Lidhu me ne

Temporal

E vërteta e vrasjes së Falkones dhe Borselinos

20 vjet pas vrasjes së legjendës anti-mafie Xhovani Falkone po rishkruhet historia e atentateve mafioze që kanë bërë të dridhet Italia. Ka dëshmitarë të cilët flasin për të dërguar të tjerë, ka të dhëna që të çojnë në bindjen e arsyeshme se nuk ka qenë vetëm mafia ajo që vrau Falkonen dhe Borselinon. Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së gjykatësit Xhovani Falkone mediat italiane kanë rihapur edhe njëherë dosjet për Cosa Nostra-n. Prestigjiozja “La Repubblica” ka botuar para disa ditësh rreth 100 faqe, dy procesverbale pyetjesh ‘top secret’, që mbajnë datat e korrikut 2009 dhe korrikut 2010. Tek ato karta të firmosura nga magjistratët e Caltanissetta-s, për herë të parë, Totò Riina, kapo i kapove të Cosa Nostra-s, pranon të tregojë të vërtetën e tij. Kryesisht, në lidhje me masakrat ku mbetën të vrarë gjykatësit Falkone dhe Borselino, bashkë me eskortën e tyre. Dhe në suplementin e së dielës mbi mafian gazeta “Tirana Observer” sjell një speciale nga mediat italiane mbi vrasjen e Falkones dhe Borselinos.

* * *

Italia 20 vjet pas vrasjes së Falkones, ja si ka ndryshuar mafia

20 vjet më parë mafia vrau në Siçili ndjekësin më të famshëm të mafies, gjykatësin Xhovani Falkone. Por 20 vjet pas atentatit pikërisht në Palermo shumë gjëra kanë ndryshuar.

Kapaçi, një nga periferitë e Palermos. Këtu autostrada kalon nga qendra e qytetit në drejtim të aeroportit. Në 23 maj 1992, në orën 17:57 këtu shpërthyen 500 kilogramë lëndë eksplozive, të fshehura në një kanal ujërash të zeza nën autostradë. Fuqia e shpërthimit goditi dy makina. Në gërmadha vdiq luftëtari më i njohur dhe më popullor i Italisë kundër mafias, gjykatësi Xhovani Falkone. Viktima të atentatit ranë edhe gruaja e tij dhe tri truprojat.
Si arriti mafia të godiste në shenjë? Planet e lëvizjes së Falkones asokohe mbaheshin sekret me shumë kujdes pasi konsiderohej shumë i rrezikuar. Falkone ishte kandidati me më shumë shanse për postin e shefit të policisë së re anti-mafie dhe në sajë të punës së tij ishin dënuar qindra mafiozë.
Mafia kishte ndihmës
Leoluca Orlando është prej shumë vitesh kryetar i bashkisë së Palermos; ai vetë ka qenë një nga luftëtarët pararojë kundër krimit të organizuar. Orlando thotë: mafia kishte ndihmës.
“Mafia e kreu atentatin. Por ku mafia vret një gjykatës të rangut të Falkones atëherë ajo e di se është dikush në aparatin shtetëror, që e mbron. Mafia është kundër shtetit, por njëkohësisht ajo është edhe brenda tij. Ajo është kundër bankave dhe punon brenda tyre. Ajo është kundër kishës dhe brenda saj, është kundër shoqërisë dhe brenda saj. Pasi mafia vrau edhe gjykatësin Paolo Borselino, lindi një lëvizje qytetare e paparë deri atëherë. I mbështetur nga indinjata e këtyre qytetarëve një vit më vonë unë u rizgjodha kryetar i bashkisë së Palermos.”
Këto dy atentate me eksploziv në vitin 1992, kundër gjykatësve Xhovani Falcone dhe Paolo Borselino, e shkundën fort indiferencën në gjithë Italinë: Cosa Nostra u kthye në problem kombëtar. Motra e Xhovani Falkones, Maria, thotë: atentatet kanë pasur patjetër efekt.

“Për mafian ishte si një bumerang. Pasi me to filloi gjithçka. Ky atentat terrorist bëri që njerëzit në atë moment të thonin: mjaft më! Dhe nën trysninë e vazhdueshme të qytetarëve të indinjuar shtetit iu desh të reagonte në mënyrë të qartë.”
Indinjata qytetare detyroi shtetin të veprojë
Shteti dërgoi ushtrinë. Ishte misioni më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Deri në 12.000 ushtarë u vendosën përkohësisht në Sicili për të mbështetur policinë, për gjashtë vjet rresht. Dhe hetimet përparuan shpejt. Një vit pas atentatit u kap autori kryesor, Toto Riina, një bos i mafias nga Korleone.
Katër vjet më vonë, në 1996, Michele Prestipino shkoi në Palermo dhe punoi atje deri në vitin 2008 si prokuror. Në aspektin shoqëror shumë gjëra ndryshuan dukshëm në vitet që pasuan atentatet, thotë Prestipino.
“Kisha siçiliane e viteve 1992/93 nuk ishte e njëjta me atë në vitin 2008, sistemi i sipërmarrësve në 1992 nuk ishte i njëjti me atë sot, e njëjta gjë mund të thuhet për shkollat dhe kualifikimin. Ne filluam të përpunonim njohuritë dhe perceptimin tonë për mafien. Ky proces përfshiu mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra të rinj. Dhe ky brez është ai që sot drejton shumë sektorë në Sicili.”
Atentatet sollën ndryshim vlerash
dhe i dhanë fund indiferencës
Atëherë filloi një transformim vlerash. Papritur në shkolla u futën orë mësimi për sqarimin politik. Të rinjtë mësonin se çdo të thotë të bashkëpunosh me mafien. Papritur disa sipërmarrës refuzuan të paguanin paratë për mbrojtje. Studentët themeluan lëvizjen “Addiopizzo” – “Lamtumirë para për mbrojtje”.
Një nga këta të rinj është Chiara Caprì, e cila në moshën pesë vjeç përjetoi pasojat e atentateve me bomba. Ajo shkruan ndërkohë libra mbi mafien, është në prag të përfundimit të studimeve të mjekësisë dhe do të specializohet në psikiatri të mjekësisë ligjore për të përpunuar profile keqbërësish.
Edhe për Chiaran gjithçka filloi me vrasjen e Xhovani Falkones, pasi falë tij që fëmijë ajo filloi të interesohej se përse dikush në qytetin e saj të lindjes Palermo, vendos bomba.
“Atentatet që u kryen ato vite e vendosën qytetin në një lloj gjendje lufte, si për shembull kur në Kabul apo rajone të tjera lufte shpërthen një bombe dhe të gjithë kujtohen më pas se çfarë bënin në atë moment. Edhe pse atëherë isha e vogël, shpërthimi në autostradë, vrasja më vonë e Borselinos, ajo goditje e tmerrshme, ai shpërthim bënë që për mua koha të mbetej në vend.”
Mafia e sotme është me kostum dhe kravatë
Palermo ka ndryshuar pas atentateve 20 vjet më parë. Kokat drejtuese të mafies së atëhershme gjenden në burg, kontakte të rëndësishme janë ndërprerë, e megjithatë mafia ekziston ende, thotë kryebashkiaku Leoluca Orlando: “Krimi i organizuar është transformuar nga mafia që qëllon dhe kryen atentate në një mafie me kostum dhe kravatë, e cila fshihet në botën e financave. Të luftosh mafien sot është më pak e rrezikshme por më e vështirë.”
Për Maria Falkonen, lufta kundër mafies është kthyer në qëllim jete. Ajo ka themeluar një fondacion dhe organizon fushata sqaruese në shkolla në të gjithë vendin. Ajo thotë se e pyet shpesh veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse vëllain e saj nuk do ta kishin vrarë, nëse ai do të kishte pasur mundësi të vazhdonte punën.
“Çdo të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur në krah një shtet dhe një shoqëri që e mbështesnin në vend që të bëhej shënjestër e zilisë, akuzave dhe dyshimeve? Pyetja ime është: ku do të ishim tani? Ndoshta Cosa Nostra do të ishte mundur vërtet.”
Masakra e Kapaçit hyri në histori. Luftëtari më i aftë i mafies vdiq nga duart e kriminelëve, ndër të tjera edhe sepse politika e kishte lënë në baltë dhe nuk ishte angazhuar në kohë për të. Në autostradën e aeroportit në Palermo dy shtylla të mëdha të kuqe graniti kujtojnë Xhovani Falkonen, gruan dhe truprojat e tij si dhe ditën në të cilën mafia i shpalli luftë shtetit.

* * *

Italia riheton vrasjen e dy magjistratëve, duke hedhur dritë mbi rolin e shërbimeve sekrete

Testamenti i Totò Riina-s: E vërteta e vrasjes së Falkones dhe Borselinos

“Vrasja e Borselinos është vepra juaj, unë as nuk e njihja”

Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së gjykatësit Xhovani Falkone mediat italiane kanë rihapur edhe njëherë dosjet për Cosa Nostra-n. Prestigjiozja “La Repubblica” ka botuar para disa ditësh rreth 100 faqe, dy procesverbale pyetjesh ‘top secret’, që mbajnë datat e korrikut 2009 dhe korrikut 2010. Tek ato karta të firmosura nga magjistratët e Caltanissetta-s, për herë të parë, Totò Riina, kapo i kapove të Cosa Nostra-s, pranon të tregojë të vërtetën e tij. Kryesisht, në lidhje me masakrat ku mbetën të vrarë gjykatësit Falkone dhe Borselino, bashkë me eskortën e tyre…

Nga LIRIO ABBATE, ATTILIO BOLZONI
“La Repubblica”
Dy të penduar të rremë, të manovruar për të devijuar pistën e masakrës së rrugës “Amelio” të 19 korrikut 1992, kanë ndërtuar një të vërtetë jo të vërtetë mbi makinën-bombë që vrau Paolo Borsellinon dhe agjentët e tij të eskortës, e cila ndryshoi historinë e Italisë. Pas vitesh të tëra hetimi, prokuroria është bindur se ka dhënë tetë dënime me burgim të përjetshëm, të cilat, në fakt, nuk kanë të bëjnë fare me atë ngjarje.Prokurori Përgjithshëm, Roberto Scarpinato, pas pak ditësh, do të dorëzojë në Gjykatën e Apelit të Katanias, një kërkesë për të rishikuar të gjithë procesin. Tashmë, janë rindërtuar të gjitha fazat e atentatit. Një punë metoditë e bërthamës së DIA-s në Caltanissetta, ka zbërthyer të gjitha prapaskenat e ngjarjes.Enzo Scaratino dhe Salvatorte Candura – të dy të penduarit falsë që dhanë të gjithë emrat, nuk kishin asnjë interes të gënjenin. Ata, në atë kohë nuk kishin dënime të mëdha dhe nuk u leverdiste të bënin shkëmbime me dëshmi false. Sipas hetimit të ri, dikush i ka futur dhe i ka instruktuar. Pse? Dhe, mbi të gjitha, kush?Janë dy hipoteza: Dikush, mes hetuesve, ka luajtur ndyrë për të bërë karrierë, ose vullnete të njerëzve, shumë lart e kanë dashur një gjë të tillë. Duke akuzuar Pietro Aglierin dhe klanin e tij, janë mbajtur jashtë hetimit ekzekutorë si Gravianot: ata që kanë pasur lidhje me shërbimet sekrete. Pra, një prishje e vendit të krimit dhe hetimit pasues. Hetuesit thonë se nuk është më një çështje e brendshme e familjes, por edhe e institucioneve. Dhe, më në fund, edhe bosët e mëdhenj kanë vendosur të flasin për këtë çështje. Ja disa prej atyre përmbledhjeve të procesverbaleve:
Karlo Greko
“Nuk jam një kafshë dhe as një shenjt. Por nuk dua të paguaj për gabime, të cilat nuk i kam bërë. Mbi këtë krim, dua të hidhet dritë; për mua, për fëmijët e mi dhe për drejtësinë”. Flet, pra, për prokurorët, për herë të parë, bosi i familjes së Santa Maria del Gesù – “kasapi” Karlo Greko, 54 vjeç, në burg prej korrikut 1996, pas një gjykimi të gjatë. Është dënuar me katër burgime të përjetshme, dy prej të cilave për masakrën e rrugës D’Amelio dhe Capaci: nuk është penduar dhe mban mbi trup ende shenjat e burgut të rëndë të Pianosas. I quan padrejtësi dënimet e tij dhe të njerëzve të tij, të akuzuar për vrasjen e Borselinos. Për këtë arsye, besniku i padrinos Pietro Aglieri flet me magjistratët. Pranon që është pjesë e klanit të Santa Maria del Gesù, por nuk jep pozicionin e tij në këtë klan. Ai thotë se ka bërë disa hetime të vetat për t’u mbrojtur, pas arrestimit të Enzo Scarantino-s, hajdut makinash që u akuzua dhe e akuzoi për vrasjen e gjykatësit. “Ne u çuditëm, se e dinim që ai nuk kishte këllqe të përzihej në një masakër të tillë dhe e kuptuam shpejt që do ta përdornin për të na akuzuar ne për faje jo tonat”. Mafia hetoi dhe bosët pranë Aglierit zbuluan, siç konfirmon Greko, që “Scarantino, ditën e atentatit ishte në një hotel me një grua dhe jo në rrugën Amelio, siç u kishte thënë hetuesve. I thamë Giuffrés të merrte provat për ta përgënjeshtruar akuzën e tij dhe ai na tha se gjithçka e kishte rregulluar. Por provat nuk po na vinin…”.Vetëm tani prokurorët kanë kuptuar se Scarantino ishte një bashkëpunues fals i drejtësisë. Me italishten e tij, shpeshherë të rëndë, bosi flet për një çështje me shumë rëndësi: Mangano, njeriu që kujdeset për kuajt, i punësuar në Arcore nga Marcello Dell’Utri dhe Silvio Berlusconi, dhe nga padrinoja i tij, Salvatore Cancemi. Cancemi, më pas i kthyer në bashkëpunëtor me drejtësinë, ka heshtur mbi shumë gjëra: “Jam i sigurt se Mangano, që ishte një ushtar, i ka referuar të dhëna Cancemit, që ishte bosi i tij. Është një rregull që bosit duhet t’i thuash të vërtetën. Cancemi njeh shumë gjëra që di dhe Mangano. Nëse unë p.sh. takoj një eksponent të policisë apo një gjykatës, duhet ta informoj bosin tim, Aglierin”.
Dhe Cancemi vdiq në janar, tre muaj pas dëshmisë së mësipërme të Grekos. Mangano vdiq dhjetë vjet më parë: sekreti është groposur bashkë me ta.
Po devijimi i hetimit? Greko, gjatë latitancës së tij, është munduar të kuptojë sesi ky Arnaldo La Barbera (kuestori që ndoqi hetimet), ka përdorur Scarantino dhe akuzat false të tij për të arritur tek klani Aglieri: “Është një pyetje që kam 18 vjet që e bëj dhe nuk i jap dot përgjigje”,- thotë Greko. “Barberën nuk e konsideronim fajtorin kryesor për devijim mendonim se ishin të tjerët lart tij që e donin këtë
Totò Riina
Është groposur që prej vitit 1993, në një qeli 6 metra katrorë. Në moshën 82-vjeçare, ai është i fortë në pozicionin e tij, si kreu i Cosa Nostra-s. Një bos që vendos të flasë, por duke thënë të mos e pyesin për këtë Cosa Nostra-n, sepse nuk di gjë për të. Salvatore Riina, prokurorëve që hetojnë për vrasjet e dy gjyqtarëve, u flet duke dashur të largojë nga vetja përgjegjësinë e vrasjes së Borselinos dhe të agjentëve të tij: Unë Borselinon nuk e njihja dhe mua nuk më kishte bërë asgjë, madje asnjë gjobë”. Është e kotë të mendosh se bëhet fjalë për një strategji mbrojtjeje në këtë moshë dhe me 13 dënime me vdekje. Ai lëshon mesazhe. Dy herë është pyetur dhe ai flet për masakra dhe magjistratë, miq të vjetër, gjeneralë, spiunë, senatorë dhe të penduar. Sinjale me kod gjithandej.

Ka folur me prokurorin Gian Carlo Caselli “që nuk më ka pyetur kurrë, nëse e kam puthur apo jo Andreottin”. Kujton Borselinon dhe zhdukjen e bllokut të tij të kuq të shënimeve. Ironizon mbi Bernardo Provenzanon “shumë shkrimtarë”, për copërat e letrave të gjetura në shtëpinë ku fshihej. “24 orë në vëzhgim nuk mund të bëj asgjë. 80 vjeç je vetëm një herë në jetë. 80 vjeç është vdekja. Vitet janë vite. Por, siç më shikoni, nuk jam thyer akoma… mendoj se do ta shtyj dhe pak”. Duke u kthyer nga prokurori, Sergio Lari thotë: “Zoti prokuror, ju lutem njëherë e përgjithmonë, kërkoni të vërtetën, hidhni dritë, sepse ju mundeni, mund të gjeni shumë rrugë dhe shumë punë. Boll me Riinën si rrufepritëse. Riina është Toto Riina. Riina nuk është asgjë, ka 20 vjet që sakrifikohet. Më lini, ju lutem, të qetë, jam 80 vjeç. Jam i sëmurë, jam një plak i mbaruar”.

Tenton të largojë nga vetja dyshimet. Si kreu i Cosa Nostra-s nuk do të hedhë dyshime mbi askënd, as të akuzojë të tjerët, por lëshon helm dhe hipoteza: Nëse unë do të kisha njohur ndonjë nga ata të shërbimeve sekrete, nga ata të devijuarit apo të infiltruarit, nuk do të quhesha më Salvatore Riina”.
Pietro Aglieri
Flet për Cosa Nostra-n, për frekuentimin gjatë kohës së latitancës me Bernardo Provenzano-n dhe për faktin që për masakrën e Borselinos ai dhe njerëzit e tij nuk kanë asnjë përgjegjësi. Pietro Aglieri është bosi i Santa Maria del Gesù, provenzanian hekuri, gjithmonë i pozicionuar larg qëndrimeve të Filippo dhe Giuseppe Graviano-s, bosë të Brancaçios. Në dy marrje në pyetje, u përgjigjet prokurorëve të Caltanissettas, pasi thotë se “ju e dini mirë që ka njerëz të pafajshëm që po paguajnë për një krim që nuk e kanë bërë”. Nuk bën akuza. Thotë se nuk ishte në dijeni të “strategjisë së masakrave” dhe as të ndonjë tentative të tillë. “Nuk di të ketë pasur kurrë një konvergjencë interesash ndërmjet pjesëtarëve të Cosa Nostra-s dhe subjekteve të jashtëm: mund të them se unë personalisht nuk do të lidhesha kurrë me subjekte të jashtme”.

Më pas, shpjegon periudhën e bashkëpunimit që në vitin 2000, ai dhe disa bosë të tjerë patën me Prokurorin Kombëtar të Antimafias, Pier Luigi Vigna. “Ajo iniciativë nuk ishte krijuar për të thelluar hetimet në të mirë të të dënuarve”,- thotë Algieri, por, në fakt, ishte një akt kapitullimi përballë shtetit, të paktën për të lehtësuar pozitat e personave të arrestuar. “Nëse ky pakt do të kishte funksionuar, kjo situatë do të lejonte që ata që donin mund të dilnin nga Cosa Nostra, pa rrezikun që mund të vriteshin.

Flet si kapo mafie, si njeri nderi që ka në zemër fatin e njerëzve të tij, të cilët i mbron nga akuzat për masakrat e gjykatësve, që, sipas tij, janë thurur me shumë intrigë dhe me art. Për këtë, pa akuzuar njeri, përpiqet të provojë se hetimet janë devijuar. Respekton rregullin bazë të Cosa Nostra-s: nëse ti drejton gishtin ndaj dikujt, qoftë edhe për të shfajësuar veten, atëherë je një i penduar ose një polic. Ai i kujton prokurorët se pas kapjes së Riina-s, drejtimin e organizatës e mori Brusca e Bagarella. “Provenzano mendoi të bëjë një hap pas, duke nxjerrë si shkak disa probleme shëndetësore, por hoqi dorë nga kjo për të mbrojtur njerëzit që i rrinin më afër”.

Ai zbulon një plan pas kuintave dhe konfirmon se disa deklarata të bëra nga i pandehuri Giuffré, duke iu referuar hipotezës së qarkulluar mes disa bosëve për të shkrirë organizatën, sepse ishte krijuar një klimë tensioni brenda Cosa Nostra-s, e njëjtë si ajo që u pa pas luftës së mafias së viteve ‘80-të. Por, në fund, nuk ndodhi asgjë, konkretizon Aglieri, “për faj të atyre si Giuffré, që nuk morën pjesë në bisedime në dallim me ata që u treguan të gatsh.

* * *

Falkone & Borselino/Vrasjet nga mafia dhe hija e shërbimeve sekrete.

Nga ATTILIO BOLZONI
20 vjet më vonë po rishkruhet historia e atentateve mafioze që kanë bërë të dridhet Italia. Ka dëshmitarë të cilët flasin për të dërguar të tjerë , ka të dhëna që të çojnë në bindjen e arsyeshme se nuk ka qenë vetëm mafia ajo që vrau Falkonen dhe  Borselinon. Është rihapur zyrtarisht hetimi mbi tragjedinë e rrugës Mariano D’Amelio. Është hapur zyrtarisht hetimin për Capaci.  Është rihapur zyrtarisht edhe hetimi për Addaura, për 58 kallëpet e dinamitit të vendosura në qershor të vitit 89 në kodrën përballë shtëpisë së Xhovani Falkones. Një dramë.  Një lloj strategjie tensioni-është hipoteza që prokurorët e Kaltanissettas, përgjegjës për hetimet mbi tragjeditë e ndodhura në Palermo- që nis me vdekjen e Georgofilëve në Firence dhe përfshin edhe ato të rrugës  Palestro në Milano. Elementët e mbledhur në këto muajtë e fundit por bëjnë që ngjarja të mos përqëndrohet vetëm tek Totò Riina  dhe Korleonezët e tij, të gjithë të dënuar me burg të përjetshëm si ekzekutorë të këtyre tragjedive. Ka diçka më shumë të thellë dhe të errët, hetim pas hetimi, ka gjithmonë e më shumë të pranishëm agjentë sekretë gjithmonë në kontakte me bossët palermitanë.  Të gjithë që herë pas herë shkëmbejnë informacione duke bërë ndere reciproke, të gjithë bashkë ne vendet e tragjedive apo të vrasjeve, të gjithë duke mbrojtur njëri-tjetrin si në një pakt gjaku. Prokurorët e Caltanissettas – janë pesë që hetojnë, shefi Sergio Lari, ndihmësit Domenico Gozzo dhe Amedeo Bertone,  zëvendësuesit Nicolò Marino dhe Stefano Luciani –kanë dëgjuar tashmë Vincenzo Scottin (ministër i Brendshëm  në vitet 1990-  1992) dhe kryeministrin e asaj kohe Xhuliano Amaton për të pasur edhe informacione për të cilat askush nuk ka pyetur kurrë. Mbi disa 007. Mbi të gjitha për atë agjentin me “fytyrë mostre”. Është një prej protagonistëve të intrigës. Një hije, një figurë gjithmonë afër dhe përreth shumë episodeve të ghakut.  Emri i tij është akoma i panjohur. Për të dihet vetëm se ka një fytyrë të deformuar.Shumë kanë folur për të, por pavarësisht faktit se për shkak të fytyrës është shumë e lehtë ta identifikosh, askush nuk e ka identifikuar asnjëherë. Kush është? Po e kërkojnë. Duket se mund të jetë njeriu kyç i shumë mistereve në Palermo. I pari: atentati i 21 qershorit më 1989, në Addaura. Është dëshmia e një gruaje e cila thotë se ka parë një burrë me “ një fytyrë kaq të shëmtuar” afër vilës së gjykatësit Falkone, pak përpara sesa dikush të vendoste një çantë me dinamit në shkurret. Dikush? Mbi çështjen Addaura ekziston dhe procesverbali i Angelo Fontana, një i penduar i “familjes” së Acquasantas, pra të asaj familjeje që komandonte atë territor. Fontana zbulon se atë ditë mafiozët e familjes thjeshtë kanë bërë survejimin e zonës, ndërsa në bordin e gomones nuk ishin fare mafiozët. Një peshk i vogël , një farë Francesco Paolo Gaeta – asistent ka pohuar të njëjtën gjë. U vra nga plumbat e një pistolete pak kohë më pas : çështja u arkivua si një larje hesapesh mes spaçatorëve. Pas atentatit të shkuar dëm, natyrisht që filluan të qarkullojnë fjalët e famshme “Ishte vetë Falkone që e vuri eksplozivin”. Gjykatësi, shumë i shqetësuar, tha vetëm “Kanë qenë mendje shumë të rafinuara”. Që në atë kohë vetë Falkone kishte dyshimin se dikush, pas aparatit shtetëror, donta ta vriste. Por burri me “fytyrë monster” u pa dhe në një tjetër qoshe të Palermos, pak muaj më pas. Një tjetër dëshmi. Mafiozi Luigi Ilardo për komandatin e karabinierëve Michele Riçio: “Ne e dinim se ishte një agjent në Palermo që bënte gjëra të çuditshme dhe që gjendej gjithmonë në vende të çuditshme. Kishte një fytyrë monster. Arritëm të mësonim se ai ishte edhe në afërsi të Villagrazias kur u vra polici Agostino”. Nino Agostino, zyrtarisht agjent në komisariatin e San Lorenzos, por në të vërtetë gjuetar latitantësh, u vra bashkë me të shoqen me 5 gusht të vitit 1989. Kurrë nuk u zbuluan vrasësit e tij. Si nuk u zbulua kurrë sesi një mik i Agostinos, bashkëpunëtori i Sisde, Emanuele Piazza (edhe ai një gjuetar latitantësh) u mbyt nga bosët e San Lorenzos. Ndoshta një rrjedhe e çuditshme informacioni. Bashkëpunëtori Ilardo  ka folur edhe për të. Dhe më pas ka rrëfyer: Unë nuk e di se për çfarë arsyeje shërbimet sekrete kanë marrë pjesë në këto operacione..ndoshta për të mbuluar persona politikë që kishin interes në zbulimin e fakteve të caktuara, duke nxjerrë jashtë loje magjistratët apo dhe njerëz të tjerë politikë me qëllime të vërteta për zbulimin e këtyre”. Një tjetër dëshmi vjen edhe nga Vincenzo Agostino, babai i policit të vrarë: “Pak përpara vrasjes së tim biri erdhën në shtëpinë time në Villagrazia di Carini dy kolegë të cilët m’u prezantuan si kolegë të Ninos, njëri kishte një fytyrë të tmerrshme…”.

I fundit që foli për agjentin “me fytyrë monster” ka qenë Massimo Ciancimino, djali i don Vitos, bashkiakut mafioz të Palermos në vitet ’70.  Prokurorëve siçilianë ai u ka shpjeguar se ai burri kishte vite në kontakt me të atin. Deri në “paktin” e famshëm , pra marrëveshjen që Totò Riina donte të arrinte me shtetin Italian për të “ndalur masakrat”. Por Massimo Ciancimino nuk ka folur vetëm për takimet, që babai i tij ka pasur me agjentin me fytyrë të shformuar. Ka folur edhe për një farë “zoti Franko” dhe një farë ‘Karlo”. Ndoshta nuk janë dy njerëz, por një njeri: një tjetër agjent sekret. Një me të cilin plaku don Vito kishte një raport intensive prej vitesh. “Ishte ai-thotë Ciancimino jr –që garantoi tim atë, duke e siguruar se pas tratativave, që në fillim u nisën nga koloneli i karabinierëve Mario Mori dhe nga kapiteni Giuseppe De Donno, ishte një personazh politik “. Për këtë “zotin Franco” apo “Carlo”, Massimo Ciancimino u ka dhënë prokurorëve të dhëna të sakta. Madje edhe një axhendë të të atit me referimet e tyre telefonike. Një tjetër kapitull i këtij gërshetimi të mafias me aparatin shtetëror del nga hetimet e vrasjes së Borselinos. Një i penduar (Gaspare Spatuzza) ka përgënjeshtruar të penduarin (Vincenzo Scarantino) që 17 vjet më parë ishte vetakuzuar se kishte çuar në rrugën D’Amelio autobombën dhe kishte vrarë prokurorin me pesë policët e eskortës së tij. “Isha unë dhe jo ai”, ka shpjeguar Spatuzza, duke konfirmuar deri në detaj dinamikën e ngjarjes dhe duke zbuluar se Falcone –përpara Capacit – duhej të kishte vdekur në Romë në një atentat. Armët i kishte çuar në Romë ai vetë. Pas një vit hetimet prokurorët ishin bindur se Gaspare Spatuzza ka thënë të vërtetën dhe Vincenzo Scarantino kishte gënjyer. Kishte shpikur të gjithë atë gënjeshtër vetë?  Apo dikush e ka detyruar ta bëjë këtë për të hequr dyshimet nga të tjerët, mbase njerëz jo mafiozë.
Pra tragjeditë e Palermos tashmë duken se nuk janë romani i zi vetëm i Totò Riinas dhe Korleonezëve të tij.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar2 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar2 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix2 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook