Lidhu me ne

Kioske

Kanceri i gjirit: Gjithçka duhet të dimë për të. Ja cilat gra preken nga sëmundja

Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35-40 vjeç. Çdo vit mjaft gra në botë preken nga kanceri i gjirit dhe mjaft prej tyre vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh tek gratë me rreth 450-500 raste të reja çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri tek femrat. Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të avancuara.
Cilat gra preken nga kanceri i gjirit? 
Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër. Por një femër duhet të jetë edhe më e kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse: • Nëna, motra apo gjyshja e saj kanë patur kancer të gjirit
• Janë mbi 40 vjeç, sepse rreziku rritet bashkë me moshën
• Periodat i ka në filluar para moshës 12 vjeç apo i kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç
• Nuk kanë lindur kurrë fëmijë
• Kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç
• Nuk kanë ushqyer fëmijën me gji
• Janë mbipeshë
• Pinë tepër duhan dhe alkool
• Hanë ushqime të pasura me yndyrna shtazore
• Nuk kryejnë aktivitet fizik
Por në ditët tona, kanceri i gjirit mund të trajtohet me sukses nëse zbulohet shpejt.
Si mund të zbulohet shpejt kanceri i gjirit? 
Shumë gra janë në jetë sot, sepse ato kanë bërë kontrolle të rregullta për kancer gjiri. Disa nga mënyrat për të zbuluar herët kancerin e gjirit janë:
• Vetëkontroll i mujor i gjirit
• Kontrolli i gjirit tek mjeku
• Mamografia
• Eko e gjirit
Çfarë është vetëkontrolli i gjirit?
Vetëkontrolli i gjirit është një mënyrë për të njohur gjinjtë duke i kontrolluar ata nëpërmjet prekjes me duar. Duke i kontrolluar gjinjtë rregullisht çdo muaj, një femër mëson si është pamja normale e tyre, bëhet familjare me ta, dhe kështu do të kuptojë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji. Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të ngatërrojnë. Vetëkontrolli i gjirit ka rëndësinë e vet, gjithmonë në se realizohet në mënyrë korrekte. Prandaj është e këshillueshme që vetëkontrolli i gjirit në fillim të mësohet nga mjeku.
Vetëkontrolli i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim. Me dorë, lehtë me lëvizje rrotulluese, kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë dhe pastaj me dorën e djathtë kontrollohet gjiri i majtë. Indet e gjirit përfshijnë një sipërfaqe më të madhe se gjinjtë, prandaj duhen kontrolluar , prekur dhe parë gjithë sipërfaqja e gjirit duke përfshirë edhe pjesën e sipërme të kraharorit deri tek sqetullat.
Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen?
Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku nëse vë re shenja jo normale si:
• Zmadhim apo forcim të gjirit që nuk është normale. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale
• Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull
• Skuqje, mahisje, enjte në gjinjtë apo rreth tyre
• Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
• Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë
• Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.
• Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.
Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë gruaja duhet drejtuar sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
Çfarë është Mamografia?
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Ajo mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat e moshë s riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo për arsye sepse para dhe gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm dhe disa gra mund ta ndjejnë shtypje dhe dhimbje të lehtë gjatë mamografisë, që për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.
Të gjitha gratë (në veçanti ato që kanë faktorë rrisku) nga mosha 50 vjeç e lart, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqit et menjëherë tek mjeku i cili sqaron se farë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.
Është mirë që kur gratë të shkojnë për mamografi, të veshin rroba të veçuara, bluzë me fund ose pantallona, sepse duhet të zhvishen nga mesi e lart. Gjithashtu, nuk duhet të përdorin deodorant, pudër, ose të lyhen me ndonjë solucion tjetër trupor, ditën që do të shkojnë për të bërë mamografinë sepse kjo ndikon në rezultatin e saj.
Çfarë është ekzaminimi klinik i gjirit?
Ekzaminimi klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e cila kryhet zakonisht nga mjeku, por edhe nga një personel i trajnuar për këtë teknikë. Ekzaminimi klinik i gjirit mund të kap disa kancere të gjirit në stade relativisht të hershme të zhvillimit si dh e disa kancere të cilët nuk janë evidentë në mamografi. Gjithsesi, efektiviteti i kësaj procedure varet mjaft nga mënyra se si kryhet. Ajo kërkon një ekzaminim të gjithë kuadrateve në të dy gjinjtë si dhe të gjithë gjendrave limfatike rajonale Ekzaminim klinik i gjinjve bëhet së paku çdo 2 vjet. Nëse një femër paraqitet për ekzaminim klinik të gjirit tek mjeku i familjes, duhet të bëjë pyetje dhe të flasë me mjekun rreth rrezikut për kancer gjiri, sa shpesh duhet të testohen dhe të diskutojë çdo lloj gjëje tjetër që e shqetëson lidhur me këtë
Çfarë është EKO e gjirit?
EKO e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit që kryet nga mjeku radiolog apo onkolog. EKO e gjirit rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç.
Femrat të cilave mund tu rekomandohet EKO e gjirit janë:
-ato që kanё gji tё dendur duke ndihmuar nё përcaktimin e njё anormaliteti tё gjirit qё nuk mund tё interpretohet qartё me anё tё mamografisё;
-kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi; nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X .
-Njё kontroll me ekografi mund tё jetё i dobishëm gjithashtu nёse mamografia e kryer mё parё shfaq njё masё jo tё dalluar qartё apo njё kokёrr e cila mund tё diagnostikohet mё qartё vetëm me EKO.
-Pёr femrat nёn 35 vjeç me rrisk të lartë vetёm njё EKO shpesh ёshtё mёse e mjaftueshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook