Lidhu me ne

Radar

Oshee kodi i klientit

 

Verifikoni nëse e keni kryer përditësimin e të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike me “OSHEE sha”.

I nderuar Klient,

Ju njoftojmë që keni mungesë të të dhënave të cilat janë grumbulluar gjatë procesit të realizuar të përditësimit të të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike me “OSHEE sha”.

Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave synohet të plotësohet detyrimi ligjor dhe kontraktor, si dhe të bëhet evidentimi i saktë i të gjithë informacionit lidhur me klientin.

Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin/përditësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave, do të evidentohen qartë të dhënat e klientit, si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe do të shmangen pasaktësitë e këtyre të dhënave.Përditësimi i të dhënave mund të bëhet nga ana Juaj në linkun e publikuar në faqen e internetit www.oshee.al/perditesim ose duke kërkuar takim per intervistë derë më derë.

Për çdo paqartësi ose kërkese për suport mund të kontaktoni në nr e telefonit + 355686055900 / + 355686035990,

Plotësimi i të dhënave të kërkuara, përfaqëson një detyrim ligjor, referuar Ligjit Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe kushteve të Kontratës së Furnizimit me Energji Elektrike, për klientët familjarë e jo familjarë, të miratuara me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE). Në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale, OSHEE sh.a. i ngarkuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për përditësimin e të dhënave të konsumatorëve, do të respektojë me përpikmëri Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast të mospërditësimit të të dhënave të kërkuara Shoqëria “OSHEE” Sh.A, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
PYETJE TË SHPESHTA
Çfarë është përditësimi i të dhënave të klientit?
Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave synohet të plotësohet detyrimi ligjor dhe kontraktor, si dhe të bëhet evidentimi i saktë i të gjithë informacionit lidhur me klientin.
Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin/përditësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave, do të evidentohen qartë të dhënat e klientit, si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe do të shmangen pasaktësitë e këtyre të dhënave.
Nuk e kam bërë përditësimin. Si të veproj?
Përditësimi i të dhënave mund të bëhet nga ana Juaj në linkun e publikuar në faqen e internetit www.oshee.al/perditesim ose duke kërkuar takim per intervistë derë më derë. 
Për çdo paqartësi ose kërkese për suport mund të kontaktoni në nr e telefonit + 355686055900
Çfarë është kodi i adresës?
Kodi i adresës është kodi që do e gjeni në fletushkën e ngjitur në dyert e banesave apo bizneseve tuaja.
Çfarë është numri NID dhe NIPT?
  • NID është kodi dhjetë-shifror që ndodhet në kartën e identitetit apo pasaportën tuaj.
  • NIPT është kodi dhjetë-shifror identifikues i biznesit tuaj i lëshuar nga QKR.
Çfarë është numri i kontratës dhe ku mund ta gjejmë atë.
Numri i kontratës të OSHEE është kodi gjashtë ose më pak shifror që gjendet në librezat e klientit ose në faturat e energjisë elektrike.
INFORMACION MBI MËNYRËN E PAGESËS
Pagesa ne kohe e fatures se energjise elektrike eshte nje detyrim ligjor. Ne baze te kontrates se nenshkruar me kompanine Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., afati i fundit i pageses eshte dita e fundit e muajit pasardhes. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit te percaktuar, shoqerohet me nje kamate- vonese, nderprerje te energjise elektrike apo edhe procedim penal. Per t’iu ardhur ne ndihme klienteve tane, me poshte jane te renditura disa nga pyetjet e bera me shpesh ne lidhje me pagesat e fatures. Gjithashtu, me poshte ju do te gjeni te shpjeguara, me detaje, elementet e fatures se energjise elektrike.
Ku mund ta paguaj faturen time mujore?
Te paguash faturen e energjise elektrike tani eshte me e lehte. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. ka ngritur disa pika ne te gjithe Shqiperine, ku ju mund te shlyeni detyrimet tuaja. Me poshte vijojne  qendrat ku ju mund te paguani faturen mujore si edhe oraret e tyre zyrtare:
Arkat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.
o E Hene – E Shtune 08:00-20:00
Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit
o E Hene-E Shtune 08:00-20:00
Sportelet e Postes Shqiptare
o Qytetet kryesore: E Hene – Shtune 07:30-19:00
o E Diele 08:00-16:00
o Ne zonat rurale: E Hene – E Shtune 07:30-17:00
Bankat e nivelit te dyte
o E Hene – E Shtune 09:00-15:00
Gjithashtu, ku mund te perdorni sherbimin e bankave duke perdorur pagesa me Direct Debit ose e-payment.
A mund ta kryej pagesen megjithese nuk e disponoj faturen mujore?
Nese e paguani faturen mujore te Arkat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., qendrat e Kujdesit ndaj Klientit apo tek Banka Raiffeisen, Banka Kombetare Tregtare (BKT) dhe tek Posta Shqiptare (ne deget e postes, jo arkat) prania e fatures mujore nuk eshte e nevojshme per kryerjen e pageses. Nese pagesa kryhet ne nje tjeter banke te nivelit te dyte, prania e fatures eshte e nevojshme. Shume shpejt, procesi i pageses neper keto pika do te jete gjithashtu i automatizuar dhe prania e fatures nuk do te jete me e nevojshme. Nese deshironi te keni nje kopje te fatures suaj mujore, ju mund ta printoni ate tek qendra e Kujdesit ndaj Klientit ose mund te gjeneroni faturen tuaj nepermjet sherbimit (e-shperndarje).
A mund ta paguaj faturen e energjise elektrike nepermjet e-banking?
Pagesa e faturave, duke perdorur e-banking, mund te behet ne te gjitha bankat qe ofrojne kete sherbim. Ne momentin e kryerjes se transaksionit, kushtojini vemendje te veçante informacioneve te meposhtme:
o Emri dhe mbiemri i personit me te cilin eshte lidhur kontrata.
o Numri kontrates ose kodi i abonentit
o Agjencine (rajonin) te cilit kjo kontrate i perket (si p.sh Agjencia: Kavaje). Informacioni mbi agjencine gjendet ne fature, lart majtas.
o Specifikoni numrin e fatures ose muajin e fatures per te cilen po kryeni pagesen.
Ju duhet te jeni te kujdesshem, per te vendosur saktesisht te dhenat e mesiperme, sa here qe kryeni nje pagese nepermjet e-banking te bankes me te cilen ju veproni. Informacionet e listuara me siper duhet te perfshihen ne pershkrimin e transak -sionit te kryer me e-banking, per te siguruar perputhjen e fatures perkatese me pagesen per kete fature.
Çfare ndodh nese fatura mujore nuk paguhet ne kohe?
Ju keni 30 dite kohe nga dita e leshimit, per te paguar faturen e energjise elektrike. Nese afati skadon dhe ju nuk e shlyeni faturen, ne baze te kontrates se furnizimit me energji elektrike, kompania do te te llogarise kamatevonese (0.1% te fatures  totale per çdo dite vonese). Ju lutemi, vini re se per fatura qe datojne qe nga vitet e meparshme, kamatevonesa eshte 0.5% per çdo dite vonese para 31 dhjetorit 2011 + 0.1% per çdo dite vonese ne 2012). Nese pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve te Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. procedon me nderprerje te furnizimit me energji elektrike te klientit.
Vini re se debia perfshin energjine e konsumuar si edhe  kamatevonesat e mbledhura per çdo dite vonese! Dyshoj se debia e reflektuar ne fature nuk perkon me pagesat e kryera nga une. Ku mund ta vertetoj nese ka apo jo ndonje gabim ne fature?
Nese ju i keni paguar detyrimet financiare qe keni ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., por pagesa nuk pasqyrohet ne sistem, ju mund te:
Telefononi ne numrin: 04 227 4141
Apo dergoni email ne adresen: [email protected]
Nje personel i dedikuar do te trajtoje saktesimin e balances suaj. Gjithashtu, ju mund te paraqiteni te qendrat e Kujdesit ndaj Klientit, ku te depozitoni dokumentet qe mbeshtesin deklaraten tuaj.
Si dokumente prove sherbejne kopja e mandat – arketimit, qe merret ne momentin e kryerjes se pageses dhe vulat ne librezen e energjise elektrike. Nese e paguani faturen prane Postes Shqiptare apo njeres nga bankat e nivelit te dyte, beni kujdesi qe te jepni informacion te sakte (nr. i kontrates, emri i klientit, etj.) ne menyre qe procedimi te jete i sakte. Gjithashtu, mos u largoni pa marre me vete nje kopje te mandatit te  arketimit. Me shume informacion mbi kete çeshtje ju mund ta gjeni tek broshura informative e Kujdesit ndaj Klientit.
Vini re!
Mos harroni te merrni mandatin e arketimit dhe faturen tatimore, si prove per pagesen e kryer. Ato kane te njejten vlere si vula ne librezen e energjise. Ruajini ato, ne rast se nuk keni marre vulen ne libreze. Libreza e energjise vuloset vetem tek Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat.
Borxhi (debia) konsiderohet i paguar kur likujdohen te gjitha faturat e konsumit te energjise dhe kamatevonesat e perllogaritura.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix11 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix11 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix11 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix11 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix11 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix11 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix11 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar12 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook