Lidhu me ne

Temporal

Cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë?

gjuhetZhvillimi i gjuhëve të folura ndoshta është zhvillimi më domethënës i komunikimeve në historinë e botës. Që kur qenia njerëzore zhvilloi për herë të parë gjuhën, gjuhët zhvilluan në versione të shumta, diversitet ky që vazhdon edhe sot. Kjo është lista e 10 gjuhëve që kanë numrin më të madh të folësve.
1. Gjuha kineze (mbi 845 milionë folës)
Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e folur dhe e shkruar në Republikën e Kinës dhe në Tajvan. Gjuha kineze është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare të Singaporit. Për më tepër, emigrimi i lartë i njerëzve nga Kina dhe Tajvani ka sjellë gjuhën kineze të flitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Gjuha kineze ka dy sisteme shkrimi, kinezen tradicionale dhe atë të thjeshtësuar.
2. Spanjishtja (mbi 329 milionë folës)
Spanjishtja është pjesëtare e degës së gjuhëve të Iberikut Perëndimor në familjen e gjuhëve latine, e lidhur shumë ngushtë me portugalishten. Spanjishtja është një nga gjuhët më të përhapura. Është gjuhë zyrtare në mbi 20 shtete, dhe pothuajse në të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit. Për më tepër, një numër i madh folësish kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, dhe spanjishtja është tani një ndër gjuhët më të folura dhe në jugperëndim të Amerikës. Është gjithashtu një nga gjashtë gjuhët e Kombeve të Bashkuara.
3. Anglishtja (mbi 328 milionë folës)
Anglishtja është anëtare e familjes së gjuhëve gjermanike. Ajo ka rrjedhur në mënyrë natyrale nga gjuha anglo-saksone dhe gjithashtu ka huazuar shumë nga latinishtja dhe frëngjishtja me anë të pushtimeve normane të Anglisë. Pavarësisht se ajo është zhvilluar në ishujt britanikë, popullata më e madhe e anglishtfolësve jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rreth 309 milionë folës. Anglishtja është gjuha zyrtare e 53 vendeve, duke përfshirë, Irlandën, Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, dhe është gjuha de facto e Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu ka popullata të mëdha që flasin anglisht në disa vende afrikane dhe në Oqeani dhe është një nga “gjuhët zyrtare suplementare” të Indisë. Anglishtja është gjithashtu një gjuhë zyrtare e disa organizatave, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
4. Gjuha hindu-urduja (mbi 242 milionë folës)
Gjuha hindu-urduja është anëtare e familjes së gjuhëve indo-ariane. Është gjuhë shumë qendrore që ka dy forma zyrtare hindishtja standarde, dhe urdu-ja standarde, edhe pse këto janë dy forma afërsisht të padallueshme nga njëra-tjetra. Hinduja është gjuha zyrtare e Anglisë ndërsa urduja është gjuha zyrtare e Pakistanit. Urduja dhe hinduja gjithashtu fliten në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut nga popullatat e emigrantëve.
5. Arabishtja (mbi 221 milionë folës)
Arabishtja është anëtare e familjes së gjuhëve semite, të cilat përfshijnë hebraishten neo-armaike si sirishtja. Arabishtja kryesisht identifikohet me Lindjen e Mesme, dhe është gjuhë zyrtare e 26 vendeve. Ajo qëndron përbri hebraishtes si gjuhë zyrtare e Izraelit dhe ka popullata të mëdha folësish në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Për më tepër, ajo është dhe varianti klasik i Kuranit. Arabishtja shkruhet me shkronja arabe.
6. Bengali (mbi 181 milionë folës)
Bengali është anëtare e familjes indo-ariane të gjuhëve, së bashku me gjuhë të tilla si hindishtja, punjabi dhe urdu. Shumica e folësve të saj jetojnë në Bangladesh, ku ajo është gjuha zyrtare. Folësit gjithashtu jetojnë në shtetet indiane Bengal, Tripura dhe Asam. Folësit gjithashtu jetojnë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, dhe madje edhe Arabia Saudite. Bengali ka një traditë të pasur letrare dhe është një pikë qendrore e nacionalizmit bengalisht. Bengali është shkruar në shkrimin Bengali, e cila është e lidhur me sanskritishten dhe hinduishten.
7. Portugalishtja (mbi 178 milionë folës)
Gjuha portugeze është pjesë e gjuhëve latine dhe është pasardhëse e latinishtes. Është gjuha zyrtare e Portugalisë dhe Brazilit, ku jetojnë folësit kombëtarë të kësaj gjuhe. Për më tepër, është gjuha zyrtare e Angolës, Huinesë, Mozambikut dhe vende të tjera. Aktualisht është një nga katër gjuhët më të mësuara në botë, me 30 milionë njerëz që e mësojnë.
8. Rusishtja (mbi 144 milionë folës)
Gjuha ruse është pjesëtare e familjes së gjuhëve sllave të lindjes, një familje e cila përfshin gjithashtu dhe gjuhën bjelloruse dhe gjuhën ukrainase. Pjesa më e madhe e folësve të gjuhës ruse, 144 milionë, jetojnë në Rusi, ku kjo është dhe gjuha zyrtare. Vende të tjera me popullata të mëdha që flasin rusisht përfshijnë Bjellorusinë, Ukrainën dhe Kazakistanin. Rusishtja shkruhet me alfabet cirilik.
9. Japonishtja (mbi 132 milionë folës)
Gjuha japoneze është pjesëtare e familjes së gjuhëve japoneze (e cila gjithashtu përfshin gjuhën riukian e folur në ishullin e Okinava). Pjesa më e madhe e folësve kombëtarë të japonishtes jeton në Kore, Shtetet e Bashkuar dhe në Evropë. Gjuha japoneze është gjuha zyrtare e Japonisë, dhe gjithashtu ka statusin e gjuhës zyrtare në Palu.
10. Gjermanishtja (mbi 90 milionë folës)
Gjermanishtja është pjesë e familjes së gjuhëve gjermanike, së bashku me anglishten. Kryesisht, gjermanishtja flitet në Gjermani, ku është gjuha zyrtare. Gjithashtu është gjuhë zyrtare në Austri, Luksemburg dhe është një nga tre gjuhët zyrtare të Belgjikës (së bashku me holandishten dhe frëngjishten) dhe është një nga gjuhët zyrtare në Zvicër (së bashku me frëngjishten, italishten dhe gjermanishten) dhe është gjuhë zyrtare në provincën italiane të Bolzano-Bozen. Për më tepër, njihet si një nga gjuhët e minoritetit në disa vende, duke përfshirë Poloninë, Danimarkën, Hungarinë dhe Republikën Çeke.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook