Lidhu me ne

Temporal

Ja 10 rregullat për të fituar një debat

Të gjithëve na pëlqen të debatojmë herë pas herë, por shpeshherë debatet përfundojnë në ndeshje ulërimash, me fyerje që fluturojnë sa në njërin drejtim në tjetrin dhe nuk arrihet në asnjë përfundim. Specialistët e debatit kanë hartuar një listë me dhjetë rregulla që duhen respektuar nëse doni të fitoni një debat. Një prej rregullave të artë të të debatuarit është durimi dhe qetësia. Mos pohoni me forcë se diçka është “e vërtetë” nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se është dhe jeni të përgatitur të jepni prova në këtë rast. Është shumë e mërzitshme të debatosh me një person, i cili thjesht i sajon argumentet për hir të debatit. Nuk do t’ju pëlqente ta shihnit një gjë të tillë dhe nuk do ishte mirë që dhe ju ta bëni. Përfshihuni në një debat, në të cilin mund të fitoni në bazë të fakteve. Kur debatoni nuk duhet ta ngrini kurrë zërin. Duhet të ruani qetësinë në çdo lloj rrethane. Sa me më zë të lartë të flisni, aq me më zë të lartë do flasin kundërshtarët thuaj dhe rezultati do të jetë një ndeshje ulërimash. Ju madje mund të përpiqeni të flisni më qetë se zakonisht, pasi kjo do tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve. Debati nuk fitohet nga njeriu me zë më të lartë, por nga personi me argumentet më bindëse. Është ide e mirë të përpiqeni ta kaloni kundërshtarin në anën tuaj duke bërë deklarata, me të cilat e dini se ai është dakord. Kjo ju vendos në pozicion më të fortë në debat. Sapo kundërshtari juaj të bjerë dakord me një deklaratë tuajën ju keni fituar betejën psikologjike. Nuk jeni më një kundërshtar, por një partner. Kjo teknike është një ndër teknikat më efikase në debate. Kur një person fillon të humbasë një debat, është thuajse e zakonshme që ai të fillojë t’i japë drejtim tjetër debatit duke dalë nga tema, me shpresën se nuk do dobësia e tij do kalojë pa u vënë re dhe të krijojë një debat të ri. Kur kjo ndodh, ju nuk duhet të bëheni pjesë. Kthejuni debatit fillestar menjëherë. Mos i jepni aspak tokë subjekteve të hedhura për diskutim nga kundërshtari juaj, pa mbaruar atë që keni nisur.
1. Flisni butë dhe me vendosmëri
Kur debatoni nuk duhet ta ngrini kurrë zërin. Duhet të ruani qetësinë në çdo lloj rrethane. Sa me më zë të lartë të flisni, aq me më zë të lartë do flasin kundërshtarët thuaj dhe rezultati do të jetë një ndeshje ulërimash. Ju madje mund të përpiqeni të flisni më qetë se zakonisht, pasi kjo do tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve. Debati nuk fitohet nga njeriu me zë më të lartë, por nga personi me argumentet më bindëse.
2. Kalojeni kundërshtarin në anën tuaj
Është ide e mirë të përpiqeni ta kaloni kundërshtarin në anën tuaj duke bërë deklarata, me të cilat e dini se ai është dakord. Kjo ju vendos në pozicion më të fortë në debat. Sapo kundërshtari juaj të bjerë dakord me një deklaratë tuajën ju keni fituar betejën psikologjike. Nuk jeni më një kundërshtar, por një partner. Kjo teknike është një ndër teknikat më efikase në debate.
3. Mos sulmoni
Nuk është ide e mirë që t’i thoni kundërshtarit tuaj direkt në fytyrë se e ka gabim. Në vend të kësaj ju duhet t’i tregoni se e ka gabim me anë të kundër-argumenteve efikase. Duke i thënë një personi se e ka gabim nuk e mërzit aspak dhe dëshmon se argumenti juaj është një koment subjektiv, të paktën deri sa të jepni prova se nuk është kështu. Tregohuni modestë dhe jo vetëm që do ngjani mirë, por edhe mund të fitoni.
4. Mos bëni lojë të pandershme
Mos arrini kurrë në përdorimin e fjalëve fyese, edhe nëse kundërshtari juaj e bën një gjë të tillë. Ju duhet të sulmoni argumentin e kundërshtarit tuaj dhe jo personin. Sapo të filloni të kritikoni kundërshtarin është shumë e qartë se ju kanë mbaruar mënyrat e duhura për të mbrojtur pikëpamjen tuaj. Këto lloj fyerjesh janë mënyra e duhur për të humbur një debat. Ju duhet të kënaqeni nëse kundërshtari juaj bie në nivelin e fyerjes se kjo ju jep pikë ju.
5. Përcaktoni argumentet bazë
Kur debatojnë, të dyja palët duhet të bien dakord mbi “të vërtetat” bazë e nëse kjo nuk arrihet, atëherë debati është thuajse i pavlefshëm. Çfarë vlere ka të argumentoni se Bibla është shkruar nga Perëndia, kur kundërshtari juaj nuk beson në Zot. Fillimisht duhet të debatoni mbi ekzistencën e Zotit. Nëse të dy bini dakord se ai ekziston, atëherë mund të debatoni mbi detajet e tjera që rrjedhin nga këto.
6. Mos dilni nga tema
Kur një person fillon të humbasë një debat, është thuajse e zakonshme që ai të fillojë t’i japë drejtim tjetër debatit duke dalë nga tema, me shpresën se nuk do dobësia e tij do kalojë pa u vënë re dhe të krijojë një debat të ri. Kur kjo ndodh, ju nuk duhet të bëheni pjesë. Kthejuni debatit fillestar menjëherë. Mos i jepni aspak tokë subjekteve të hedhura për diskutim nga kundërshtari juaj, pa mbaruar atë që keni nisur.
7. Bëni pyetje
Kjo është “metoda e Sokratit”. Kur kundërshtari juaj thekson një fakt, ju mund të kridheni më thellë me pyetje të krijuara për të ekspozuar defektet si për shembull, “më thuaj më shumë”, “a mund të më japësh një shembull”, “një mënyrë tjetër për ta parë këtë është…” Këto pyetje do ta shpërqendrojnë kundërshtarin tuaj dhe shpeshherë mund ta bëjnë të nxehet, çka gjithsesi është një fitore për ju.
8. Jini të heshtur
Pasi të keni dhënë një argument lini kundërshtarin tuaj të flasë, veçanërisht nëse atij i mungojnë faktet për t’ju kundërshtuar. Ai do të turfullojë e humbasë linjën, duke ju dhënë një sërë armësh të reja, me të cilat mund ta sulmoni. Shumë debate janë fituar duke mos argumentuar fare. Kjo është një metodë fantastike për të arritur atë që dëshiron, hidhni në tryezë tezën tuaj e më pas qëndroni në heshtje. Kjo zakonisht e bën personin tjetër shumë nervoz.
9. Njihuni mirë me faktet
Mos pohoni me forcë se diçka është “e vërtetë” nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se është dhe jeni të përgatitur të jepni prova në këtë rast. Është shumë e mërzitshme të debatosh me një person, i cili thjesht i sajon argumentet për hir të debatit. Nuk do ju pëlqente ta shihnit një gjë të tillë dhe nuk do ishte mirë që dhe ju ta bëni. Përfshihuni në një debat, në të cilin mund të fitoni në bazë të fakteve.
10.Pranoni humbjen
Nëse keni gjithë faktet e duhura për të mbështetur teorinë tuaj, ju duhet të jeni në gjendje të fitoni debatin nëse kundërshtari luan lojë të ndershme. Por do ketë raste, kur kundërshtari të ketë fakte më të forta dhe të fitojë. Kur një gjë e tillë të ndodhë duhet të pranoni fitoren e tij. Duhet të dini të jeni gjithnjë të hijshëm në humbje. S’ka gjë më të keqe sesa kur një person debaton thjesht të hir të debatit edhe pse kjo s’do t’i japë asgjë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook