Lidhu me ne

Kioske

1 Prilli, prejardhja dhe historia e ditës së gënjeshtrave

1 Prilli, prejardhja dhe historia e ditës së gënjeshtrave
Në Evropë, sikurse edhe në Shqipëri, 1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur nga romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus. Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri.  Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur. Ata që e kanë bërë edhe më të këndshme ditën e gënjeshtrave janë edhe mediat. P.sh. rrjeti televiziv “BBC” në 1 prill 1957 publikoi një kronikë sipas së cilës fshatarët zviceranë korrnin makarona nga pema. Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët.
***
Gënjeshtrat më të famshme të 1 prillit të prodhuara nga media
Shpella me thesare në Boston, 1 prill 1840
Më 1 prill të vitit 1840, në gazetën “Boston Post” doli një artikull që publikonte se ishte gjetur një shpellë plot me thesare poshtë Dhomës së Përfaqësuesve në Boston, supozohet se ishte gjetur nga punëtorë, ndërsa hiqnin një pemë. Kur pema ra, zbuloi një derë guri me një ikonë të madhe. Poshtë derës zbrisnin shkallë që çonin në një shpellë nën tokë. Atje gjendeshin bizhuteri, monedha të vjetra dhe armë me doreza të zbukuruara. Kur fjala u përhap, kureshtarët filluan të marshonin para ndërtesës për të parë thesarin. Për zhgënjimin e të gjithëve, arkeologët, filozofët dhe antikuarët zbuluan se gjithçka ishte një gënjeshtër.
Shembet selia e Kongresit në Wisconsin, 1 prill 1933
Në vitin 1933, gazeta “Madison Capital-Times”, solemnisht njoftoi se selia e Kongresit në Wisconsin do të shembej si pasojë e disa shpërthimeve misterioze. Shpërthimet iu atribuuan një “sasie të madhe gazi të krijuar prej shumë javësh, nga disa debate shumë të ashpra në Dhomën e Senatit dhe të Asamblesë”. Artikulli shoqërohej nga një fotografi që tregonte shembjen e ndërtesës së selisë së Kongresit. Në standardet moderne, fotografia dukej pak false, por lexuesit në vitin 1933 ishin ofenduar. Një lexues shkroi duke deklaruar se rrengu “jo vetëm që ishte i patakt dhe pa pikë humori, por se ishte gjithashtu një shaka e neveritshme”.
Banjë luanëve tek Kulla e Londrës, 1 prill 1860
Në fund të marsit të vitit 1860 shumë njerëz në Londër morën ftesën e mëposhtme: “Kulla e Londrës – Pranon njerëz për të ndjekur ceremoninë vjetore të banjës së luanëve të bardhë të dielën, më 1 prill, 1860. Hyrja, vetëm tek Porta e Bardhë”. Në orën 12 më datë 1 prill, një turmë e madhe njerëzish ishte grumbulluar jashtë kullës. Por sigurisht, në kullë nuk mbaheshin më luanë prej shekujsh, sidomos luanë të bardhë. Pas kësaj, turma u largua e zhgënjyer nga vendi i ngjarjes. Ky rreng kishte një origjinë shumë të hershme. Ai kishte ndodhur disa herë dhe zakonisht pre e tij binin të ardhurit në qytet dhe një rast i tillë datonte në vitin 1689.
Fundi i botës, 1 prill 1940
Më 31 mars të vitit 1940, instituti “Franklin” publikoi se bota do të përfundonte të nesërmen. Radio KYM transmetoi mesazhin e mëposhtëm: “Frika juaj më e madhe, se bota do të shembet, u konfirmua nga astronomët e institutit “Franklin”, Filadelfia. Shkencëtarët parashikojnë se bota do të marrë fund në orën 3 të pasdites. Kjo nuk është shaka. Konfirmimi është marrë nga Wagner Schlesinger, drejtori i “Fels Planetarium”. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, telefonat u tërbuan. Paniku u qetësua vetëm kur instituti “Franklin” i siguroi njerëzit se nuk kishte bërë një parashikim të tillë. Agjenti i institutit tha se kishte reklamuar artikullin “Si do përfundojë bota?”.
Televizor me ngjyra në çast, 1 prill 1962
Në vitin 1962 në Suedi kishte vetëm një kanal televiziv që transmetonte dhe televizorët ishin bardhë e zi. Eksperti teknik i stacionit Kjell Stensson, u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve për të njoftuar se falë një teknologjie të shpikur së fundmi, të gjithë teleshikuesit tashmë mund t’i kthenin aparatet e tyre televizive nga bardhë e zi me ngjyra. Për të bërë këtë ata duhet të godisnin lehtësisht ekranin me një çorape najloni dhe figurat do të shfaqeshin me ngjyra. Sipas të dhënave, qindra mijëra vetë e besuan një gjë të tillë. Ndërsa në të vërtetë, suedezët filluan të shihnin televizor me ngjyra më 1 prill 1970.
San Serriffe, 1 prill 1977
Në vitin 1977 gazeta angleze “The Guardian” publikoi një suplement special prej shtatë faqesh në nder të dhjetëvjetorit të San Serriffe, një republikë e vogël që ndodhej në Oqeanin Indian dhe që përbëhej vetëm nga ishuj në formë pikëpresjesh. Në faqet e kësaj specialeje përshkruhej me zell gjeografia dhe kultura e këtij kombi të panjohur. Kryeqyteti quhej Bodoni dhe lideri i kësaj republike ishte gjeneral Pica. Telefonat e “The Guardian” nuk pushuan gjithë ditën pasi lexuesit kërkonin më shumë informacion për këtë vend ekzotik, ku mund të kalonin pushimet. Pak vetë e kuptuan se çdo gjë që kishte lidhje me këtë ishull kishte emra që kishin lidhje me teknologjinë e printimit.
Nixon rikandidon për President, 1 prill 1992
Në vitin 1992, Radioja Publike Kombëtare në programin “Talk of the Nation” në SHBA njoftoi se Richard Nixon do të kandidonte sërish për President. Slogani i fushatës së tij të re do të ishte “Unë nuk kam bërë asnjë gabim dhe s’do të bëj sërish asnjë gabim”. Ky njoftim u shoqërua me pjesëza audio të fjalimit të Nixon-it teksa paraqiste kandidaturën. Dëgjuesit shkaktuan një dyndje telefonatash në radio duke shprehur habi dhe zemërim. Vetëm në pjesën e dytë të emisionit, prezantuesi John Hockenberry zbuloi se bëhej fjalë për një shaka. Zërin e Richard Nixon e kishte imituar komediani Rich Little.
 
Ajsbergu i Sidneit, 1 prill 1978
Më 1 prill 1979 në molin e Sidneit u shfaq një anije e madhe mallrash, e cila tërhiqte nga pas një ajsberg gjigand. Banorët e qytetit po e prisnin atë. Dick Smith, një biznesmen aventurier dhe milioner, kishte promovuar prej kohësh idenë e tij për të marrë një ajsberg nga Antarktida dhe tani ia kishte dalë mbanë. Ai u shpreh se do ta copëzonte ajsbergun në kube të vogla akulli dhe do t’i shiste për dhjetë cent secilin. Këto kube të freskëta nga ujërat e Antarktidës do të përmirësonin shijen e çdo lloj lëngu që do freskonin. Por, pak më vonë filloi të binte shi dhe shkuma e zjarrfikësve dhe kremi i rrojës me të cilin ishte bërë ajsbergu filluan të shkriheshin.
Bletët vrasëse drejt Arizonës, 1 prill 1994
Në vitin 1994, banorët e Glendale dhe Peoria, në Arizona, u zgjuan dhe panë se postera të verdhë ishin vënë kudo në lagjen e tyre që i paralajmëronin për “Operacionin e bletëve vrasëse”. Disa orë më vonë qyteti do të sprucohej nga ajri për të zhdukur turmat me bletë vrasëse. Banorët u këshilluan të qëndrojnë brenda nga ora 9 e paradites deri në 2:30 të drekës. U siguruan disa numra telefoni në këto postera. Në fund të tyre lexonte “Numri i informacionit të shfarosjes së pesticideve në Arizona”. Më poshtë lexohej “1 prill”. Pak njerëz e kuptuan shakanë. Shumë banorë qëndruan në shtëpi gjithë ditën, duke kërkuar nga dritaret për avionët me pesticide.
“Freewheelz”, 1 prill 2000
Numri i prillit të revistës “Esquire” u prezantonte lexuesve një kompani të re të quajtur “Freewheelz”. Kjo kompani kishte një plan biznesi krejtësisht të ri. Ajo synonte që të pajiste shoferët me makina falas. Në shkëmbim, shoferët me fat do të binin dakord që të vendosnin në pjesën e jashtme të tyre reklamat e kompanisë. Lexuesit e kujdesshëm do ta kishin kuptuar shakanë nëse do të kishin qenë aq të vëmendshëm për të vënë re se shorti për përzgjedhjen e shoferëve fatlumë nga “Freewheelz” do të zhvillohej më 1 prill. Por, ata lexues që nuk e kuptuan një gjë të tillë, e “përmbytën” redaksinë e “Esquire” me telefonata për të mësuar se si mund të regjistroheshin në këtë program.
Të korrat e makaronave në Zvicër, 1 prill 1957
Një prej rrengjeve më të mëdha në historinë e 1 prillit ka pasur si protagoniste një media angleze, BBC-në. Më 1 prill 1957, show britanik i lajmeve “Panorama” transmetoi një kronikë, ku shfaqeshin fermerët zviceranë duke korrur makarona nëpër pemë. Audienca vështronte dhe dëgjonte drejtuesin e nderuar të emisionit, Richard Dimbleby, i cili diskutonte shumë seriozisht për procesin e korrjes së makaronave, duke u shprehur se sidoqoftë në Itali kjo industri është shumë herë më e zhvilluar se në Zvicër. Sigurisht që kjo ishte vetëm një gënjeshtër me rastin e 1 prillit. Por sapo emisioni mbaroi, BBC-ja mori shumë telefonata nga teleshikuesit. Një pjesë ishin të çuditur, ndërsa një pjesë tjetër pyesnin se si mund të prodhonin ata vetë makarona në pemë. Kësaj pyetjeje stafi i BBC-së iu përgjigj: “Duhet të vendosni fije makaronash në një kavanoz me salcë dhe të shpresoni”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook