Lidhu me ne

Radar

50 fakte të rralla që nuk i dini për Angela Merkel

50 faktet
1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.
2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.
3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-ën me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer.
4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.
6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.
7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.
8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.
9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.
10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.
11. Është e gjatë 165 centimetra.
12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.
13. Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.
14. Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.
15. Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.
16. Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.
17. Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.
18. Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.
19. Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.
20. Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.
21. Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.
22. Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.
23. Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.
24. Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.
25. Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.
26. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.
27. Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.
28. Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.
29. Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.
30. Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.
32. Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.
33. -Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.
34. Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.
35. Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian demokratëve të rivotonin Helmut Kohl
36. Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.
37. Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.
38. Maj 2012 – fitorja e Holland në Francë dhe një humbje e vogël në zgjedhjet lokale gjermane ishin shenjat e para të një sulmi frontal ndaj Merkel.
39. Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.
40. Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.
41. Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë cilësuar Merkel me Hitlerin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.
42. Angela Merkel ëhstë vetëm kancelaria më e rë në moshë në historinë e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
43. Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.
44. Angela Merkel ka qenë gjithë e para nga revista ‘Forbes” lidhur me renditjen e 100 femrave më të fuqishme në botë. Pak herë e kaluar Hillary Clinton.
45. Lidhur me renditjen e “Forbes”, Merkel është gjithnjë në tre vendet e para kur renditen njerëzit më të fuqishëm në botë. Po në tre vendet e para e fut gjithnjë edhe revista “Time”.
46. Së fundmi për Merkel sapo ka dalë një libër i ri nga gazetarët Ralf Georg Reuth (BILD) dhe Guenther Lachmann (WELT), trajton periudhën e Angela Merkel në Gjermaninë Lindore, rininë dhe karrierën e saj. Jo se ky është i vetmi libër për të, por sipas autorëve ky nxjerr fakte të panjohura për Merkel kur ajo ka jetuar në Gjermaninë Lindore.
47. Në një intervistë dhënë para dy ditësh për Bild gazetari Ralf Georg Reuth thotë se në këtë libër do të gjenden fakte që konfirmojnë se Angela Merkel ka qenë më pranë sistemit të Gjermanisë Lindore (Republika Demokratike e Gjermanisë) nga sa e kemi ditur deri më tani.
48. Sipas Reuth gjatë kohës që ishte e angazhuar në Akademinë e Shkencave të RDGJ-së, ajo ka qenë funksionare, për shembull nga viti 1981 ajo ka qenë sekretarja e Rinisë së Lirë Gjermane për agjitacionin dhe propagandën, gjë që ajo e mohon sot e kësaj dite. Përveç kësaj ajo ishte pjesë e këshillit sindikal.
49. Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.
50. Si përfundim Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Evropës dhe konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Europë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook