendimet e Dennis Rodman. Ai ka qenë shtatë herë kampion i NBA-së dhe ka ndihmuar skuadrën e Chikago Bulls të fitojë shtatë tituj. Kur ai u martua me bukuroshen e Baywatch-it Carmen Elektra në Las Vegas të gjithë u çuditën. Kjo martesë nuk zgjati më shumë se 9 ditë por ndarja zyrtare e çiftit u bë pas 6 muajsh. Duke reflektuar mbi këtë martesë të shkurtër, Electra u shpreh për revistën People se për të kjo martesë ishte sit ë porosiste një cheeseburger në një fast-food.
4. Mario Lopez dhe Ali Landry
Martesa: 14 ditë
Figura e njohur e “Saved by the Bell”, Mario Lopez u martua me modelen dhe aktoren Ali Landry në prill të 2004, por kjo martesë përfundoi përpara se ata të niseshin për muajin e mjaltit. Martesa u ndërpre pas dy javësh kur Ali Landry zbuloi se bashkëshorti i saj nuk ishte ndarë ende nga një lidhje tjetër.
5. Nicolas Cage dhe Lisa Marie Presley
Martesa : 3 muaj
Vajza e vetme e mbretit të Rock and Roll-it (Elvis Presley) u takua me aktorin hollivudian Nicolas Cage në ditëlindjen e Johnny Ramone në vitin 2000. Më pas në gusht të 2002 ata u martuan në ishujt Hawaii. Martesa mbaroi tre muaj më vonë dhe Lisa Marie Presley deklaroi se ajo kishte qenë “një gabim i madh”. Martesa e saj më e famshme ka qenë ajo me Michael Jackson e cila u bë 20 ditë pas divorcit të parë dhe zgjati 20 muaj.
6. Renee Zellweger dhe Kenny Chesney
Martesa: 7 muaj
Jemi mësuar ta shohim në rolin e beqares së dëshpëruar Brixhet Xhons. Por Reenee në fakt është dhe në jetën e personale një beqare e përjetshme. Ajo u martua me këngëtarin e muzikës kauntri, Kenny Chesney në një ceremoni në Karaibe, katër muaj pasi ishin njohur por martesa u anulua pas shtatë muajsh.
7. Pamela Anderson dhe Kid Rock
Martesa: 5 muaj
Çdokush do të mendonte se një martesë në një jaht në Saint Tropez do të ishte sekreti i një lumturie të qetë, por Pamela Anderson dhe Kid Rock, pavarësisht dasmës së tyre tropikale kanë dëshmuar se martesa nuk është gjithmonë e qetë dhe një varkë me vela. Pas përfundimit të një romance trevjeçare nga 2001 deri më 2003, çifti rilidhet përsëri më korrik të 2006-ës. Disa javë më vonë ata realizuan martesën e tyre, Kid Rock me një stil rokeri dhe Pamela Anderson me bikini. Katër muaj më vonë në nëntor të 2006 ata i dhanë fund kësaj martese.
8. Drew Barrymore dhe Tom Green
Martesa: 6 muaj
Drew Barrymore, vogëlushja bukuroshe e Hollivudit, përveçse protagoniste e rregullt e thashethemeve dhe paciente e operacioneve plastike, nuk është tipi i një vajze të rregullt familjare. Në vitin 1994, kur ishte vetëm 19 vjeçe, për të festuar rikthimin e saj pas daljes nga një qendër rehabilitimi, bëri gjithçka për të rënë në sy, madje duke pozuar edhe për “Playboy”, e duke treguar gjoksin në emisionin “David Letterman Show”. E pakënaqur me këtë fakt, vendosi të martohej më 20 mars në orën pesë të mëngjesit me baristin 32-vjeçar Jeremy Thomas. Fatkeqësisht martesa e tyre zgjati vetëm 6 javë. Pas kësaj ndarjeje ajo tentoi të martohej sërish me aktorin kanadez Tom Green, martesë e cila zgjati nga 7 korriku i 2001-it deri në dhjetor të po këtij viti. Divorci u zyrtarizua në shkurt të vitit 2002.
9. Jennifer Lopez Dhe Cris Judd
Martesa: 10 muaj
Këngëtarja e Pop-it u martua me kërcimtarin e grupit të saj në vitin 2001 në një dasmë të madhe tradicionale. Por 10 muaj më vonë Jennifer kërkoi divorcin. Martesa e tyre përfundon në qershor të 2002 kur këngëtarja filloi të dilte në publik me Ben Afflek. Tashmë ajo i dha fund edhe martesës së saj shtatë vjeçare me Marc Anthony
10. Elizabeth Taylor dhe Conrad “Nicky” Hilton
Martesa: 8 muaj
Aktorja me sytë ngjyrë vjollcë nuk mban rekord vetëm për numrin e madh të martesave, por edhe për një prej martesave më të shkurtra në Hollivud. Martesa e saj e parë me Conrad Hilton zgjati vetëm tetë muaj. Ajo ishte 19 vjeçe në atë kohë dhe dështimin e martesës ia atribuoi naivitetit të saj prej vajze të re.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar18 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport18 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix18 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix18 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook