Lidhu me ne

Kioske

Historia e fjalëkryqit, ja kush e shpiku

Historia e fjalëkryqit, ja kush e shpiku

The Economist
A woman solving a crossword-761242Ato janë të përhershme në gazetat ditore, që ndryshojnë në vështirësi dhe kompleksitet. Fjalëkryqet variojnë nga ato më të thjeshtat që zakonisht ofrojnë dëfrim gjatë pushimeve të shkurtra e deri te testet e inteligjencës që janë përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore nga kod-zbuluesit. Por cila është origjina e fjalëkryqeve moderne?
Loja me gjetjen e fjalëve daton mbrapa në shekuj. Shembulli i njohur më i hershëm ka të bëjë me sheshin Sator, ku një shprehje latinisht është gjetur e gërvishtur në murin e qytetit të djegur roman, Pompei. Fjalë-formues të të gjitha llojeve janë gjetur në shekullin 19 në artikujt britanikë.
Por zanafilla e fjalëkryqit modern përkon me edicionin e së dielës së “New York World” të publikuar më 21 dhjetor 1913. Arthur Wynne një violinist që më pas u bë gazetar, krijoi lojën fjalë-formuese, të quajtur “Fjalë-Kryq” për faqen e suplementit “Argëtim”. Ai është babai i të gjithë fjalëkryqeve modernë. Ai ndryshonte ato në mënyra të ndryshme. Preferonte fjalëkryqet në formën e diamantit në vend të asaj në formë katrore. Ndryshe nga shumica e fjalëkryqeve moderne, nuk fjalëkryqet e tij nuk përmbanin katrorë të zinj. Sistemi i tij numerik gjithashtu është i panjohur: për shembull në vend të “2-shi horizontal, ai përdorte numrat në katrorin e parë dhe të fundit në të cilat duhet të shënohet përgjigja.”
Fjalekryqi i pareFjalëkryqi i Wynne-it u bë i përjavshëm në mënyrë të rregullt dhe shumë popullor. Emri i lojës ndryshoi nga “Fjalëkryq” (Word-Cross)  në “Cross-Word” si pasojë e një gabimi tipografik.
Gazeta të tjera amerikanë e kopjuan shumë shpejt formatin, dhe fjalëkryqet u bënë një mani kombëtare në fillim të viteve 1920. Popullariteti i tyre shkaktoi debat mes doktorëve për efektin që ato kishin: “A ishte akti i të zgjidhurit një fjalëkryq qetësues dhe zbavitës, apo të ç’ekuilibron mendjen kur nuk arrin ta zgjidhësh atë?”. Londinezja “The Times” shkroi një artikull mbi maninë e fjalëkryqit duke e titulluar “Një Amerikë e skllavëruar”.
Por fjalëkryqet u përhapën edhe në vende të tjera në vitet 1920, dhe vetë ‘The Times’ e publikoi fjalëkryqin e parë në vitin 1930. Loja që Wynne krijoi kishte të bënte me përgjigje të shpejta konceptesh për shembull: “Çfarë ujdie pranojnë gjuetarët?” dhe përgjigja ishte “SHITJET”. Në Britani dhe në kolonitë e saj, të ashtuquajturit “fjalëkryqet e fshehta” u bënë shumë popullore. Ato përfshijnë të dhëna që zakonisht miksojnë konceptin e saktë me një të fshehur dhe mbështeten shumë në homonime, shkurtime dhe forma të tjera të fjalëve. Tradicionalisht, fjalëkryqet e fshehta të publikuara në gazetat ditore vështirësoheshin me kalimin e javëve. Sot ka shumë variacione fjalëkryqesh kombëtare dhe kulturore, forma e të cilave ndryshon nga një vend në tjetrin. Për shembull, The Economist njihet për publikimin e fjalëkryqeve të llojit të vet. Por, forma e fjalëkryqit me fjalë të mbivendosura është më i kënaqshëm, sepse nëse gjen një fjalë atëherë e ke më të lehtë për të zgjidhur tjetër.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook