Lidhu me ne

Temporal

Ju tregoj jetën time si konviktor në Qytetin Studenti!

Ju tregoj jetën time si konviktor në Qytetin Studenti!Nga Daniel Muçaku
Sapo hyn në Qytet Studenti shikon ndërtesa të stërmëdha rrethuar  me lokale te tejmbushura plot të rinj.
Mirëpo dallimi mes asaj që shohim nga jashtë edhe asaj që një konvikt ka nga brenda është me të vërtetë si nata me ditën. Është thënë  se para disa kohësh konviktet u rregulluan, por sot do ju tregoj, historinë time në burgun e konviktorëve.
Muret me lagështirë, tualete që duhet te shkosh nga halli,  kushte të vështira për të jetuar brenda një dhome, por edhe  frika nga sherret  që shpesh krijohen, është makthi i çdo personi në këto konvikte.
Ambientet ruhen me kamera në çdo cep, por kjo nuk pengon askënd të hyjë e dalë, sipas qejfit.
Studentët shprehen se kamerat janë i vetmi investim qe është bërë, për të mbikëqyrur kush hyn e kush del, por në të vërtetë edhe ata vetë nuk e dinë nëse punojnë apo jo.
“Pamjet i sheh drejtoria, ne nuk jemi të autorizuar të kemi akses në kamera. Ne bëjmë punën tonë”-shprehet një prej kujdestareve që luante me lojëra në telefon.
Para një viti një student u gjend i masakruar me grushte, nga njerëz që as sot nuk dihen se kush janë, por drejtoria e konviktit po punon akoma për kapjen e autorëve.
I vetmi rregull që kanë vënë në konvikte janë uniformat e reja të punonjësve. Askush nuk lejohet pa qenë i veshur në atë mënyrë. Por si për ironi, ata shprehen se edhe këto uniforma i kanë blerë me lekët e tyre. “M’i kanë mbajtur nga rroga, gati 20 mijë lekë të vjetra shprehet kujdestarii vendosur për dushet.
Oraret e dusheve janë 12 e drekës deri në 7 të pasdites, Para apo pas këtyre orareve askush nuk mund të lahet, sepse dhomat e dusheve qëndrojnë të mbyllura me çelës.
Imagjinoni një dhomë më të ngushtë të mundshme, edhe aty të banojnë 3 vetë, ku secili prej tyre të këtë krevatin e tij të shkatërruar, në pak metra katror.
Një pjesë ka ballkone, një pjesë jo, vajzat edhe djemtë bashkë detyrohen t’i thajnë rrobat e lagura nëpër karrige apo dollapë nëse kanë. Mendojeni vetë, të shumtën e rasteve larjen e rrobave e bëjnë me dorë, pasi lavanteria u kërkon para për të ofruar këtë shërbim.
Pavarësisht sigurisë së lartë që presupozohet se ofron nga vënia e kamerave që nuk punojnë, ka edhe nga ata banorë të konvikteve që nuk u binden.
Siç ndodh rëndomtë në çdo godinë ka një orar hyrje edhe një orar për dalje. Saktësisht lejohen hyrjet edhe daljet nga ora 6:30 deri në orën 23:30. Ndodh që nuk respektohet sepse ka edhe nga ata prej një serë arsyesh dalin apo hyjnë në orën 23:30.
A ia vlen te jetosh kështu?
Kaos, rrëmujë,  tualete të përbashkët, burgosja brenda dhomës prej tre vetash, një palë rroba, laj-thaj kjo ishte gjendja e mjerueshme. A jetohet kështu?
Jo, mjafton të qëndrosh për të kuptuar, por nga halli edhe ekonomia detyrohemi të qëndrojmë, të përshtatemi dhe fitojmë imunitet ndaj kushteve skandaloze. E dini pse nuk bëjmë zë? Qiraja është disi më lirë se një shtëpi më qira.
Nuk bëjmë zë për të vetmen arsye, jo për ata që quhen “kujdestarë” apo “drejtori” por për prindërit tanë që torturohen për të na mbajtur në shkollë, kjo është arsyeja pse ne heshtim. Dhe siç heshtim për konviktin, heshtim edhe për Shqipërinë./dritare.net
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix2 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix2 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar2 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar2 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix2 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook