Lidhu me ne

Radar

Ja çfarë tregojnë pozicionet e gjumit për shëndetin tonë

Ja çfarë tregojnë pozicionet e gjumit për shëndetin tonëJo gjithmonë pozicioni ynë i parapëlqyer i gjumit është i dobishëm për shëndetin tonë. Pavarësisht preferencave që kemi, ekspertët e shëndetit thonë se disa prej këtyre pozicioneve mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin. Në vijim gjeni të detajuara këshillat që duhet të dini për dëmet që mund të shkaktojë mënyra se si flini.
 Të flesh në shpinë
Sipas Dr.Michael Breus, psikolog klinik, ky është pozicioni më i mirë për shëndetin. Gjumi në këtë pozicion ndihmon që koka të vendoset drejt dhe pesha të shpërndahet në të gjithë shpinën. Ky pozicion konsiderohet shumë i përshtatshëm ortopedikisht. Ndërsa për personat që gërhasin, apo që vuajnë nga apnea e gjumit, ky është pozicioni më i keq. Kjo pasi fyti dhe beli tërhiqen poshtë nga graviteti, duke e bërë edhe më të vështirë frymëmarrjen.
 Të flesh në krahun e djathtë
Nëse gjendja juaj shëndetësore është e mirë, gjumi në krahun e djathtë nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin. Por, duhet të dini se në rastet kur keni probleme shëndetësore, si shqetësime me zemrën apo stomakun, apo nëse jeni shtatzënë, mundohuni të ktheheni dhe të flini në anën e majtë.
Pozicioni me një këmbë të mbledhur lart
Sipas Breus, të flesh me një këmbë të mbledhur lart është një pozicion jo i shëndetshëm, sidomos për personat që kanë probleme me shpinën. Fjetja në këtë pozicion mund të shkaktojë dhimbje në fundin e shtyllës kurrizore.
 Të flesh përmbys
Duhet të hiqni dorë nga fjetja përmbys. Ky është pozicioni më i dëmshëm për shëndetin. Ekspertët thonë se personat që flenë në këtë pozicion kanë shumë gjasa, që në mëngjes të zgjohen me dhimbje. Të flesh me stomak do të thotë se barku tërhiqet poshtë dhe shpina lakohet. Koka mundohet të kthehet në një kënd 90 gradë. Ky pozicion mund të shkaktojë tendosje, apo dhimbje të qafës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix3 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix3 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix3 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix3 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix3 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix3 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix3 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar3 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook