Lidhu me ne

Letersi

KJO ËSHTË POEZIA QË LASGUSH PORADECI E SHKROI KUR VUANTE NGA SËMUNDJA E RËNDË

Nga Kristaq Jorgo

Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në frëngjisht në moshën 17-vjeçare. 

Atë mot – është fjala për vitin e largët 1916 poeti ndodhej në Athinë, ku ndiqte mësimet në Liceun Francez. I mbërthyer për javë e muaj nga një formë e rëndë e tuberkulozit pulmonar, shtrohet disa herë në sanatorium e përjeton gjendje ekstreme mes jetës e vdekjes.

Në këtë kohë ka lindur poezia në fjalë, të cilën po marrim guximin ta cilësojmë kryepoezi të tij.

Jo për faktin se mund të jetë krijimi i parë i mjeshtrit. Ka dëshmi se edhe më të hershme janë fillimet poetike lasgushiane. As për faktin se përfaqëson një krijim të ndonjë vlere fort të posaçme, krahasuar me mrekullitë e vërteta që ai do të na sjellë më pas. Kemi të bëjmë, përkundrazi, me një poezi të përkorë dhe fare të shkurtër, elementare mund të thuhej, me vetëm 5 vargje, ndonëse formalisht 8, pasi tre prej tyre dalin dy herë.

E megjithatë…

Poezia me titull “Quand je t’ai vu, O reve immenese”, që  e sollëm shqip në trajtën “Kur të kam parë, O ëndërr’ qiellore” është, sipas nesh, dëshmuese e një momenti të jashtëzakonshëm në shpirtin, në jetën e në veprën e djaloshit.

Poeti duhet të ketë përjetuar në atë zgrip të jetë-vdekjes një çast vizioni hyjnor, një epifaní, një ndriçim a një zbulesë, ngjashëm me çka përjetojnë shenjtorët a gjenitë. Ka parë një “ëndërr të pamatë” dhe i është zbuluar/ia ka dredhur shpirtin “Misteri i madh”.

Ky është çasti – poezia na lejon të hamendësojmë kështu – i inicimit të Lasgush Poradecit me Sublimen, të Shenjtën, Bukurinë, Dashurinë, Sekretin, i takimit me qenien supreme, çasti në të cilin atij i ka rënë – me një sintagmë të krishterë – “balta e syrit” dhe ka nisur përnjëheri të shohë, të ndiejë, të kuptojë çka vetëm të shenjuarve tepër të rrallë u bëhet e mundur.

Për këtë arsye edhe cilësimi i kësaj vepërze në dukje  fare të vogël e fare të thjeshtë, si kryepoezie tij, pse dëshmitare e çastit lindës të gjeniut.                                                                             

Është çasti i Big Bang-ut, prej të cilit do të marrë jetë universi madhështor lasgushian.

————

Vijon një shqipërim – me jo pak lëshime e të meta – ndjekur nga origjinali frëngjisht.

————

Kur të kam parë, o ëndërr’ qiellore
Kur të kam parë, o ëndrr’ qiellore,
U drodh në mua i madh mister:
Unë qeshë në lulen djaloshore
Kur të kam parë, o ëndrr’ qiellore.
Amór me buzët çmendurore
M’shtrëngói zemrën time-vrer;
Kur të kam parë, o Ëndrr’ qiellore,
U drodh në mua i madh mister.

Athinë, 1916     

————————

QUAND JE T’AI VU, Ô RÊVE IMMENSE
Quand je t’ai vu, ô Rêve immense,
Frémit en moi le grand mystère:
Ce fut en pleine adolescence
Quand je t’ai vu, ô Rêve immense.
L’amour aux lévres de garance
Pressa mon coeur de solitaire;
Quand je t’ai vu, ô Rêve immense,
Frémit en moi le grand mystère.

Athènes, 1916                    

Lasgush Poradeci

MË TEPËR

Radar3 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix3 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix3 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook